Meditime (66)

Islami është jetë!

Islami është jetë!

Islami është jetë!

Subhanallah, kudo nëpër botë gjurmët e Islamit janë të dukshme në zhvillim, urbanistikë, qytetërim, dije, kulturë, harmoni e tolerancë, humanizëm, ndërtim të jetës, mëshirë për krijesat e shenjtërim të frymës njerëzore, ai më e dashura krijesë e Allahut, për të cilën i Dërguari i fundit i Zotit thoshte: “… dhe më i dobishmi i tyre për ta, është më i dashuri i tyre tek Allahu”!

Bota, ditë pas dite po zgjohet nga kllapia e propagandave mbytëse të shpresës, po rrugëton drejt shembujve të udhëzimit dhe po i hap mendjen e zemrën dritës hyjnore, që mishërohet në fjalën e Zotit: “Atë që Allahu e udhëzon, ai është në rrugë të drejtë, e atë që e humbë, e ata janë të dëshpëruarit.” – (Kurani, El-Arafë: 178)

Kjo fé nis me fisnikërimin e racës njerëzore: “Ne vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit)” – (Kurani, El-Isra: 170), zhvillohet me urdhërin e shenjtë: “Dhe thuaj: Zoti im, më shto mua dituri” – (Kurani, Ta Ha: 114), përhapet me rrezatimin e mëshirës: “Ne nuk të dërguam ty (o Muhamed) vetëm se si mëshirë për të gjitha krijesat.” – (Kurani, El-Enbija: 107), fal siguri në dëshminë e Resulullahut (a.s): “Mos u dëshpëro, Allahu është me ne!”, si dhe përhapet plot dinjitet e krenari në krahët e vulës shekullore, që na prin përherë e kudo në jetë: “Nuk ka triumfues, përveç Allahut!”.

Ky Islam është alternativa, të dashur të zemrës! Përkushtimi ndaj dritës së tij është më i miri shërbim ndaj jetës, njeriut, natyrës, qytetërimit e të ardhmes: “O ju që besuat, përgjigjjuni (thirrjes së) Allahut dhe të të Dërguarit kur ai (i dërguari) ju fton për atë që ju jep jetë…!” – (Kurani, El-Enfal: 24)

Imam Muhamed Bardhyl Sytari
Shkodër, 19 shtator 2021