Kujtime (1)

Asokohe, zotni Smajl (Ismail) Muçej, shërbente si kryeredaktor i gazetës “Drita Islame”. Ishte verë e vitit 1994. Gazeta kishte botuar një artikull, rreth të cilit kisha disa vërejtje, që gjykoja (akoma vazhdoj ta mendoj ashtu), se ai artikull nuk kishte vend në gazetën tonë.

Gjithësesi, ishin vitet e fillimit dhe, natyrshëm, stafi i gazetës mund të kishte gjykuar se politika e tolerancës ndaj artikullshkruesve duhet të dominonte, për shkak edhe të kushteve të kohës, mungesës së kuadrit e, për pasojë, edhe të cilësisë së shkrimeve. Pavarësisht se, ato vite, gazeta ka ofruar artikuj e analiza, që s’para i lexojmë më sot!

Kur e diskutuam me zotni Smajlin, duke buzëqeshur, teksa mori të më tregonte se kishte qenë në një udhëtim, ma ktheu: “Kur nuk asht i zoti i shtëpisë në shtëpi, minjtë hedhin valle!”.

Mekë, 11 gusht 2019