Duhet, pa asnjë zerre tolerance, të kthejmë kokën e të shohim realitetin e shtëpisë tonë, ku ka kaq shumë rrëmujë, kaos e anarshi.
Aty duhet të përqendrohemi, të vëmë rend e të mbledhim copat, për të justikuar trashëgiminë e të parëve, për të parë fëmijët tanë në sy, për të hyrë në çdo ambient tonin me selam serioz, jo me buzë të ngrira që nuk merret vesh se ç’mërmërijnë!
Për të vështruar drejt asaj që vjen nga pozita e më të lartit, me të drejtën e Zotit, me kokën në tokë para Tij, e sa më lart para kujtdo prej krijesave të Tij, larg arrogancës e vetëkënaqësisë së djallëzuar!
Pastaj vijnë të tjerat me rend, përfshi edhe tolerancën ndaj të huajit (që as na ka dashtë, as ka për t’na dashtë, përveçse të zhveshur nga ID jonë, përtej fasadave!?), diku andej nga përtej pragut dhe me dinjitet e krenari legjitime, jo me kompleksin e të huajit në tokën tonë, a të jetuarit nën presione që nuk janë as duhet të pranojmë të jenë tonat!
Në momentin që prishim rendin e përparësive, bëhemi qesharakë, të pabesueshëm dhe njëkohësisht të përdorshëm, si plastelinë e dalë boje!
Kështu, agallarë!