“Prandaj, le ta pakësojë robi, a ta shtojë salavatin për mua!”…

Salavati për të dërguarin e All-llahut është garanci për të jetuar i rrethuar nga mirësia dhe bekimet e All-llahut të Madhëruar!

Resulull-llahu (a.s.) na mëson se: “Ai që më çon një salavat, melekët do të vazhdojnë të bien salavate për të, (të kërkojnë falje për të), sado që më çon salavat. Prandaj, le ta pakësojë robi, a ta shtojë salavatin për mua!”.

Në një transmetim tjetër: [Shtojeni salavatin për mua në ditën e xhuma, sepse pak më parë më erdhi Xhibrili nga ana e Zotit të tij të Madhëruar dhe më tha: “Kushdo musliman mbi faqen e dheut që të çon një salavat, Unë dhe melekët e Mi do të biem salavat për të dhjetë herë”].

Prandaj, të dashurit e mi, ta shfrytëzojmë këtë mirësi të madhe, që na vjen si shkak i dashnisë së All-llahut për Resulull-llahun tonë! Ta ruajmë lidhjen me zotninë e tij dhe ta ndjejmë përgjegjësinë e kësaj lidhjeje, që na ndihmon për të jetuar në dritë e udhëzim!

(Nga dersi i ditës së enjte, më 20 shkurt 2020, pas namazit të akshamit në xhaminë e Tophanës)