“… më i dobishmi i tyre për ta!”

E kemi për detyrë ndaj fëmijëve tanë, ndaj baballarëve, gjyshërve e hakut të Pejgamberit (a.s.) të ndërtojmë sa më shumë xhami të nevojshme për komunitetin ku jetojmë.

Sikurse e kemi për detyrë të mbrojmë frymën e harmonisë komunitare me këdo ndryshe, sidomos me fetarët e sinqertë e vullnetmirë për të ndërtuar mbi baza të shëndosha, që nuk lënë vend për abuzim me vlerat!

Sikurse e kemi për detyrë të mbrojmë shenjtëritë tona me dinjitet e korrektësi, në përputhje me ligjet e vendit ku jetojmë dhe, mbi të gjitha në përputhshmëri me rregullat e shenjta të fesë tonë!

Sikurse e kemi për detyrë të edukojmë fëmijët tanë me normat e fesë tonë të pastër, duke i mëkuar me dashninë e All-llahut, dashninë e Pejgamberit, dashninë e Kur’anit dhe ndjekjen e tij në çdo hap të jetës.

Kështu i garantojmë vetes nderin e edukimit të një brezi besimtar, që punon e jeton me dashninë e Zotit, duke hapur rrugët e jetës mbështetur mbi esencën e Thirrjes Islame: bindja ndaj urdhërit të Zotit dhe mëshira ndaj krijesave të Tij, tamam siç është transmetuar: “Krijesat janë krejt nevojtarë për All-llahun dhe më i dashuri i tyre tek Ai, është më i dobishmi i tyre për ta!”.

Imam Muhamed B. Sytari

10/9/2019