Lum kush ftohet në Haxh!

Lum kush ftohet në Haxh!

Lum kush ftohet në Haxh!

Ftesa është hyjnore. Natën e Kadrit. As pasuria, as shëndeti, as rinia e forca, as siguria e kushtet, asgjë; vetëm Ftesa! Të tjerat janë shkaqe materiale të kësaj bote! Je ftuar? Falënderoje Krijuesin tënd dhe vrapo, pa sjellur kokën djathtas e majtas, për të realizuar Haxhin tënd! Jo kushdo që ftohet, e vlerëson ftesën dhe e realizon atë!

Të ka ftuar të zhveshur nga bota e të veshur me petkun e daljes prej saj, që të heqësh nga supet rëndesat e jetës e të kthehesh më i bardhë se e bardha e dy hirkave të ihramit!

Ta ka shumëfishuar shpërblimin për çdo adhurim e hap në atë vend të shenjtë. Jepja besën të qëndrosh në rrugën e të bardhës dhe, hidh pas krahëve krejt hirtësitë që të nxijnë fytyrën në këtë botë e në ahiret!

Të ka ftuar se të do! Dëshmoji se je robi i Tij!

Shkosh i bardhë e ardhsh i bardhë!

Imam Muhamed B. Sytari
Larg, 9 qershor 2024