“Arabizma, o bir, është si një person që quhet, fjala bie, Zejd. A do të thotë kjo se emri Zejd garanton triumfin në betejë?
Sot, ne jemi arabizëm pa Islam!
Fjala Islam nënkupton besim, edukatë, vetëmohim… Fjala Islam nënkupton dije, mendje, urti, njësim, dashuri, sakrificë…
Islami, o bir, nëse shfaqet në vërtetësinë e tij, nuk mundet njeri në botë ta refuzojë! A mundet njeri të refuzojë zambakun e freskët, që e mbush ambientin përreth me aromën e tij tërheqëse?! Islami është edhe më i bukur, o bir!
Por, Islami është dituri, edukim, mirësjellje, dritë, shpirt, mësues, mësim..!”
Këto fjalë të thjeshta në lexim të parë, thellësisht të mbushura me urtësi e largpamësi, burojnë nga bota e gjerë e mendimit dhe interpretimit të ajeteve të sures “Nur”, nga Shejkh Ahmed Keftaro.
E vërteta është, se shpesh ne muslimanët kemi nevojë të lehtësojmë sadopak krahët nga modeli folklorik i Islamit tonë dhe të kthehemi me vendosmëri nga vërtetësitë e Islamit të Kur’anit dhe atij të Hz. Muhammedit (a.s), për ta jetuar e për ta përhapur kudo, me krenari, besim e bindje, pa hezitim, pa frikë, pa ndojtje!
Kur taborrat e femohimit dhe idhujtarisë nuk hezitojnë të punojnë ditë-natë për realizimin e projekteve të tyre, si mundet muslimani të jetojë i strukur, i heshtur, i vdekur?!
Përktheu nga arabishtja, përshtati në shqip
dhe pajisi me disa shënime anësore:
(Ripost)
Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 18 qershor 2016