Pa largimin nuk do njihja mallin e pa të, nuk do kuptoja dashninë!

Falë saj u hapën dyer, që asnjë çelës tjetër në botë nuk i hap dot! Falë saj, ngjita shkallë, që vetëm nëpërmjet saj mund të ngjiten e, vetëm shoqëruar me të deri në një farë caku, mund të pranohesh në mesin e rrugëtuesve drejt Dashnisë së vërtetë; asaj, që e bën njeriun të jetë Njeri e, me bekimet e Krijuesit, e merr për dore drejt pranimit të përgjegjësisë së mëkëmbësisë..!

Shkodër, 21/8/2019