Islami dhe lidhjet farefisnore

Nuk ka si shembulli islam në formimin e marrëdhënieve të njeriut me prindin dhe farefisin e tij! Argumentet kur’anore, hadithet e të Dërguarit dhe historia e jetuar, janë dëshmitarë të jashtëzakonshëm që na frymëzojnë drejt ruajtjes së këtij bekimi për ne dhe jetën tonë!

Në Islam, respekti dhe përkujdesja ndaj prindit vjen menjëherë pas adhurimit të All-llahut, Zotit të vetëm të gjithësisë! Pas respektit të prindit vjen ruajtja e lidhjeve farefisnore!

Prandaj, ne duam të edukojmë fëmijët dhe rininë tonë me modelin islam në marrëdhëniet e individit në familje dhe ato me farefisin e tij, si dhe t’i ruajmë nga modelet dekadente të shoqërive, ku prindi nuk ka asnjë vlerë, as respektohet, as tregohet kujdes për të! Poashtu lidhjet farefisnore janë të zbehta dhe larg vëmendjes së individit!

Në Islam, Resulull-llahu (a.s.) thotë: “Kush dëshiron t’i zgjerohet rizku dhe t’i begatohet jeta, le të ruajë lidhjet farefisnore!”, sikurse thotë: “Nuk do të hyjë në xhennet, ai që shkëput lidhjet farefisnore!”, siç transmetohet në burimet e sakta të haditheve të Pejgamberit tonë (a.s.)!

(Nga dersi i sabahut, sot, më 25/9/2019 në xhaminë e Parrucës)