U përmendshin për hajr…

U përmendshin për hajr dhe qofshin pranuar ato takime e mexhlise, kur bashkë me djemtë tanë hidhnim dritë mbi trashëgiminë e patrajtuar të hoxhallarëve shkodranë të dy shekujve të fundit, që vazhdojnë të lëshojnë rreze udhëzimi mbi ne, akoma sot.

Bashkë me të dashtunin e zemrës, të përkushtuarin në sakrificë, durimtarin e heshtur dhe të papërtueshmin jashtë çdo kufiri kohor, z. Gazjon Rusi, rahmet pastë, me kolegun e vjetër dhe shërbestarin e sprovuar, teologun Artur Tagani, me kërkuesin e dijes dhe historianin e veshur me rrobat e modestisë, brenda kostumit të gradave shkencore, dr. Ylber Dyli, por jo vetëm.

Allahu e pranoftë dhe mos na ndaftë prej zinxhirit të trashëgimisë më të çmuar, që na vlen në këtë botë e në të përtejmen!