
Kubâ, 11 tetor 2014.
Medina, është pa më të voglin dyshim një notë shpirti, që nuk luhet pa shkelur tokën e saj e pa marrë frymë ajrin e saj me aromë salavati.
Gjatë vizitës së sotme në Kubâ, më tërhoqën vëmendjen pemët mistike të hurmës. Duket se akoma sot, në mesin e degëve të tyre është ruajtur gjurma e mallit të sahabëve, ensarëve zemërmirë, që ruanin nga lartësitë e palmave ardhjen e Resulull-llahut (a.s) në tokën e begatë të Qytetit zemërbardhë…
Kudo, në rrethinat e Medinës, ka ngelur prekja e tingujve të shpirtit, që me mall përkthen këngën më të gëzueshme të shekujve: “Taleal-bedru alejna”…