{"id":1980,"date":"2018-10-05T13:21:00","date_gmt":"2018-10-05T13:21:00","guid":{"rendered":"http:\/\/muhamedsytari.net\/?p=1980"},"modified":"2018-10-05T13:21:00","modified_gmt":"2018-10-05T13:21:00","slug":"te-jetojme-me-dinjitetin-e-qenies-mekembes-te-zotit-ne-toke","status":"publish","type":"post","link":"http:\/\/muhamedsytari.net\/?p=1980","title":{"rendered":"T\u00eb jetojm\u00eb me dinjitetin e qenies m\u00ebk\u00ebmb\u00ebs t\u00eb Zotit n\u00eb tok\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">T\u00eb gjith\u00eb ju keni d\u00ebgjuar p\u00ebr termin: \u201cgjynahet e m\u00ebdha\u201d, n\u00eb ligj\u00ebrimet e ndryshme fetare, a n\u00eb leximet tuaja t\u00eb teksteve t\u00eb ndryshme islame, q\u00eb t\u00ebrheqin v\u00ebmendjen e besimtar\u00ebve drejt p\u00ebrsosm\u00ebris\u00eb morale e fetare n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">All-llahu i Madh\u00ebruar urdh\u00ebron n\u00eb Kur\u2019anin Fam\u00eblart\u00eb: \u201cAta q\u00eb largohen prej gjynaheve t\u00eb m\u00ebdha dhe prej pun\u00ebve t\u00eb f\u00eblliqta, p\u00ebrpos ndonj\u00eb pune t\u00eb im\u00ebt, s&#8217;ka dyshim se Zoti yt \u00ebsht\u00eb q\u00eb gjer\u00ebsisht p\u00ebrfshin me falje, se Ai di m\u00eb s\u00eb miri p\u00ebr ju edhe para se t&#8217;ju krijoj\u00eb edhe kur filloi krijimin tuaj nga dheu, e edhe kur ishit t\u00eb fshehur n\u00eb barqet e n\u00ebnave tuaja, pra mos lavd\u00ebroni veten, se Ai e di kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ruajtur\u201d.<a href=\"#_ftn1\" name=\"_ftnref1\">[1]<\/a><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb tefsirin e k\u00ebtij ajeti lexojm\u00eb se: \u201cGjynah i madh \u00ebsht\u00eb ai veprim i gabuar, q\u00eb vendos perde n\u00eb mesin e robit me All-llahun e Madh\u00ebruar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb transmetuar mallkimi p\u00ebr vepruesin e tij, ose nd\u00ebshkimi n\u00eb dit\u00ebn e gjykimit p\u00ebr praktikuesin e tij. \u2026 Nd\u00ebrsa {<em>pun\u00ebt e im\u00ebta<\/em>} t\u00eb p\u00ebrmendura n\u00eb k\u00ebt\u00eb ajet, jan\u00eb ato gjynahe, prej t\u00eb cilave njeriu \u00ebsht\u00eb penduar me sinqeritet, duke e mbyllur faqen e tyre. Prej k\u00ebtu themi se \u00e7do gjynah q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb njeriu n\u00eb gjendje <em>xhahilijeti<\/em>, para se t\u00eb pendohej e t\u00eb pajtohej me All-llahun; pastaj \u00ebsht\u00eb penduar, konsiderohet si faqe e mbyllur dhe All-llahu i Madh\u00ebruar e fal dhe liron nga ai gjynah\u201d.<a href=\"#_ftn2\" name=\"_ftnref2\">[2]<\/a><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Vet\u00ebm duke menduar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb detaj t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies me Zotin e gjith\u00ebsis\u00eb; pendimin nga gjynahet dhe pranimin e teubes, kuptojm\u00eb madh\u00ebshtin\u00eb e k\u00ebsaj feje, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cil\u00ebs, All-llahu i Madh\u00ebruar na ka nxjerr\u00eb nga d\u00ebshp\u00ebrimi n\u00eb shpres\u00eb e optimiz\u00ebm p\u00ebr jet\u00ebn, nga err\u00ebsira e gjynahut n\u00eb drit\u00ebn e mir\u00ebsjelljes, nga anarshia n\u00eb jet\u00eb n\u00eb organizim dhe disiplin\u00eb nd\u00ebrtuese!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">D\u00ebgjoni k\u00ebt\u00eb hadith kudsi, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilit Zoti i gjith\u00ebsis\u00eb na drejtohet duke na th\u00ebn\u00eb: \u201c<strong><em>O i biri i Ademit<\/em><\/strong>, sado q\u00eb ti do t\u00eb m\u00eb lutesh dhe do t\u00eb shpresosh n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn Time, do t\u00eb t\u00eb fal p\u00ebr gjynahet e b\u00ebra, pa m\u00eb kushtuar asgj\u00eb! <strong><em>O i biri i Ademit<\/em><\/strong>, edhe sikur gjynahet e tua do t\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb n\u00eb kup\u00eb t\u00eb qiellit, pastaj ti do t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkosh falje, do t\u00eb t\u00eb fal, pa m\u00eb kushtuar asgj\u00eb! <strong><em>O i biri i Ademit<\/em><\/strong>, sikur t\u00eb m\u00eb vije me gjynahe sa hap\u00ebsirat e tok\u00ebs, pastaj do t\u00eb m\u00eb takoje (n\u00eb dit\u00ebn e gjykimit) duke mos m\u00eb b\u00ebr\u00eb shirk, do t\u00eb t\u00eb vija me hap\u00ebsirat e saj falje!\u201d<a href=\"#_ftn3\" name=\"_ftnref3\">[3]<\/a><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>T\u00eb dashur e t\u00eb shtrenjt\u00eb besimtar\u00eb,<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Realitetet e sotme t\u00eb jet\u00ebs shqiptare jan\u00eb t\u00eb mbushura me propaganda t\u00eb anarshis\u00eb, frik\u00ebs, vrasjeve, drog\u00ebs, alkoolit, bixhozit, borxheve me fajde, kamat\u00ebs, pabesis\u00eb, tradh\u00ebtis\u00eb, divorceve t\u00eb shumta dhe aborteve, tendencave p\u00ebr ta marr\u00eb p\u00ebr dore shoq\u00ebrin\u00eb drejt shthurjes idhujtare dhe islamofobis\u00eb, imoralitetit dhe papast\u00ebrtis\u00eb, heqjes s\u00eb perdeve t\u00eb turpit dhe tharjes s\u00eb ujit t\u00eb fytyr\u00ebs! Krejt k\u00ebto fenomene jan\u00eb alarme t\u00eb forta p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb besimtare, p\u00ebr bashk\u00ebsin\u00eb ton\u00eb, p\u00ebr komunitetet fetare dhe krejt ata q\u00eb mendojn\u00eb dhe punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e k\u00ebtij vendi!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shum\u00ebkush pyet se cila \u00ebsht\u00eb zgjidhja? Ajo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e leht\u00eb, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht k\u00ebrkon vullnet dhe angazhim nga gjithsecili prej nesh!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Fillimisht, secili nga ne dhe kushdo q\u00eb e ndjen veten e tij t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb thirrjen e shenjt\u00eb: \u201c<strong><em>O i biri i Ademit<\/em><\/strong>\u201d, duhet t\u00eb pendohet n\u00eb \u00e7ast, duke k\u00ebrkuar falje e duke shpallur nijetin e past\u00ebr t\u00eb pajtimit me Zotin dhe vullnetin e rrug\u00ebtimit drejt k\u00ebrkimit t\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb Tij n\u00eb jet\u00eb. Shtimi i shprehjes: \u201cEstagfirull-llah\u201d \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i p\u00eblqyer p\u00ebr ne, n\u00eb mesin e porosive t\u00eb shumta t\u00eb Resulull-llahut (a.s.), me t\u00eb cilat na drejtohet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrsosur sjelljen dhe moralin ton\u00eb!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pastaj, duhet t\u00eb kuptojm\u00eb dhe t\u00eb dim\u00eb shum\u00eb mir\u00eb se cilat jan\u00eb gjynahet e m\u00ebdha, prej t\u00eb cilave duhet distancuar dhe shk\u00ebputur \u00e7do lidhje me to, sado e vog\u00ebl qoft\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar m\u00ebshir\u00ebn dhe faljen e Tij!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nga k\u00ebtu, m\u00eb lejoni t\u00eb sjell n\u00eb v\u00ebmendjen tuaj hadithin e Resulull-llahut (a.s.), kur thot\u00eb: \u201cDistancohuni nga shtat\u00eb gjynahet shkat\u00ebrrimtare: <em>shirku, magjia, vrasja, ngr\u00ebnia e pasuris\u00eb s\u00eb jetimit, ngr\u00ebnia e fajdeve, dezertimi n\u00eb dit\u00ebn e betej\u00ebs dhe t\u00eb akuzosh grat\u00eb e ndershme p\u00ebr imoralitet!<\/em>\u201d.<a href=\"#_ftn4\" name=\"_ftnref4\">[4]<\/a><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb transmetuar nga \u201cIbn Abbasi (r.a.), q\u00eb thot\u00eb se k\u00ebto gjynahe arrijn\u00eb deri n\u00eb shtat\u00ebdhjet\u00eb\u201d.<a href=\"#_ftn5\" name=\"_ftnref5\">[5]<\/a> Dhe, p\u00ebrtej hadithit t\u00eb shtat\u00eb gjynaheve shkat\u00ebrruese, ka transmetime t\u00eb tjera q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb edhe shum\u00eb veprime t\u00eb ul\u00ebta, q\u00eb n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin islam jan\u00eb konsideruar si gjynahe t\u00eb m\u00ebdha, si: mosrespektimi i prind\u00ebrve, d\u00ebshmia e rreme, etj.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb librin e titulluar \u201cGjynahet e m\u00ebdha\u201d, Imam Dhehebiu (663-743 h.), ka grumbulluar plot 76 vepra, q\u00eb konsiderohen si <em>gjynahe t\u00eb m\u00ebdha<\/em>, veprimi i t\u00eb cilave e ngarkon rac\u00ebn njer\u00ebzore me mallkim dhe humbje t\u00eb m\u00ebshir\u00ebs s\u00eb Zotit!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebrmend, nd\u00ebr t\u00eb tjera: \u201cShirku, vrasja, magjia, l\u00ebnia e namazit, ndalimi i zekatit, mosrespektimi i prind\u00ebrve, ngr\u00ebnia e fajdeve, ngr\u00ebnia e pasuris\u00eb s\u00eb jetimit, t\u00eb g\u00ebnjyerit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Resulull-llahut (a.s.), prishja e dit\u00ebs s\u00eb Ramazanit pa justifikim e pa tolerim, dezertimi n\u00eb fush\u00ebbetej\u00eb, imoraliteti (zinaja), prij\u00ebsi q\u00eb mashtron popullin e tij, pirja e alkoolit edhe n\u00ebse nuk t\u00eb deh, mendjemadh\u00ebshtia dhe vet\u00ebk\u00ebnaq\u00ebsia<a href=\"#_ftn6\" name=\"_ftnref6\">[6]<\/a>, d\u00ebshmia e rreme, homoseksualizmi, akuzimi i grave t\u00eb ndershme me imoralitet, padrejt\u00ebsia e marrjes s\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tjetrit me mashtrime, vjedhja, pla\u00e7kitja, betimi i rrem\u00eb, g\u00ebnjeshtra, vet\u00ebvrasja, (q\u00eb konsiderohet nd\u00ebr gjynahet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha), gjyqtari i keq, p\u00ebrngjasimi i grave me burrat dhe anasjelltas, ngr\u00ebnia e cof\u00ebtin\u00ebs, gjakut dhe mishit t\u00eb derrit, mospastrimi pas kryerjes s\u00eb nevojave personale, syfaq\u00ebsia, tradhtia, t\u00eb m\u00ebsuarit p\u00ebr interesa material dhe fshehja e dijes, p\u00ebrmendja e bamir\u00ebsis\u00eb s\u00eb b\u00ebr\u00eb, mohimi i p\u00ebrcaktimit hyjnor<a href=\"#_ftn7\" name=\"_ftnref7\">[7]<\/a>, mallkuesi, v\u00ebrtetimi i fjal\u00ebve t\u00eb fallxhoreve e t\u00eb ngjash\u00ebm me to, rebelimi i gruas, ai q\u00eb shk\u00ebput lidhjet farefisnore, bart\u00ebsi i fjal\u00ebve, vajtimi i t\u00eb vdekurit dhe l\u00ebndimi i trupit me k\u00ebt\u00eb rast, l\u00ebndimi i musliman\u00ebve dhe sharja e tyre, l\u00ebndimi ieulijave t\u00eb All-llahut dhe armiq\u00ebsimi i tyre, sharja e sahab\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj, sharja e ensar\u00ebve, ai q\u00eb th\u00ebrret drejt shthurjes e devijimit, a shpik risi t\u00eb d\u00ebmshme, ai q\u00eb vjedh n\u00eb peshore, pesimizmi n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e All-llahut, mosmir\u00ebnjohja ndaj bamir\u00ebsis\u00eb, l\u00ebndimi i fytyr\u00ebs s\u00eb kafsh\u00ebs, l\u00ebnia e xhumas\u00eb, etj.\u201d<a href=\"#_ftn8\" name=\"_ftnref8\">[8]<\/a><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nga sa m\u00eb lart, kuptojm\u00eb madh\u00ebshtin\u00eb e k\u00ebsaj feje, q\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb \u00e7do fush\u00eb t\u00eb jet\u00ebs, duke nxitur t\u00eb mir\u00ebn dhe ruajtjen e dinjitetit njer\u00ebzor, p\u00ebrhapjen e past\u00ebrtis\u00eb n\u00eb besim e moral, nxitjen e dijes dhe p\u00ebrhapjen e saj n\u00eb mesin e k\u00ebrkuesve t\u00eb saj, mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb individit dhe shoq\u00ebris\u00eb, ruajtjen e jet\u00ebs dhe mbrojtjen e saj nga \u00e7do gj\u00eb q\u00eb e d\u00ebmton at\u00eb, lart\u00ebsimin e pozit\u00ebs s\u00eb prind\u00ebrve, gruas dhe farefisit, nxitjen e p\u00ebrkujdesjes p\u00ebr familjen dhe edukimin e f\u00ebmij\u00ebve, fitimin e hallallit dhe distancimin nga harami, etj.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>T\u00eb dashur e t\u00eb shtrenjt\u00eb,<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00cbsht\u00eb koha q\u00eb vlerat e besimit ton\u00eb t\u2019i lexojm\u00eb e t\u2019i kuptojm\u00eb si duhet, t\u00eb vishemi me to, t\u00eb angazhohemi p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrhapur n\u00eb shoq\u00ebri me plot dinjitet dhe krenari, sepse n\u00eb gjurm\u00ebt e t\u00eb par\u00ebve tan\u00eb do t\u00eb ecim n\u00ebse duam t\u00eb jetojm\u00eb me dinjitetin e qenies m\u00ebk\u00ebmb\u00ebs t\u00eb Zotit n\u00eb tok\u00eb! E, n\u00ebse duam t\u00eb shkojm\u00eb pas thirrjeve t\u00eb propagandave t\u00eb zhveshjes nga ky moral dhe ky shpirt, at\u00ebher\u00eb, le t\u2019i lexojm\u00eb me t\u00eb madhe ajetet vijuese: [E kush ia kthen shpin\u00ebn udh\u00ebzimit Tim, do t\u00eb ket\u00eb jet\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe n\u00eb dit\u00ebn e kijametit do ta ringjall t\u00eb verb\u00ebr. Ai (q\u00eb nuk besoi) do t\u00eb thot\u00eb: \u201cZoti im, p\u00ebrse m\u00eb ngrite t\u00eb verb\u00ebr, kur un\u00eb isha me sy?\u201d. Ai (All-llahu) thot\u00eb: \u201cAshtu si i harrove ti argumentet Tona q\u00eb t&#8217;i ofruam, ashtu je ti i harruar sot!\u201d].<a href=\"#_ftn9\" name=\"_ftnref9\">[9]<\/a><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: right;\"><strong>Imam Muhamed B. Sytari<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><em>Myfti i Zon\u00ebs Shkod\u00ebr<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><em>\u00a0<\/em>(Hytbeja e mbajtur n\u00eb xhamin\u00eb e D\u00ebrgutit, m\u00eb 5 tetor 2018)<\/p>\n<div id='gallery-1' class='gallery galleryid-1980 gallery-columns-2 gallery-size-thumbnail'><figure class='gallery-item'>\n\t\t\t<div class='gallery-icon landscape'>\n\t\t\t\t<a href='http:\/\/muhamedsytari.net\/?attachment_id=1982'><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"150\" height=\"150\" src=\"http:\/\/muhamedsytari.net\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/IMG_8930-150x150.jpg\" class=\"attachment-thumbnail size-thumbnail\" alt=\"\" \/><\/a>\n\t\t\t<\/div><\/figure><figure class='gallery-item'>\n\t\t\t<div class='gallery-icon landscape'>\n\t\t\t\t<a href='http:\/\/muhamedsytari.net\/?attachment_id=1981'><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"150\" height=\"150\" src=\"http:\/\/muhamedsytari.net\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/IMG_8929-150x150.jpg\" class=\"attachment-thumbnail size-thumbnail\" alt=\"\" \/><\/a>\n\t\t\t<\/div><\/figure>\n\t\t<\/div>\n\n<p>&nbsp;<\/p>\n<hr \/>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref1\" name=\"_ftn1\">[1]<\/a> Kur\u2019ani, En-Nexhm: 32.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref2\" name=\"_ftn2\">[2]<\/a> Dr. Mhammed Ratib En-Nabulsi, <em>Tefsirun-Nabulsi<\/em>, v\u00ebll. 9, f. 102.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref3\" name=\"_ftn3\">[3]<\/a> Transmetuar nga Tirmidhiu, nga Enesi (r.a.).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref4\" name=\"_ftn4\">[4]<\/a> Transmetuar nga Bukhriu dhe Muslimi, nga Ebu Hurejra (r.a.).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref5\" name=\"_ftn5\">[5]<\/a> Imam Dhehebiu, <em>El-Kebair<\/em>, botimi i 7-t\u00eb, Damask-Medine, 1991, f. 42.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref6\" name=\"_ftn6\">[6]<\/a> Kan\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb mo\u00e7mit ton\u00eb: \u201cN\u00ebse do ta mallkosh dik\u00eb, thuaji: T\u2019hift\u00eb vedi n\u2019qejf\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref7\" name=\"_ftn7\">[7]<\/a> Ka prej atyre q\u00eb thon\u00eb: Njeriu e krijon vet\u00eb fatin e vet!?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref8\" name=\"_ftn8\">[8]<\/a> Imam Dhehebiu, vep. e cit., f. 248-251.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"#_ftnref9\" name=\"_ftn9\">[9]<\/a> Kur\u2019ani, Ta Ha: 124-126.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<div class=\"mh-excerpt\"><p>T\u00eb gjith\u00eb ju keni d\u00ebgjuar p\u00ebr termin: \u201cgjynahet e m\u00ebdha\u201d, n\u00eb ligj\u00ebrimet e ndryshme fetare, a n\u00eb leximet tuaja t\u00eb teksteve t\u00eb ndryshme islame, q\u00eb t\u00ebrheqin v\u00ebmendjen e besimtar\u00ebve drejt p\u00ebrsosm\u00ebris\u00eb morale e fetare n\u00eb <a class=\"mh-excerpt-more\" href=\"http:\/\/muhamedsytari.net\/?p=1980\" title=\"T\u00eb jetojm\u00eb me dinjitetin e qenies m\u00ebk\u00ebmb\u00ebs t\u00eb Zotit n\u00eb tok\u00eb!\">[&#8230;]<\/a><\/p>\n<\/div>","protected":false},"author":1,"featured_media":1981,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-1980","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-hytbe"],"_links":{"self":[{"href":"http:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1980","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"http:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"http:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1980"}],"version-history":[{"count":1,"href":"http:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1980\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1983,"href":"http:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1980\/revisions\/1983"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"http:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1981"}],"wp:attachment":[{"href":"http:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1980"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"http:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1980"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"http:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1980"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}