Eh, natë kujtimesh, që zemrës i fal frymë..!

Eh, natë kujtimesh, që zemrës i fal frymë..!

Këtu mbaron arti i fjalës, shkronjat heshtin dhe nuk lidhen dot në fjalë e fjali! Këtu, bota me krejt dertet e saj mjegullohen e, diku përtej kufijve të heshtjes nxirren, si të pameritueshëm për të qëndruar, thjeshtë edhe pa frymë në këtë huzur..!

Mendja e zemra këtu, nuk njohin më asnjë simbol e asnjë shenjë, përveç të vërtetës së madhe, që botën ka mbuluar me mëshirë e dritë shpalljesh hyjnore: “Muhammedun Resulullah!”…

Këtu nuk vlejnë perceptimet e botës sonë, as ndjesitë e saj, as fjalët e fjalitë; asht realitet përtej dritës së diellit tonë!

Drita e agimit, kur nis të shfaqet, turpshëm e pa prishur qetësinë e natës, vjen si prekje salavati, më shumë se dritë e natyrshme e një dite të re…

Edhe kur merr të perëndojë, rrethuar nga freskia e muzgut në mbërritje, po në heshtje largohet, për të mos prekur ritmet e dritësisë, që rrethon këtë realitet e, që përtej diellit të botës tonë ndriçon e dhuron frymë që nuk shuhet, si një kod i mrekullueshëm: “Nurun ala nur”..!

Natë kujtimesh, ku zemra e mekur ka gjurmën dhe pragun e vet në këtë cak dorëzimi pa kushte.., cak dashnie pa derte e frikë..!

Eh, natë kujtimesh, që zemrës i fal frymë, sa një univers me diell, sa një pafundësi netësh me dritë..!

Imam Muhamed B. Sytari