
I dua gurët e varreve! Shpesh i prek dhe ndjej qetësi dhe prehje në atë kontakt të papërshkrueshëm. Është unik, i thjeshtë e pa komplekse. Është real dhe i heshtur, të fton të kthehesh në histori dhe ta prekësh atë, ta dëshmosh nga larg, pa fjalë…
I dua gurët e varreve! Më kujtojnë atë epitap të gdhendur në gur: “Ne ishim si ju dhe ju do të bëheni si ne!”… Është thjeshtë i mrekullueshëm..!
Shkodër, më 17 tetor 2022, te Xhamia e Plumbit.