Hz. Ibrahimi, si shembull i udhëzimit!

[Shumë me vlerë është të kuptojmë se shembulli i Hz. Ibrahimit (a.s), është shembulli i një prijësi të madh drejt vlerave të besimit, moralit dhe përkushtimit në jetë, pa pasur asnjëherë frikë nga përkulja përpara faktorëve pengues në mes të rrugës!

Me fjalë të tjera, secili ndër ne, ka shumë nevojë sot për këtë prekje hyjnore në forcën e vullnetit të tij, për ta bërë atë një musliman shembullor, që i tutet Zotit (me dashni e përkushtim) në veten e tij, në familjen e tij, në rrethin e tij shoqëror, në zemrën e tij, në gjuhën e tij, në gjymtyrët e tij, në kërkim të shfaqjes së vlerave më të mira të besimit në jetë.

Sot, kemi nevojë të bëhemi pjesë e Shkollës së madhe të Hz. Ibrahimit (a.s), në besim e bindje, në mirënjohje dhe nështrim ndaj Zotit!

Sepse, Hz. Ibrahimi (a.s) ishte: “imam, pas të cilit duhet ecur! Një burrë i madh, që kishte grumbulluar krejt cilësitë e të mirës!”]

Imam Muhamed B. Sytari