Këshilla e vyer e Shejkh Shaaraviut…

Dr. Ratib En-Nabulsi tregon për një bashkëbisedim me dijetarin e shquar egjiptian, Shejkh Mutevel-li Esh-Shaaravi:

U takova me Shejkh Shaaraviun dhe i kërkova një këshillë për thirrësit islamë. Mendova se do fliste për një orë…

Në të vërtetë tha vetëm një fjali. Më tha: “Të ketë kujdes thirrësi islam, mos të shihet duke vepruar të kundërtën e asaj, drejt së cilës i fton të tjerët!”

Përktheu nga arabishtja dhe përshtati në shqip:
Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 31 korrik 2016