Shejkh Vehbi Sulejman Gavoçi, shembull i dijetarit të ruajtur

Hoxha, Shejkh Vehbi Sulejman Gavoçi, rahmet pastë, ishte shembulli i dijetarit të ruajtur, i adhuruesit të përulur ndaj Zotit të tij, që nuk kërkon lavde, as i pëlqen ato, as rend pas tyre.

Me shembullin e tij, me fjalën e urtë, me heshtjen e me vështrimet e tij, na ka mësuar të qëndrojmë në këmbë, ta duam All-llahun e të punojmë për kënaqësinë e Tij, larg fjalëve të njerëzve, larg dëshirës për t’u dukur e interesit personal!

Amaneti i tij i fundit, pak para se të ndërronte jetë ishte angazhimi për të kthyer lëndën e edukatës fetare në shkolla, që shumë demagogë e kanë premtuar deri sot, por ende pa asnjë shenjë serioziteti!

All-llahu e mëshiroftë dhe e lartësoftë gradën e tij në xhennetet e Tij!

(Nga mesazhi i ligjëratës, më 30/3/2020)

Hoxha i jonë, i miri Shejkh Vehbi Sulejman Gavoçi – Hyrje në prag të fillimit të leximit dhe komentimit të librit: "Mirësjellja islame", Shkodër, 1998.

Posted by Muhamed B. Sytari on Isnin, 30 Mac 2020