Meditime (28)

Ruajtja e tabanit dhe vlerësimi i diversitetit

Ruajtja e tabanit dhe vlerësimi i diversitetit

Aftësia për shtrimin e urave të komunikimit, hapja dhe bashkëpunimi në mesin e shkollarëve muslimanë, duke ruajtur tabanin dhe traditat që i japin formë shoqërisë islame, është model komunikimk shekullor i sahabëve, tabiinëve dhe brezave të urtë në mesin e pasuesve të Hz. Muhamedit (a.s.)!

Izolimi dhe mbyllja brenda mureve hermetike të xhemateve, fanatizmi i ngurtë, risitë egoiste dhe vetëkënaqësia e sëmurë me pak dije e kulturë fetare, jo vetëm që dëmtojnë imazhin e Islamit si tërësi e udhëzimit hyjnor, por bëhen dëshmitare për dekadencën e protagonistëve, shfaqje e modeleve jashtë realiteteve të jetuara dhe e dobësisë së periudhës, ku ata veprojnë!

Sot, jemi të ftuar të ndreqim gabimet dhe rrëshqitjet e dekadave, pastrimin nga risitë devijante të misionarëve të huaj pa identitet, që prishën tabanin dhe dëmtuan traditën shumëshekullore, duke mbjellur anarshi, arrogancë dhe risi të paqena në mesin tonë, për të cilat as kemi nevojë, as jemi urdhëruar drejt tyre, as i sjellin kujt dobi!

Bota islame po ndërgjegjësohet dita-ditëa se rikthimi tek tabani dhe kuptimi i thellë i fesë, bazuar mbi shkollat juridike dhe interpretimet e shëndosha të teksteve, është një alternativë garante e ruajtjes nga vijimi në hutim e anarshi!

Imam Muhamed Bardhyl Sytari
Shkodër, 11 qershor 2021