{"id":1364,"date":"2017-02-28T20:15:10","date_gmt":"2017-02-28T20:15:10","guid":{"rendered":"http:\/\/muhamedsytari.net\/?p=1364"},"modified":"2017-03-01T12:39:56","modified_gmt":"2017-03-01T12:39:56","slug":"drita-islame-25-vjet-kontribute-te-autoreve-shkodrane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/muhamedsytari.net\/?p=1364","title":{"rendered":"\u201cDrita Islame\u201d \u2013 25 vjet kontribute t\u00eb autor\u00ebve shkodran\u00eb"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">Do ta kisha m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb v\u00ebshtrim mbi rolin e gazet\u00ebs\/revist\u00ebs \u201cDrita Islame\u201d n\u00eb trajtimin e mendimit fetar islam dhe tematik\u00ebn e larmishme me bosht teologjik, mir\u00ebpo zgjodha t\u00eb ndalem n\u00eb nj\u00eb detaj t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr mua personalisht, qytetin tim dhe tabanin e tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Data 10 janar 1992, \u201cdo t\u00eb mbetet e sh\u00ebnuar n\u00eb historin\u00eb e shtypit musliman shqiptar\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dalja n\u00eb qarkullim e gazet\u00ebs zyrtare t\u00eb Komunitetit Mysliman t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, rreth nj\u00eb vit pas zhvillimit t\u00eb ceremonis\u00eb s\u00eb par\u00eb publike masive n\u00eb Shkod\u00ebr, m\u00eb 16 n\u00ebntor 1990, pas 23 viteve persekutimi t\u00eb pashoq ndaj besimit dhe besimtar\u00ebve n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare, ishte pa dyshim nj\u00eb lajm p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebnuar.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nga moment i par\u00eb i daljes n\u00eb drit\u00eb, gazeta \u201cDrita Islame\u201d mblodhi rreth vetes intelektual\u00eb t\u00eb spikatur musliman\u00eb t\u00eb trevave shqiptare, t\u00eb cil\u00ebt, brenda mund\u00ebsive t\u00eb tyre, kontribuuan q\u00eb ajo t\u00eb kishte nj\u00eb portret, q\u00eb gjith\u00ebsesi mbetet objekt studimi, edhe p\u00ebrtej k\u00ebsaj konference shkencore me vler\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Vit pas viti, penat e reja nis\u00ebn t\u00eb bashkohen me k\u00ebt\u00eb karvan t\u00eb begat\u00eb t\u00eb dijes, paqes, vlerave morale, humane e komb\u00ebtare, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb e p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb, n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mrekullueshme, q\u00eb gjith\u00ebsesi, konvertohet n\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb vyera ndaj Thirrjes Islame n\u00eb trojet shqiptare dhe kudo ku ka mb\u00ebrritur n\u00eb k\u00ebto 25 vite, gazeta \u201cDrita Islame\u201d, e kthyer para disa vitesh n\u00eb revist\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kam qen\u00eb i mendimit dhe vazhdoj t\u00eb besoj, se intelektual\u00ebt musliman\u00eb shqiptar\u00eb, prij\u00ebsit fetar\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti, (myftiler\u00eb, imam\u00eb, teolog\u00eb, thirr\u00ebs islam\u00eb, vaiz\u00eb, hatib\u00eb, p\u00ebrkthyes t\u00eb mir\u00eb nga arabishtja, por jo vet\u00ebm, studiues islam\u00eb etj.) e kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb t\u00eb mos e l\u00ebn\u00eb pas dore shkrimin, hulumtimet, p\u00ebrkthimet elitare, studimet bashk\u00ebkohore, sakt\u00ebsimin e historis\u00eb s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb shqiptar\u00ebve me Islamin, evidentimin e personaliteteve t\u00eb spikatura t\u00eb Thirrjes Islame q\u00eb u kthyen n\u00eb simbole komb\u00ebtare p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb krejt trojet e tyre etnike, por edhe regjistrimin e aktivitetit fetar e kulturor hap pas hapi, si nj\u00eb sh\u00ebrbim n\u00eb heshtje, por plot dinjitet p\u00ebr t\u00eb sotmen dhe brezat q\u00eb pasojn\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb k\u00ebto 25 vjet aktivitet, \u201cDrita Islame\u201d, pa dyshim q\u00eb ka njohur dallg\u00ebzime n\u00eb kurb\u00ebn e dinamik\u00ebs s\u00eb saj, por, mbi t\u00eb gjitha fakti q\u00eb sot, \u00e7erek shekulli pas daljes s\u00eb numrit t\u00eb par\u00eb t\u00eb saj, m\u00eb 10 janar 1992, ajo vazhdon t\u00eb botohet dhe t\u00eb p\u00ebrhap\u00eb mesazhe diturore, si dhe t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb tek lexuesi vlera dhe dobi, nxit fal\u00ebnderim ndaj Zotit dhe mir\u00ebnjohje ndaj krejt t\u00eb angazhuarve p\u00ebr sukseset dhe arritjet e misionit t\u00eb saj fisnik!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb referatin tim, dua t\u00eb ndalem tek kontributet e intelektual\u00ebve musliman\u00eb nga qyteti i Shkodr\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt, num\u00ebr pas numri e vit pas viti kontribuuan q\u00eb \u201cDrita Islame\u201d t\u00eb rritej n\u00eb nivelin e saj, n\u00eb p\u00ebrcjelljen e mesazheve t\u00eb dobishme n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb vlerave m\u00eb t\u00eb mira besimore, morale, intelektuale, qytetare, komb\u00ebtare e p\u00ebrtej tyre.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ndoshta, nuk ishte koin\u00e7idenc\u00eb e rast\u00ebsishme, fakti q\u00eb kryeredaktor i par\u00eb i k\u00ebsaj gazete ishte i nderuari z. Ismail Mu\u00e7ej, nj\u00eb intelektual shkodran, erudit dhe poliglot, i spikatur n\u00eb shtypin islam shqiptar q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, gjurm\u00ebt e t\u00eb cilit lidhin si me hallka t\u00eb dritshme, koh\u00ebn e fillimit t\u00eb \u201cDrit\u00ebs Islame\u201d me revist\u00ebn elitare \u201cKultura Islame\u201d.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, n\u00eb tetor t\u00eb vitit t\u00eb larg\u00ebt 1944, vjen nj\u00eb sihariq nga Shkodra. Nj\u00eb artikullshkrues n\u00eb revist\u00ebn \u201cKultura Islame\u201d, lajm\u00ebron, se: \u201cN\u00eb qytetin t\u2019on\u00eb Komiteti Bamir\u00ebs Mysliman, p\u00ebrve\u00e7 sa e sa veprave q\u2019i ka krye mbrenda nji koh\u00ebs shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00eb, ka nd\u00ebrtue nji Nd\u00ebrtes\u00eb, ku asht caktue nji Lokal p\u00ebr mbledhje dhe Konferenca fetare, kulturale, kolektive dhe t\u00eb tjera dhe se k\u00ebto epen n\u00eb \u00e7\u2019do dit\u00eb Diele.<br \/>\n\u2026<br \/>\nK\u00ebtu nuk asht nevoja ma t\u00eb flasim p\u00ebr veprat filantropike, kulturore dhe shoq\u00ebnore t\u00eb k\u00ebtij Komiteti, mbassi asht zani i popullit q\u2019e v\u00ebrteton k\u00ebt\u00eb fakt evident, por me k\u00ebt\u00eb rast\u00eb do t\u00eb p\u00ebrshkruejm\u00eb tekstualisht konferenc\u00ebn e nji djaloshi t\u00eb rij ISMAIL H. MU\u00c7EJ, an\u00ebtar\u00eb dhe pun\u00ebtor\u00eb i pa-lodhsh\u00ebm i Komitetit, i cili e mbajti sod, t\u00eb Dielen me 3 t\u00eb Muejit vazhdu\u00ebs. Ishte me t\u00eb v\u00ebrtet nji tem\u00eb e mir\u00eb-lavrueme dhe nji mjet sh\u00ebru\u00ebs p\u00ebr plag\u00ebn e afetarizmit. Prej efektimit t\u00eb madh q\u00eb ndjeva n\u00eb shpirt, u detryrova t\u00eb ja d\u00ebrgoj asaj Reviste, me shpres\u00eb se do t\u00eb ndi\u00e7ohen shtyllat e saj me te.<br \/>\nPrandaj lutemi Zotni Drejtor, q\u00eb t\u2019a botoni me nji-her\u00eb ose pjes\u00eb-pjes\u00eb, mbas rastit dhe rrethanave\u2026<br \/>\nShkod\u00ebr 3-IX-944\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">(P\u00ebrtej k\u00ebtyre rreshtave, mendoj se do t\u00eb ishte shum\u00eb me dobi angazhimi p\u00ebr realizimin e nj\u00eb studimi monografik p\u00ebr jet\u00ebn, vepr\u00ebn dhe kontributet e shumta, q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb (dhe vazhdon t\u00eb jap\u00eb, ndon\u00ebse n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb thyer), i nderuari, z. Ismail Mu\u00e7ej).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb mesin e shum\u00eb e shum\u00eb autor\u00ebve dhe p\u00ebrkthyesve nga gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme, si: arabishtja, fr\u00ebngjishtja, anglishtja etj., me kontributet e t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb kompletuar edhe m\u00eb shum\u00eb imazhi dhe misioni i gazet\u00ebs \u201cDrita Islame\u201d, spikasin edhe shum\u00eb autor\u00eb t\u00eb nderuar nga qyteti i Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Natyrsh\u00ebm, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb q\u00ebllimin e k\u00ebtij v\u00ebshtrimi shfaqja e nj\u00eb lloj fanatizmi a krenarie lokale p\u00ebr kontributet e vyera t\u00eb bashk\u00ebqytetar\u00ebve t\u00eb mi, sesa t\u00eb evidentoj nj\u00eb mir\u00ebsi t\u00eb madhe, me t\u00eb cil\u00ebn Zoti e ka begatuar qytetin tim t\u00eb lindjes, si nj\u00eb shenj\u00eb q\u00eb t\u00ebrheq v\u00ebmendjen drejt lidhjes s\u00eb madhe t\u00eb musliman\u00ebve shkodran\u00eb me dijen, kultur\u00ebn, qytet\u00ebrimin dhe urt\u00ebsin\u00eb islame nd\u00ebr shekuj.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">(Nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi, q\u00eb nd\u00ebr elitat e dijetar\u00ebve dhe thirr\u00ebsve t\u00eb afirmuar islam\u00eb nd\u00ebr koh\u00ebra t\u00eb ket\u00eb edhe shum\u00eb dijetar\u00eb e thirr\u00ebs islam\u00eb nga qyteti i Shkodr\u00ebs, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb evidentuar n\u00ebp\u00ebrmjet studimeve dhe botimeve t\u00eb ndryshme, sidomos n\u00eb k\u00ebto 25 vite t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjes islame n\u00eb Shqip\u00ebri).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nga numri i par\u00eb i gazet\u00ebs \u201cDrita Islame\u201d, (e kthyer m\u00eb von\u00eb n\u00eb revist\u00eb, si\u00e7 e d\u00ebshmojm\u00eb edhe sot), intelektual\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm musliman\u00eb shkodran\u00eb, medresist\u00eb dhe medresiste, shkrimtar\u00eb t\u00eb afirmuar dhe pedagog\u00eb t\u00eb Universitetit \u201cLuigj Gurakuqi\u201d, arsimtar\u00eb dhe dashamir\u00eb t\u00eb besimit, gazetar\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr por edhe hulumtus t\u00eb rinj, u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e familjes s\u00eb madhe, q\u00eb mban emrin e madh: \u201cDrita Islame\u201d!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb shenj\u00eb respekti, por edhe p\u00ebr korrekt\u00ebsi t\u00eb hulumtimit tim, m\u00eb lejoni t\u00eb p\u00ebrmend emrat e tyre, (duke k\u00ebrkuar ndjes\u00eb, n\u00ebse, gjat\u00eb hulumtimit t\u00eb im\u00ebt, kam tejkaluar jasht\u00eb vullnetit, ndonj\u00ebrin prej kontribuuesve t\u00eb nderuar):<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ismail H. Mu\u00e7ej, Nasuf T. Dizdari, Sami Mu\u00e7ej, Sheuki Rroji, shkrimtari Fadil Kraja, Gilman V. Mu\u00e7aj, H. Faik Hoxha, Fiqiri Sakti, Hadi Lluja, Riza Lahi, Maxhid Cungu, Mentor Quku, Vildan Rrjolli, Ferit Hafizi, Doc. Musa Kraja, Eqerem D\u00ebrguti, deputeti Ahmet Osja, Njazi Kazazi, Idriz Kali, Dr. Xhevat Repishti, Vehbi Hoti, Nazim B\u00ebrdica, H. Vehbi S. Gavo\u00e7i, Shefik Osmani, Zyhdi Vasia, Ing. Fejzi Zaganjori, Prof. Dr. Gazmend Shpuza, Fejzi Lici, Sonila Poda (medresiste), Fejzi Gushta, Burhan Bilani, Muamer Vuci, Hamid Bori\u00e7i, Servete Dizdari, Ethem Bakalli, Ndri\u00e7ime Zeka, Besnik Dizdari, Ymer Striniqi, Eljaz Rraboshta, Shpresa Bushati, Kujtim Aliaj, Eljaz Kraja, Faik Luli, Islam Dizdari, Adem Sala, Gazmend Hasaj (medresist), Nexhmi Bushati, Ramadan Sokoli, Elez Lagreta, Ilir Curri (medresist), Bujar Shehu, Adnan Muka, Hatixhe Nasufi (studente n\u00eb Damask), Ylli Shmarqe, Nuh Top\u00e7ia, Xhelal Zaganjori, Teuta Barketi, \u00c7eshfije Zaganjori, Bledar Rrjolli, Isuf Bushati, Ahmet Kraja, Fadil Kraja (imam), Valdete Gjeka, Jasmina Lumani, Ahmet Puka, Adem Bala, shkrimtari Xhahid Bushati, Arben Halluni, Bujar Ferhati, Refik Piraniqi, Ilir Lugji, Afrim Smakaj (medresist), Hysejn Lluja, Vehbi Dani, Hysejn Ganjolla, Adnan Zeka, Aisa Kaduku (medresiste), Dr. Artan Haxhi, Besnik Teli (medresist), Sidita Vito (medresiste), Edvin Hidri (medresist), Hafsa Bushati (medresiste), Jetmira Teli (medresiste), Greta Tafili (medresiste), Amela Mollani (medresiste), Nerida Brahimi (medresiste), Hiqmet M. Bekteshi, Sead Lekaj, Av. Sabahet Trashani, Qemuran Murati, Ermira Omari, Indrit Idrizi (medresist), Muhamed Sytari (student n\u00eb Damask), Bashkim Muslija, Gilman Shurdha, Ardian Muhaj, Adisa Bala, Taulant Aru\u00e7i, Genti Kruja, Artur Tagani, Kujtim Cufaj, Rezart \u00c7ela, Elona Sytari, Blerta Rrjolli, Smajl Bala, Lavdrim Hamja, Redi Shehu, Genti Pulti, Agron Hoxha, Dhurata Kazazi, Ardit Hoxhllaku, Evans Drishti, Aida Kurti, Fatbardh Danja, Redan Bushati, Ferzet Ndoja etj.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">T\u00eb nderuar t\u00eb pranish\u00ebm,<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">S\u2019ka dyshim se gjurm\u00ebt e autor\u00ebve shkodran\u00eb n\u00eb k\u00ebto 25 vite jet\u00eb t\u00eb gazet\u00ebs-revist\u00eb \u201cDrita Islame\u201d, jan\u00eb t\u00eb shumta, t\u00eb vlefshme, p\u00ebrcjellin vlera edukative, qytet\u00ebruese, kulturore, mbartin n\u00eb vetvete tiparet e spikatura t\u00eb besimit dhe shpirtit islam, jan\u00eb t\u00eb veshura me membran\u00ebn karakteristike t\u00eb nj\u00eb fryme komb\u00ebtare, q\u00eb p\u00ebrher\u00eb ka rrezatuar transparenc\u00eb shpirt\u00ebrore, qytetari dhe rrug\u00ebtime t\u00eb hapura drejt lart\u00ebsive t\u00eb dijes, moralit dhe harmonis\u00eb s\u00eb vlerave.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Falemnderit t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb kontribuuan n\u00eb k\u00ebto 25 vite, q\u00eb \u201cDrita Islame\u201d t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb burim t\u00eb pashterrsh\u00ebm informues dhe formues, prej ku, studiuesit dhe hulumtuesit objektiv\u00eb, do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb shkruajn\u00eb mbi historin\u00eb e musliman\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre koh\u00ebrave; p\u00ebr arritjet, sfidat, tendencat, p\u00ebrpjekjet dhe rezultatet!<\/p>\n<p style=\"text-align: right;\">Falemnderit!<\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><strong>Imam Muhamed B. Sytari<\/strong><br \/>\n<em>Myfti i Zon\u00ebs Shkod\u00ebr<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><em>Shkod\u00ebr, m\u00eb 28 shkurt 2017<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><em>(Pjes\u00eb nga referati i mbajtur n\u00eb konferenc\u00ebn me tem\u00eb:<\/em><br \/>\n<em>\u201c25 vite Drita Islame\u201d, Tiran\u00eb, m\u00eb 28 shkurt 2017)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<div class=\"mh-excerpt\"><p>Do ta kisha m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb v\u00ebshtrim mbi rolin e gazet\u00ebs\/revist\u00ebs \u201cDrita Islame\u201d n\u00eb trajtimin e mendimit fetar islam dhe tematik\u00ebn e larmishme me bosht teologjik, mir\u00ebpo zgjodha t\u00eb ndalem n\u00eb nj\u00eb <a class=\"mh-excerpt-more\" href=\"https:\/\/muhamedsytari.net\/?p=1364\" title=\"\u201cDrita Islame\u201d \u2013 25 vjet kontribute t\u00eb autor\u00ebve shkodran\u00eb\">[&#8230;]<\/a><\/p>\n<\/div>","protected":false},"author":1,"featured_media":1365,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-1364","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pjesemarrje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1364","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1364"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1364\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1367,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1364\/revisions\/1367"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1365"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1364"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1364"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1364"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}