{"id":113,"date":"2016-05-14T19:06:07","date_gmt":"2016-05-14T19:06:07","guid":{"rendered":"http:\/\/muhamedsytari.net\/?p=113"},"modified":"2016-05-14T20:47:47","modified_gmt":"2016-05-14T20:47:47","slug":"ne-mospajtim-me-ndryshimet-ne-kodin-e-familjes","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/muhamedsytari.net\/?p=113","title":{"rendered":"N\u00eb mospajtim me ndryshimet n\u00eb kodin e familjes&#8230;"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">Sot, dua t\u00eb ndaj me ju nj\u00eb v\u00ebshtrim timin mbi familjen dhe p\u00ebrkujdesjen e Islamit ndaj saj, edhe n\u00eb mospajtim absolut me p\u00ebrpjekjet denigruese t\u00eb lobeve antiislame, antishqiptare dhe antikomb\u00ebtare kund\u00ebr vlerave t\u00eb familjes shqiptare.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00ebkoh\u00ebsisht ju t\u00ebrheq v\u00ebmendjen se ne si musliman\u00eb nuk pajtohemi n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb me tendencat e vazhdueshme dhe p\u00ebrpjekjet ogurzeza p\u00ebr ndryshimin e kodit t\u00eb familjes nga misionar\u00eb t\u00eb s\u00eb keqes t\u00eb instaluar n\u00eb drejtim t\u00eb pushteteve t\u00eb ndryshme n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Vendi n\u00eb duart e k\u00ebtyre misionar\u00ebve t\u00eb s\u00eb keqes \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik, sepse ky model nuk beson n\u00eb Zot, nuk ka familje, nuk ka shenjt\u00ebri, nuk ka bes\u00eb, nuk ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi, nuk ka moral!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>RRETH FAMILJES N\u00cb UDH\u00cbZIMET KUR&#8217;ANORE DHE SHEMBULLIN E HZ. MUHAMMEDIT (A.S)<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Tregohet se kinez\u00ebt e vjet\u00ebr, kur u angazhuan p\u00ebr nd\u00ebrtimin e murit t\u00eb famsh\u00ebm, menduan se asgj\u00eb nuk do ta c\u00ebnonte sigurin\u00eb e tyre pas nd\u00ebrtimit t\u00eb tij. Faktet tregojn\u00eb se n\u00eb 100 vitet e para t\u00eb periudh\u00ebs pas nd\u00ebrtimit t\u00eb murit gjigand, Kina u p\u00ebrball me tri luftra. N\u00eb secil\u00ebn prej tyre, armiku nuk kishte pasur nevoj\u00eb t\u00eb kap\u00ebrcente murin a t\u00eb tentonte prishjen e tij; kishte korruptuar rojet dhe kishte hyr\u00eb nga dyert e k\u00ebshtjellave\u2026 Sepse kinez\u00ebt u angazhuan me nd\u00ebrtimin e murit, por harruan nd\u00ebrtimin e rojeve! Sepse, nd\u00ebrtimi i njeriut \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se nd\u00ebrtimi i gurit!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Edhe ne sot, nuk jemi shum\u00eb larg k\u00ebsaj ndodhie t\u00eb vjet\u00ebr shekullore; nuk jemi t\u00eb aft\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb! Sot, shpesh ndodh t\u00eb p\u00ebrballemi me k\u00ebshtjella luksoze, n\u00eb brend\u00ebsin\u00eb e t\u00eb cilave ka familje t\u00eb shkat\u00ebrruara! Sht\u00ebpi n\u00eb kulmin e luksit, ku djali nuk flet me bab\u00ebn, e vajza nuk pyet m\u00eb p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn! Shkat\u00ebrrim, si ai me t\u00eb cilin p\u00ebrballemi dit\u00eb pas dite, kur d\u00ebgjojm\u00eb se djali vrau bab\u00ebn, vajza u largua nga sht\u00ebpia me t\u00eb dashurin, rritja e numrit t\u00eb aborteve, nxitja e rinis\u00eb drejt alternativave imorale, q\u00eb shpesh nxiten edhe nga institucionet tona, si rasti i fest\u00ebs s\u00eb shkum\u00ebs, para Bashkis\u00eb, Ramazanin q\u00eb kaloi, a kolibet e alkoolit para xhamis\u00eb \u201cEbu Bek\u00ebr\u201d, k\u00ebt\u00eb dhjetor q\u00eb lam\u00eb pas!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">T\u00eb gjitha k\u00ebto, e shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq, jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb komploti t\u00eb madh q\u00eb i b\u00ebhet familjes s\u00eb sotme muslimane shqiptare! Jo vet\u00ebm kaq por, krejt familjes tradicionale qytetare me traditat shekullore t\u00eb besimit, nderit, past\u00ebrtis\u00eb dhe moralit!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dikur, thonin: \u201cN\u00ebse d\u00ebshiron t\u00eb shkat\u00ebrrosh nj\u00eb civilizim, ke tri rrug\u00eb: shkat\u00ebrrimin e familjes, shkat\u00ebrrimin e arsimit dhe degradimin e shembullit! Q\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrrosh nj\u00eb familje, zhb\u00ebje rolin e n\u00ebn\u00ebs; b\u00ebje t\u00eb turp\u00ebrohet nga cil\u00ebsimi: zonj\u00eb sht\u00ebpie! Q\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrrosh arsimin, n\u00ebnvleft\u00ebsoje vler\u00ebn e m\u00ebsuesit n\u00eb shoq\u00ebri, pak\u00ebsoja pozit\u00ebn, sa t\u00eb b\u00ebhet qesharak para nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij. Dhe, q\u00eb t\u00eb degradosh rolin e shembullit, sulmo dijetar\u00ebt dhe mendimtar\u00ebt, intelektual\u00ebt. Fol keq p\u00ebr ta. Pak\u00ebsoje pozit\u00ebn e tyre, fut dyshime rreth tyre, derisa askush t\u00eb mos d\u00ebgjoj\u00eb m\u00eb prej tyre a t\u2019i ket\u00eb si shembull udh\u00ebzimi n\u00eb jet\u00eb!\u201d Prandaj, kur t\u00eb mos ekzistoj\u00eb m\u00eb n\u00ebna si djep edukimi, m\u00ebsuesi si brumos\u00ebs me dije e kultur\u00eb, k\u00ebshilltar frym\u00ebzues dhe, dijetari si shembull, kush do ta edukoj\u00eb rinin\u00eb dhe brezin e ri?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb trajtimin e k\u00ebsaj teme, dua t\u00eb nis fillimisht me programimin q\u00eb Zoti i gjith\u00ebsis\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb mashkullit dhe femr\u00ebs, n\u00ebp\u00ebrmjet ve\u00e7orive, me t\u00eb cilat i ka pajisur q\u00eb n\u00eb krijim.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Mashkulli ka ve\u00e7orit\u00eb e tij trupore, psikologjike, sociale, intelektuale dhe drejtuese, sikurse edhe femra, e cila ka ve\u00e7orit\u00eb e saj t\u00eb mrekullueshme trupore, psikologjike, sociale, intelektuale dhe drejtuese, ve\u00e7ori q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb th\u00ebnien e Zotit n\u00eb Kur\u2019an, n\u00eb goj\u00ebn gruas s\u00eb Imranit: \u201cE mashkulli nuk \u00ebsht\u00eb si femra.\u201d &#8211; (Kur\u2019ani, Ali Imran: 36.) Pra, \u201cata jan\u00eb t\u00eb plot\u00ebsuar, por jo t\u00eb ngjash\u00ebm!\u201d &#8211; (http:\/\/www.nabulsi.com\/blue\/ar\/art.php?art=2495)<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pastaj, n\u00eb Kur\u2019anin Fam\u00eblart\u00eb, jemi ftuar drejt meditimit n\u00eb nj\u00eb prej ajeteve t\u00eb sures s\u00eb romak\u00ebve, ku Zoti i gjith\u00ebsis\u00eb urdh\u00ebron dhe thot\u00eb: \u201cDhe nga faktet (e madh\u00ebris\u00eb s\u00eb) e Tij \u00ebsht\u00eb q\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn tuaj, Ai krijoi nga vet\u00eb lloji juaj pal\u00ebn (grat\u00eb), ashtu q\u00eb t\u00eb gjeni prehje tek ato dhe n\u00eb mes jush krijoi dashuri dhe m\u00ebshir\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb ka argumente p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb mendojn\u00eb.\u201d &#8211; (Kur\u2019ani, Er-Rum: 21.)<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ky ajet konsiderohet si baza e nxitjes s\u00eb martes\u00ebs, krijimit t\u00eb familjes dhe distancimit nga t\u00eb gjitha format e murg\u00ebris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e ka ndaluar si Kur\u2019ani, ashtu edhe Hz. Muhammedi (a.s), si\u00e7 do t\u00eb shpjegohet n\u00eb vijim.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dijetari i shquar dhe komentuesi bashk\u00ebkohor i Kur\u2019anit, Dr. Ratib Nabulsi, teksa analizon k\u00ebt\u00eb ajet kur\u2019anor, nd\u00ebr t\u00eb tjera thekson se: \u201cAshtu sikurse universi q\u00eb \u00ebsht\u00eb argument i madh\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij, ashtu sikurse dielli, h\u00ebna dhe yjet, poashtu edhe fakti se: \u201cAi krijoi nga vet\u00eb lloji juaj pal\u00ebn (grat\u00eb), ashtu q\u00eb t\u00eb gjeni prehje tek ato dhe n\u00eb mes jush krijoi dashuri dhe m\u00ebshir\u00eb.\u201d \u00ebsht\u00eb argument i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i madh\u00ebris\u00eb s\u00eb Tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb Islam, gruaja \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e barabart\u00eb me burrin n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e obligimeve fetare, kujdestare, nj\u00ebsoj si ai, p\u00ebrgjegj\u00ebse, nj\u00ebsoj si ai. Nd\u00ebrsa sqarimi kur\u2019anor: \u201cnga vet\u00eb lloji juaj\u201d, d\u00ebshmon se femra ka ve\u00e7orit\u00eb e saj, q\u00eb burri t\u00eb anoj\u00eb nga ajo, sikurse ka ve\u00e7orit\u00eb e tij, q\u00eb gruaja t\u00eb anoj\u00eb nga ai\u201d &#8211; (Dr. Ratib Nabulsi, \u201cCil\u00ebsimi i familjes n\u00eb Kur\u2019anin Fam\u00eblart\u00eb\u201d, n\u00eb gjuh\u00ebn arabe, nga enciklopedia elektronike e dijetarit n\u00eb fjal\u00eb. \u0648\u0635\u0641 \u0627\u0644\u0623\u0633\u0631\u0629 \u0641\u064a \u0627\u0644\u0642\u0631\u0622\u0646 \u0627\u0644\u0643\u0631\u064a\u0645), n\u00eb procesin e form\u00ebsimit t\u00eb familjes dhe vendosjes s\u00eb ekuilibrave t\u00eb respektit, kufijve t\u00eb toleranc\u00ebs dhe mir\u00ebkuptimit, si baza n\u00eb nd\u00ebrtimin e saj.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb historia e trajtimit t\u00eb femr\u00ebs dhe gruas n\u00eb per\u00ebndim gjat\u00eb shekujve, ka qen\u00eb dhe mbetet objekt studimi p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebn\u00e7mimin dhe posht\u00ebrimin e saj, edhe n\u00ebn diktatin e element\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm fetar\u00eb! \u201cHistoriani Frederik Heer thot\u00eb se n\u00eb mesjet\u00ebn evropiane, femra nuk kishte asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb asnj\u00eb drejtim t\u00eb jet\u00ebs. Ligji ishte i posa\u00e7\u00ebm vet\u00ebm p\u00ebr burrat. Nd\u00ebrsa p\u00ebrsa i p\u00ebrket t\u00eb drejtave t\u00eb femr\u00ebs n\u00eb martes\u00eb, vajzat e shtresave t\u00eb larta nuk kishin asnj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e shokut t\u00eb jet\u00ebs, pasi interesat materiale ishin ato q\u00eb kishin vendimin e par\u00eb dhe t\u00eb fundit! Me p\u00ebrfundimin e aktit martesor, gruaja me krejt \u00e7far\u00eb posedonte b\u00ebhej pron\u00eb e past\u00ebr e burrit t\u00eb saj\u2026\u201d &#8211; (Afif Abdulfettah Tabara, \u201cRuhud-din el-islami\u201d, botimi i 30-t\u00eb, Bejrut, gusht 1995, f. 420-421.)<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrsa n\u00eb Islam, n\u00ebp\u00ebrmjet Kur\u2019anit Fam\u00eblart\u00eb, para 15 shekujsh, urdh\u00ebzohemi: \u201cKushdo q\u00eb vepron ndonj\u00eb nga pun\u00ebt e mira, qoft\u00eb mashkull ose fem\u00ebr, duke qen\u00eb besimtar\u00eb, t\u00eb till\u00ebt do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb xhennet dhe nuk do u b\u00ebhet asnj\u00eb lloj padrejt\u00ebsie!\u201d &#8211; (Kur\u2019ani, En-Nisa: 124.)<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, Vula e t\u00eb d\u00ebrguarve t\u00eb All-llahut, Hz. Muhammedi (a.s), na udh\u00ebzon drejt bartjes s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive n\u00eb jet\u00eb, kur thot\u00eb: \u201cT\u00eb gjith\u00eb ju jeni kujdestar\u00eb dhe krejt ju do t\u00eb pyeteni p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb tuaj! Prij\u00ebsi \u00ebsht\u00eb kujdestar dhe do t\u00eb pyetet p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tij. Burri n\u00eb familjen e tij \u00ebsht\u00eb kujdestar dhe do t\u00eb pyetet p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e tij. Femra n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e burrit t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb kujdestare dhe do t\u00eb pyetet p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e saj\u2026\u201d &#8211; (Bukhariu dhe Muslimi, nga Abdullah ibn Omer (r.a).)<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pra, Islami e ka edukuar individin t\u00eb jet\u00eb njeri i p\u00ebrgjegj\u00ebsive n\u00eb jet\u00eb, t\u00eb mos ngat\u00ebrroj\u00eb pun\u00ebt e shpirtit me ato materiale, as t\u00eb abuzoj\u00eb me fen\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme, t\u00eb formoj\u00eb familje dhe t\u00eb kujdeset p\u00ebr t\u00eb, t\u00eb trash\u00ebgoj\u00eb jet\u00ebn dhe t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb vlera morale me shembullin e tij personal, me edukimin e f\u00ebmij\u00ebve dhe trajtimin sa m\u00eb dinjitoz t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ekstremizmi dhe devijimi nga ky rregull, \u00ebsht\u00eb i refuzuar n\u00eb Islam, q\u00ebkur Zoti i gjith\u00ebsis\u00eb tregon p\u00ebr beni israil\u00ebt: \u201cnd\u00ebrsa murg\u00ebrin\u00eb ata vet\u00eb e shpik\u00ebn. Ne at\u00eb nuk ua b\u00ebm\u00eb obligim\u201d &#8211; (Kur\u2019ani, El-Hadid: 57.) dhe q\u00ebkur Hz. Muhammedi (a.s) i dha nj\u00eb m\u00ebsim t\u00eb qart\u00eb disa t\u00eb rinjve, t\u00eb cil\u00ebt sa nuk devijuan n\u00eb ekstremiz\u00ebm fetar, n\u00eb ngjarjen n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>[Tre t\u00eb rinj erdh\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Profetit (a.s) dhe pyet\u00ebn p\u00ebr adhurimin e tij. Kur m\u00ebsuan p\u00ebr t\u00eb dhe e krahasuan me veten e tyre, e gjet\u00ebn adhurimin e tyre shum\u00eb larg dhe than\u00eb: Po ku jemi ne me t\u00eb d\u00ebrguarin e Zotit (a.s), atij ia ka falur All-llahu krejt gjynahet e b\u00ebra dhe t\u00eb pab\u00ebra! I pari prej tyre tha: \u201cUn\u00eb do t\u00eb falem krejt nat\u00ebn, p\u00ebrgjithmon\u00eb!\u201d I dyti tha: \u201cNd\u00ebrsa un\u00eb do t\u00eb agj\u00ebroj krejt jet\u00ebn, nuk do t\u00eb prish asnj\u00eb dit\u00eb!\u201d I treti tha: \u201cNd\u00ebrsa un\u00eb do t\u00eb distancohem nga grat\u00eb dhe nuk do t\u00eb martohem kurr\u00eb!\u201d Kur i d\u00ebrguari i All-llahut m\u00ebsoi p\u00ebr vendimin e tyre, erdhi, i takoi dhe u tha: \u201cJu jeni ata q\u00eb keni th\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu e ashtu? Nd\u00ebrsa un\u00eb, pasha All-llahun, jam m\u00eb i p\u00ebrkushtuari ndaj All-llahut nd\u00ebr ju dhe ai q\u00eb i frigohem m\u00eb s\u00eb shumti Atij! Por, un\u00eb edhe agj\u00ebroj (jasht\u00eb Ramazanit) edhe jo! Edhe falem nat\u00ebn, edhe flej! Dhe, martohem! Prandaj, kushdo q\u00eb devijon nga tradita ime, ai nuk \u00ebsht\u00eb prej meje!\u201d] &#8211; (Bukhariu dhe Muslimi, nga Enesi (r.a).)<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebrkujdesja e madhe e Kur\u2019anit dhe Profetit Muhammed (a.s) ndaj femr\u00ebs, gruas dhe p\u00ebr pasoj\u00eb vet\u00eb familjes \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb e gjer\u00eb dhe objekt diskutimesh e studimesh t\u00eb thella sociologjike, fetare dhe p\u00ebrtej tyre.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Megjithat\u00eb, n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb kumtes\u00ebs time, dua t\u00eb sjell n\u00eb v\u00ebmendjen tuaj disa argumente q\u00eb nxisin p\u00ebrkujdesjen e madhe ndaj familjes, gruas dhe f\u00ebmij\u00ebs n\u00eb Islam n\u00ebp\u00ebrmjet fakteve t\u00eb m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb Kur\u2019anin Fam\u00eblart\u00eb ka nj\u00eb sure, q\u00eb titullohet: suretun-Nisa; kapitulli i Grave. Poashtu nj\u00eb sure q\u00eb titullohet: suretu Ali Imran; kapitulli i Familjes s\u00eb Imranit. Prej k\u00ebsaj familje ka lindur zonja Merjem, n\u00ebna e Hz. Isait (a.s), me emrin e t\u00eb cil\u00ebs titullohet nj\u00eb sure e t\u00ebr\u00eb: suretu Merjem. Nj\u00eb tjet\u00ebr kapitull interesant n\u00eb Kur\u2019an \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb mban titullin e nj\u00eb gruaje q\u00eb erdhi tek Profeti dhe diskutoi me t\u00eb rreth nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje familjare. Titullohet: suretul-Muxhadile; kapitulli i Gruas debatuese. Sikurse ftohemi t\u00eb lexojm\u00eb me shum\u00eb v\u00ebmendje historin\u00eb e n\u00ebn\u00ebs dhe motr\u00ebs s\u00eb Hz. Musait (a.s), at\u00eb t\u00eb gruas besimtare Asja, bashk\u00ebshortes s\u00eb Faraonit, mbret\u00ebresh\u00ebs s\u00eb jemenit Belkis, lart\u00ebsimin e grave besimtare dhe t\u00eb ruajtura etj.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, transmetohet se nd\u00ebr porosit\u00eb e fundit t\u00eb Hz. Muhammedit (a.s), n\u00eb prag t\u00eb largimit nga kjo bot\u00eb ishte edhe fjala e tij: \u201cP\u00ebrkujdesuni ndaj grave\u2026\u201d. &#8211; (Bukhariu dhe Muslimi.)<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrsa n\u00eb porosit\u00eb e tij (a.s) n\u00eb haxhin e lamtumir\u00ebs, nd\u00ebr t\u00eb tjera tha: \u201cKijeni frik\u00eb All-llahun n\u00eb grat\u00eb tuaja, sepse ju i keni marr\u00eb ato me mbrojtjen e All-llahut, keni b\u00ebr\u00eb hallall nderin e tyre me fjal\u00ebn e All-llahut\u2026\u201d. &#8211; (Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibni Maxheh.)<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ai porositi: \u201cM\u00eb i miri nd\u00ebr ju, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i miri p\u00ebr familjen e tij. Nd\u00ebrsa un\u00eb, jam m\u00eb i miri i juaj, p\u00ebr familjen time\u201d. &#8211; (Ibn Maxheh.)<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Poashtu tha: \u201cBesimtar\u00ebt me besimin m\u00eb t\u00eb plot\u00eb, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb sjellshmit nd\u00ebr ta. M\u00eb t\u00eb mir\u00ebt nd\u00ebr ju, jan\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt ndaj grave t\u00eb tyre\u201d. &#8211; (Ahmedi, Ibn Ebi Shejbe, Ebu Davudi etj.)<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Hz. Muhammedi (a.s) nxiti loj\u00ebn, humorin, bashk\u00ebbisedimin e afrimin e burrit me gruan e tij, n\u00eb intimitetin e tyre familjar. Sahabiu Xhabir ibni Abdil-lah (r.a) thot\u00eb: E kam d\u00ebgjuar Resulull-llahun (a.s) duke th\u00ebn\u00eb: \u201c\u00c7do gj\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk ka p\u00ebrmendje t\u00eb All-llahut, \u00ebsht\u00eb hutim dhe loj\u00eb (humbje kohe pa dobi), p\u00ebrve\u00e7 kat\u00ebr rasteve: kur burri luan me gruan e tij\u2026\u201d. &#8211; (Nesaiu, Bezari, Tabaraniu etj.)<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Caktoi tre hise respekti ndaj n\u00ebn\u00ebs, para nj\u00eb hiseje respekti ndaj bab\u00ebs. Kush e meriton m\u00eb s\u00eb shumti mir\u00ebsjelljen time? \u2013 e pyeti dikush. Tha: \u201cN\u00ebna jote\u201d. Pyet\u00ebsi tha: Po pastaj? Tha: \u201cN\u00ebna jote\u201d. Pyet\u00ebsi vazhdoi: Po pastaj? Tha: \u201cN\u00ebna jote\u201d. Ai tha: Po pastaj? Tha: \u201cPastaj babai yt\u201d. &#8211; (Bukhariu dhe Muslimi.)<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrsa p\u00ebrsa i p\u00ebrket p\u00ebrkujdesjes dhe v\u00ebmendjes ndaj f\u00ebmij\u00ebve, mjafton n\u00eb k\u00ebt\u00eb cak t\u00eb k\u00ebsaj trajtese, transmetimi i sakt\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin d\u00ebshmohet se Resulull-llahu (a.s) e puthi nipin e tij Hasanin, n\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb Ekra ibni Habisit, i cili tha: Un\u00eb kam dhjet\u00eb djem, s\u2019e kam puthur asnj\u00ebrin prej tyre. Hz. Muhammedi (a.s) e v\u00ebshtroi dhe i tha: \u201cAi q\u00eb nuk m\u00ebshiron, nuk m\u00ebshirohet\u201d. &#8211; (Bukhariu dhe Muslimi.)<\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><strong>Imam Muhamed B. Sytari<\/strong><br \/>\n<em>Myfti i Zon\u00ebs Shkod\u00ebr<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><em>Shkod\u00ebr, m\u00eb 14 maj 2016<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<div class=\"mh-excerpt\"><p>Sot, dua t\u00eb ndaj me ju nj\u00eb v\u00ebshtrim timin mbi familjen dhe p\u00ebrkujdesjen e Islamit ndaj saj, edhe n\u00eb mospajtim absolut me p\u00ebrpjekjet denigruese t\u00eb lobeve antiislame, antishqiptare dhe antikomb\u00ebtare kund\u00ebr vlerave t\u00eb familjes shqiptare. <a class=\"mh-excerpt-more\" href=\"http:\/\/muhamedsytari.net\/?p=113\" title=\"N\u00eb mospajtim me ndryshimet n\u00eb kodin e familjes&#8230;\">[&#8230;]<\/a><\/p>\n<\/div>","protected":false},"author":1,"featured_media":114,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-113","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/113","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"http:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=113"}],"version-history":[{"count":2,"href":"http:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/113\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":116,"href":"http:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/113\/revisions\/116"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/114"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=113"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=113"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=113"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}