
Hera e parë që e zbuloj këtë vend në Medinën e Ndriçuar!
Medineja e Ndriçuar është një Qytet, jo si çdo qytet! Është dritë, shpirt, frymë, bekim, besim, bindje, argument, qetësim, prehje, dorëzim, dashni, përkushtim.., çdo e mirë e mundshme që mund të përfshijë fjalori fisnik i çdo gjuhe globale!
E dua mbi çdo vend e cep të globit, edhe pse, në jetën time ka plot qytete që qëndrojnë në piedestalin e të shenjtës, a të shtrenjtës, në raport me formimin, përkatësinë e kaderin e jetës sime. Meka, Shkodra, Damasku, Stambolli, por jo vetëm, janë aty, në një listë që është gdhendur e nuk mund të transformohet a fshihet. Atu është edhe Medineja e Ndriçuar, mirëpo krejt ndryshe…
Fundviti 2024 dhe fillimi i vitit 2025, ishte një periudhë e begatë për mua. Umreja, në një shoqëri të paharruar njerëzish me vlera e peshën e fjalës “Njeri” mbi supe, ma zbukuroi edhe më shumë atë udhëtim të paharruar.
Vizituam e prekëm nga afër vende e gjurmë, që në tërësinë e tyre të fusin në një orbitë të dritshme besimi, ndjenjash të pashembullta e dashnie për të Dërguarin (alejhis-selam)…
Çdoherë që e vizitoj Mekën dhe Medinën e Ndriçuar, përpiqem të zbuloj diçka të re, që e marr si burim frymëzimi dhe mirësi për veten dhe këdo përreth meje.
Tashmë, listës së gjatë të vendeve dhe simbolikave, njerëzve dhe përmbajtjes, i shtohet edhe një vend, sa një mal me ndjenja dhe zgjim, që fton për qëndruar në këmbë, si fisnik që të shenjtën dhe burimin e të mirës, drejt të cilit është udhëzuar, e ka të shenjtë.
Ju ftoj ta shijoni!
Imam Muhamed B. Sytari