Rruga e jonë vazhdon..!

📍 Kur mbroj interesin e komunitetit tim, ndjej se afrohem me Zotin e gjithësisë, i Cili na krijoi të ndjekim rrugët e forcimit të së mirës, korrigjimit të së keqes dhe mosbërjes kompromis në kurriz të fesë!

📣 Kur dhamë besën, na paralajmëruan për praninë e cytësve! Shtrënguam duart dhe u betuam të mos sjellim kokën pas!

💫 Thirrja është sakrificë, që po s’e dhuruam nga vetvetja, nuk mund të pretendojmë arritjen e rezultateve!

🕋 Krejt meseleja është të fitosh pëlqimin e All-llahut, qoftë edhe mbi pakënaqësinë e njerëzve!

⬆️ Prandaj, rruga e jonë vazhdon, përtej kapriçove dhe epsheve tekanjoze të kalimtarëve mercenarë.., për të cilët lutemi me zemër të gjejnë paqen e brendshme dhe ekuilibrin në jetë!

Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, 5/1/2019