{"id":1966,"date":"2018-08-31T13:59:54","date_gmt":"2018-08-31T13:59:54","guid":{"rendered":"http:\/\/muhamedsytari.net\/?p=1966"},"modified":"2018-08-31T14:09:57","modified_gmt":"2018-08-31T14:09:57","slug":"prishja-eshte-ndjekja-e-epsheve-pa-udhezimin-e-zotit","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/muhamedsytari.net\/?p=1966","title":{"rendered":"\u201cPrishja \u00ebsht\u00eb ndjekja e epsheve pa udh\u00ebzimin e Zotit\u201d"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">Thot\u00eb All-llahu i Madh\u00ebruar n\u00eb suren El-Kasas, ajeti 50: \u201cE n\u00ebse ata nuk t\u00eb p\u00ebrgjigjen ty, at\u00ebher\u00eb dije se <strong><em>ata ndjekin vet\u00ebm d\u00ebshirat e veta, e kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb i humbur se ai q\u00eb duke mos pasur udh\u00ebzim prej All-llahut, ndjek epshin e vet<\/em><\/strong>? S&#8217;ka dyshim se All-llahu nuk udh\u00ebzon popullin zullumqar.\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ky ajet kur\u2019anor \u00ebsht\u00eb thelbi i kuptimit t\u00eb prishjes dhe degjenerimit q\u00eb po p\u00ebrhapet n\u00eb mas\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb tona!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u201c<strong>Prishja \u00ebsht\u00eb ndjekja e epsheve pa udh\u00ebzimin e Zotit<\/strong>\u201d<a href=\"#_ftn1\" name=\"_ftnref1\">[1]<\/a><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Prishje \u00ebsht\u00eb kur njeriu del nga natyra n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e ka krijuar Zoti. Fjala bie: U kthyem para ca dit\u00ebsh nga Medina e Resulull-llahut (a.s.) dhe mb\u00ebrrit\u00ebm n\u00eb Rinas. Sapo hym\u00eb n\u00eb aeroportin e vendit ton\u00eb, fasada e par\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrballet njeriu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb afishe e st\u00ebrmadhe, me dy femra t\u00eb zhveshura q\u00eb reklamojn\u00eb veshje intime.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Edhe n\u00eb hyrje t\u00eb Shkodr\u00ebs, gjat\u00eb Ramazanit q\u00eb kaloi dhe deri para pak dit\u00ebsh, nj\u00eb firm\u00eb veshjesh intime, kishte vendosur afishen e saj t\u00eb st\u00ebrmadhe n\u00eb ball\u00eb t\u00eb ur\u00ebs s\u00eb Bah\u00e7allekut; dy femra t\u00eb reja me veshje intime!? A ka m\u00eb prishje se kaq? A ka m\u00eb degjenerim se kaq? Ku jan\u00eb institucionet dhe autoritetet, q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb ruajn\u00eb disa norma, q\u00eb po u prish\u00ebn, u prish krejt shoq\u00ebria? Ku \u00ebsht\u00eb turpi dhe marrja!?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shihni, andej-k\u00ebndej reklamohen me t\u00eb madhe pije alkoolike, kazino, baste, duhani, zhveshja, lakuriq\u00ebsia, si nj\u00eb makineri q\u00eb vet\u00ebm se p\u00ebrhap zhveshjen nga ndjenja e turpit dhe nxit shp\u00ebrb\u00ebrjen e vlerave t\u00eb individit, familjes dhe shoq\u00ebris\u00eb!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Thirrja islame \u00ebsht\u00eb t\u00eb ruajm\u00eb k\u00ebt\u00eb begati q\u00eb na ka dh\u00ebn\u00eb Zoti: <strong><em>Familjen<\/em><\/strong>! T\u00eb mos e humb\u00eb <strong>Baba<\/strong> rolin e tij si prij\u00ebs dhe drejtues i urt\u00eb n\u00eb familje! T\u00eb mos lejoj\u00eb <strong>N\u00ebna<\/strong> q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrfytyrohet roli dhe pozita e saj, t\u00eb mos b\u00ebhet reklamuese e s\u00eb keqes p\u00ebr bijat dhe bijt\u00eb e saj! Mos t\u00eb devijoj\u00eb nga pozita e njeriut m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb n\u00eb jet\u00eb! T\u00eb mos lejojm\u00eb t\u00eb na i vjedhin djemt\u00eb e vajzat, p\u00ebr t\u00eb na i kthyer n\u00eb manekin\u00eb dhe kavie p\u00ebr eksperimente, q\u00eb kan\u00eb rezultuar fatale dhe shkat\u00ebrrimtare n\u00eb per\u00ebndim, para se t\u00eb vinin tek ne.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Prita para ca muajsh nj\u00eb grup student\u00ebsh nga nj\u00eb vend per\u00ebndimor. Habiteshin se si funksionon familja shqiptare, q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb familje e bazuar mbi nj\u00eb bosht t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb fetar. M\u00eb than\u00eb me habi: Ne jemi ndar\u00eb nga prind\u00ebrit tan\u00eb q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 15 a 18 vje\u00e7are! I telefonojm\u00eb nganj\u00ebher\u00eb p\u00ebr festa. Jetojm\u00eb secili n\u00eb pun\u00eb t\u00eb vet. Kemi lidhjet tona, bashk\u00ebjetojm\u00eb, por pa angazhime t\u00eb m\u00ebdha. Lindshm\u00ebria \u00ebsht\u00eb e vog\u00ebl, nd\u00ebrsa mbajtja e kafsh\u00ebve sht\u00ebpiake \u00ebsht\u00eb e madhe dhe shenj\u00eb civilizimi!?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nga k\u00ebtu na lind e drejta t\u00eb pyesim se ku po shkon njeriu i k\u00ebsaj kohe? Ka vende, ku lindshm\u00ebria \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e ul\u00ebt. Edhe tek ne ka filluar t\u00eb p\u00ebrhapet kjo mod\u00eb e keqe, q\u00eb e shkat\u00ebrron jet\u00ebn dhe nuk e trash\u00ebgon at\u00eb!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Prishje \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrrimi i ambientit dhe mjedisit, shkat\u00ebrrimi i jet\u00ebs ujore dhe asaj bimore. Q\u00eb kur hyn\u00eb OMG, organizmat e modifikuara gjenetikisht, humb\u00ebm shijen n\u00eb ushqim! Q\u00eb kur u hap\u00ebn bazenat e rritjes s\u00eb peshkut me kimikate e ushqim artificial q\u00eb vjen nga kushedi se ku, i plastifikuar, humb\u00ebm shijen e peshkut; ne q\u00eb na ka begatuar All-llahu me lumenj, liqen e det!? Humb\u00ebm shijen e mishit, nga bombardimet e kafsh\u00ebve t\u00eb gjora me hormone! Humb\u00ebm shijen e ujit! A nuk \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb prishje dhe shkat\u00ebrrim i friksh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb cilin na \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendja k\u00ebtu e 15 shekuj m\u00eb par\u00eb!?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>PRISHJA \u00cbSHT\u00cb NDJEKJA E EPSHEVE PA UDH\u00cbZIMIN E ZOTIT<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb suren Er-Rrum, ajeti 41, urdh\u00ebron: \u201cP\u00ebr shkak t\u00eb veprave (t\u00eb k\u00ebqija) t\u00eb njer\u00ebzve, jan\u00eb shfaqur n\u00eb tok\u00eb e n\u00eb det t\u00eb zeza (bela, skamje, katastrofa, humbje e bereqetit etj.), e p\u00ebr ta p\u00ebrjetuar ata nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb asaj t\u00eb keqeje q\u00eb e b\u00ebn\u00eb, ashtu q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqen (nga t\u00eb k\u00ebqijat).\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrsa Resulull-llahu (a.s) na udh\u00ebzon drejt zgjidhjes dhe sekretit t\u00eb mbar\u00ebsis\u00eb, kur thoshte: \u201cSi do t\u00eb veproni at\u00eb dit\u00eb kur do t\u00eb devijojn\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb tuaj dhe do t\u00eb shthuren grat\u00eb tuaja?\u201d I than\u00eb: A do t\u00eb ndodh\u00eb kjo, o i D\u00ebrguar i All-llahut? Tha: \u201cEdhe m\u00eb shum\u00eb se kaq do t\u00eb ndodh\u00eb!\u201d I than\u00eb: E \u00e7far\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq? Tha: \u201cSi do t\u00eb veproni at\u00eb dit\u00eb, kur nuk do t\u00eb urdh\u00ebroni m\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb dhe s\u2019do e ndaloni m\u00eb t\u00eb keqen?\u201d I than\u00eb: A do t\u00eb ndodh\u00eb kjo, o i D\u00ebrguar i All-llahut? Tha: \u201cEdhe m\u00eb shum\u00eb se kaq do t\u00eb ndodh\u00eb!\u201d I than\u00eb: E \u00e7far\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq? Tha: \u201cSi do t\u00eb veproni at\u00eb dit\u00eb, kur do t\u00eb urdh\u00ebroni p\u00ebr t\u00eb keq dhe do ta ndaloni t\u00eb mir\u00ebn?\u201d I than\u00eb: Edhe kjo do t\u00eb ndodh\u00eb, o i D\u00ebrguar i All-llahut? Tha: \u201cEdhe m\u00eb shum\u00eb se kaq do t\u00eb ndodh\u00eb!\u201d I than\u00eb: E \u00e7far\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq? Tha: \u201cSi do t\u00eb veproni at\u00eb dit\u00eb, kur do ta shihni t\u00eb mir\u00ebn t\u00eb keqe dhe t\u00eb keqen t\u00eb mir\u00eb?!\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, thoshte: \u201cDo t\u00eb urdh\u00ebroni p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb dhe do t\u00eb ndaloni t\u00eb keqen, ose do t\u2019ju nd\u00ebshkoj\u00eb All-llahu me m\u00eb t\u00eb k\u00ebqijt\u00eb n\u00eb mesin tuaj, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb luten m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt n\u00eb mesin tuaj dhe s\u2019do t\u2019u p\u00ebrgjigjet!\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00cbsht\u00eb e frikshme t\u00eb mendosh se sot, sa her\u00eb d\u00ebgjon debate politike, sociale e kulturore, do t\u00eb d\u00ebgjosh se kryeministri, presidenti, kryetari i Bashkis\u00eb, deputeti, drejtori, avokati, gjyqtari, prokurori, polici, imami, myftiu, etj., \u00ebsht\u00eb hajdut, i korruptuar, mashtrues, i degraduar, i p\u00ebrdal\u00eb\u2026\u00a0 \u00c7far\u00eb mbetet pas k\u00ebsaj? Dilni nj\u00eb pasdite dhe b\u00ebni nj\u00eb xhiro n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e Shkodr\u00ebs dhe lokalet e saj, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se si jemi katandisur!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Prandaj, le t\u00eb kthehemi me pendim t\u00eb sinqert\u00eb nga Zoti i gjith\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb falje, t\u00eb angazhohet secili p\u00ebr t\u00eb urdh\u00ebruar p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb ndaluar t\u00eb keqen, jo p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb secili se mua nuk m\u00eb duhet se \u00e7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt!?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Mos d\u00ebgjoni deklaratat e atyre q\u00eb shesin nderin komb\u00ebtar para per\u00ebndimor\u00ebve, teksa u thon\u00eb se jemi shoq\u00ebri laike; atyre q\u00eb e kan\u00eb Islamin hal\u00eb n\u00eb sy! L\u00ebrini ata n\u00eb hutimin dhe kllapin\u00eb e tyre! Ne jemi musliman\u00eb dhe duhet t\u00eb kemi prioritet kryesor n\u00eb jet\u00eb fitimin e k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb All-llahut, Zotit ton\u00eb, jo plot\u00ebsimin e epsheve dhe tekave t\u00eb nj\u00ebrit a tjetrit n\u00eb kurriz t\u00eb fes\u00eb!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Fen\u00eb duhet ta kemi kufij pa toleranc\u00eb! N\u00ebse e shesim edhe fen\u00eb p\u00ebr nj\u00eb hap m\u00eb shum\u00eb drejt prishjes dhe degjenerimit, at\u00ebher\u00eb kemi humbur k\u00ebt\u00eb jet\u00eb dhe t\u00eb ardhmen!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Zoti na ruajt\u00eb ne dhe f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb, rinin\u00eb dhe shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb nga prishja dhe devijimi!<\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><strong>Imam Muhamed B. Sytari<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><em>Myfti i Zon\u00ebs Shkod\u00ebr<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><em>Hytbeja e xhumas\u00eb, mbajtur n\u00eb xhamin\u00eb e Parruc\u00ebs, m\u00eb 31 gusht 2018<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<hr \/>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref1\" name=\"_ftn1\">[1]<\/a> Tefsirun-Nabulsi, v\u00ebll. 7, f. 144.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<div class=\"mh-excerpt\"><p>Thot\u00eb All-llahu i Madh\u00ebruar n\u00eb suren El-Kasas, ajeti 50: \u201cE n\u00ebse ata nuk t\u00eb p\u00ebrgjigjen ty, at\u00ebher\u00eb dije se ata ndjekin vet\u00ebm d\u00ebshirat e veta, e kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb i humbur se ai q\u00eb duke <a class=\"mh-excerpt-more\" href=\"http:\/\/muhamedsytari.net\/?p=1966\" title=\"\u201cPrishja \u00ebsht\u00eb ndjekja e epsheve pa udh\u00ebzimin e Zotit\u201d\">[&#8230;]<\/a><\/p>\n<\/div>","protected":false},"author":1,"featured_media":1969,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-1966","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-hytbe"],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1966","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"http:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1966"}],"version-history":[{"count":2,"href":"http:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1966\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1970,"href":"http:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1966\/revisions\/1970"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1969"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1966"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1966"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1966"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}