
Prej madhështisë së Islamit dhe shpirtit të tij universal, është pa dyshim edhe eliminimi i dallimeve klasore, racizmit dhe shtresave shoqërore. Të gjithë janë të barabartë si dhëmbët e krëhërit!
Pikërisht ky frymëzim, që buron nga Kur’ani dhe Traditat e Hz. Muhammedit (a.s.), i ka shërbyer çdo kohe për të parë në pasqyrën e të vërtetës identitetin e njeriut të vërtetë, mëkëmbës i Zotit në tokë!
Ky Islam, me këtë karakter të pandryshueshëm, është i denjë për ta marrë për dore njerëzimin drejt brigjeve të shpëtimit, ndonëse sot, anija e tij lundron në mes të dallgëve të larta e të frikshme, që gati-gati ia kanë humbur shpresën!
Islami është shpresa!
Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, 1 maj 2019