Meditime (17)

Të gjithë nevojtarë për faljen e Zotit të tanësisë!

Është mbresëlënës ajeti kuranor: “Ai është që e pranon pendimin e robërve të Vet…”, i 25-ti i sures Esh-Shura!

Është ndër ajetete shpresës dhe optimizmit për këdo që i është ngushtuar jeta nga gjynahet, gabimet, hutimi e neglizhenca dhe, që kërkon të rinisë një jetë të re, i pa ngarkuar me frikën a kompleksin se dikush, kushdo qoftë, i njeh mirë “sekretet” e tij të së shkuarës!

Në Islam, jemi ftuar të hapim zemrën para duarve të Atij, në dorën e të Cilit është gjithësia!

Nuk ka nevojë, as është normale që të shkosh të dikush prej racës njerëzore për të marrë faljen e gjynaheve tua prej tij, sepse askush; as të dërguarit e Zotit, eulijatë, njerëzit e mirë, myftilerët e hoxhallarët, hafizlerët e dervishlerët, askush, nuk e ka këtë kompetencë dhe logjike të jetë kështu!

Vetëm Poseduesi i kësaj bote dhe Mbreti i ditës së llogarisë, Ai që ka në dorë gjithçka dhe të Cilit të gjithë i jemi qole, vetëm Ai, ka në dorë të na pranojë a refuzojë!

Të tjerët janë të gjithë njësoj në këtë pikë; të gjithë nevojtarë për mëshirën dhe faljen e Zotit të tanësisë!

Sa qetësi e madhe shpirtërore, sa lehtësim e rehati e brendshme, kur e mendon se, Allahu i Madhëruar na e ka dhënë mundësinë t’i drejtohemi e t’i hapim zemrën në çdo kohë, të kërkojmë mëshirën, faljen, mbarësinë, bekimet, razillekun e çdo gjë, pa protokolle, pa frikë, pa hezitim dhe të sigurtë se s’do na korisë, as në këtë botë, as në të përtejmen!

E mrekullueshme!

Imam Muhamed Bardhyl Sytari
Shkodër, më 25 prill 2021