“Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit.”

Subhanallah, shifni ngjyrat në këtë foto, që shkrepa dje pas shiut. Kush e bën këtë lule kaq të bukur? Kush ia jep këto nuanca të forta, por qetësuese për syrin; pa kontraste e pa përplasje ngjyrash, pa rëndesë parfumi e plot bukuri natyrale?

Në Kur’anin Famëlartë lexojmë: “Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit.” – (Edh-Dharijat: 20)

A nuk është edhe bimësia, lulet shumëllojshe me parfumin dhe ngjyrat e tyre, me format dhe dobitë përherë në zbulim, një argument më shumë që na fton drejt Dashnisë së Krijuesit tonë, prej mëshirës së të Cilit është edhe kjo bukuri që na kënaq e na qetëson?

La ilahe il-lall-llah..!

9/9/2019