Mekë, 7 tetor 2014.
Çdo ditë që kalon, kuptoj më shumë se madhështia jote, o Mekë e bekuar, qëndron pikërisht në forcën e madhe tërheqëse, që Zoti ka vendosur në themelet e Shtëpisë së Lashtë, ku, saherë ndodhemi përballë saj, përfshihemi në dinamikën e tavafit, duke dëshiruar që ai të mos ndalojë më…
Madhështia jote o Mekë, qëndron pikërisht në ato lutje të dala nga lotët e miliona njerëzve, thuajse ditë për ditë, që lartësohen drejt qiejve, si re drite, që në vetvete ngelen garanci mirësie për mbarë botën e trazuar nga devijimi i Kabilëve në tokë…
Qyteti i lashtë i Ismailit, prekja e të nënshtruarit Ibrahim, vendlindja e ma të dashtunit Hz. Muhammed, s’ka sesi të mos jetë kështu siç është: vendpushim i zemrave…