16.
Shënim i Hafiz Halil Pukës…
Prej gjurmëveve të Hafiz Halil Pukës, mbi faqen e brendshme të një libri në gjuhën arabe, kam gjetur edhe shkrimin e tij, shoqëruar me vulën personale, në këtë shënim: “Posedues i këtij libri të dobishëm (është), Hafiz Halili, i biri i Molla Hysen Pukës. Zoti i faltë të dy! Viti gjashtëmbëdhjetë e treqind e njëmijë (1316) nga hixhreti i atij, që i është dhënë krenari e nder” dhe vula me këtë përmbajtje: “Hafiz Halil. 1316”.
17.
Nuk kam parë si ky zullum…
Me shkrimin e dorës së Sheh Qazim Hoxhës, kam gjetur këto vargje, në gjuhën arabe: “Nuk kam parë padrejtësi më të madhe se padrejtësia ndaj nesh – Na bëjnë keq dhe urdhërohemi për mirënjohje”.
Mendoj se, në përmbajtjen e këtij shënimi, ka elementë të përbashkët me realitetet e sotme shqiptare!?
18.
I përuluri për mëshirën e Zotit të tij…
Me shkrimin e dorës së Hafiz Jusuf Këlmendit, kam gjetur këtë shënim në gjuhën arabe, në një prej librave të bibliotekës së tij: “Prej librave të nevojtarit për mëshirën e Zotit të tij Fuqiplotë, Hafiz Jusuf Këlmendi”.
19.
Në gjurmë të Daut ef. Boriçit…
Në kopertinën e brendshme të një libri në gjuhën arabe, kam gjetur disa shënime shumë interesante dhe tërheqëse, që mbajnë firmën e Daut ef. Boriçit.
Në shënimin e posedimit të librit në fjalë, shkruhet: “U rreshtua në rrjetin e posedimeve të mia, ndërsa unë jam i varfëri për të Vetmin, shkodrani, Boriçizade Daudi, i biri i Haxhi Mustafasë. I faltë të dy! Viti 260 h.” Vula.
20.
Shënim i Hafiz Halid Bushatit…
Edhe Hafiz Halid Bushati ka pasur një mënyrë tijën në nënshkrimin e librave të bibIiotekës së tij.
Në një prej këtyre librave, kam gjetur këtë shënim në gjuhën arabe: “Nga pasuritë e të varfërit për All-llahun Fuqiplotë, Halidi, i biri i Ibrahim begut. All-llahu i faltë gjynahet e të dyve. Viti dy e treqind e njëmijë (1302), në muajin Ramazan Mubarek”.
Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 14 prill 2017