{"id":1655,"date":"2017-06-25T21:57:13","date_gmt":"2017-06-25T21:57:13","guid":{"rendered":"http:\/\/muhamedsytari.net\/?p=1655"},"modified":"2017-06-27T20:00:18","modified_gmt":"2017-06-27T20:00:18","slug":"me-thuaj-cfare-te-gezon-te-te-them-se-kush-je","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/muhamedsytari.net\/?p=1655","title":{"rendered":"\u201cM\u00eb thuaj \u00e7far\u00eb t\u00eb g\u00ebzon, t\u00eb t\u00eb them se kush je!\u201d"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\"><em><strong>T\u00eb dashur dhe t\u00eb shtrenjt\u00eb v\u00ebllez\u00ebr dhe motra, besimtar\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm,<\/strong><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Bashk\u00ebqytetar\u00eb t\u00eb dashur, q\u00eb s\u00eb bashku me ne g\u00ebzoni dhe respektoni besimin n\u00eb Nj\u00eb Zot, q\u00eb \u00ebsht\u00eb tabani i k\u00ebtij qyteti dhe i qytetaris\u00eb s\u00eb banor\u00ebve t\u00eb tij, pa dallim!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">G\u00ebzuar dhe p\u00ebr shum\u00eb vjet Fit\u00ebr Bajramin e sivjetsh\u00ebm, k\u00ebt\u00eb Dit\u00eb t\u00eb d\u00ebshmuar t\u00eb besimit dhe shp\u00ebrblimit, q\u00eb pason nj\u00eb Muaj, sa nj\u00eb jet\u00eb, mbushur me adhurim e p\u00ebrkushtim ndaj Zotit dhe ndaj njeriut, si krijesa m\u00eb e dashur e Tij!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">G\u00ebzuar ju musliman\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs, q\u00eb edhe pse jua l\u00ebnduan Ramazanin e k\u00ebtij viti, si nj\u00eb njoll\u00eb e pashembullt n\u00eb historin\u00eb e koh\u00ebve t\u00eb reja; q\u00eb edhe pse jua l\u00ebnduan k\u00ebt\u00eb Dit\u00eb t\u00eb d\u00ebshmuar Feste komb\u00ebtare, p\u00ebrve\u00e7se Festa e pjes\u00ebs d\u00ebrrmuese e kombit shqiptar; Ju e d\u00ebshmuat veten si besimtar\u00eb dhe njer\u00ebz t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj Zotit, sfidues n\u00eb heshtje t\u00eb k\u00ebsaj situate jasht\u00eb vullnetit dhe mund\u00ebsis\u00eb son\u00eb p\u00ebr ta ndryshuar, ve\u00e7se me d\u00ebnimin publik t\u00eb saj!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em><strong>T\u00eb dashur dhe t\u00eb nderuar v\u00ebllez\u00ebrit e mi, ju nana e motra t\u00eb p\u00ebrkushtuara,<\/strong><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kam qen\u00eb n\u00eb dilem\u00eb se cili do t\u00eb ishte mesazhi q\u00eb do ndaja sot, n\u00eb k\u00ebt\u00eb tubim t\u00eb mrekulluesh\u00ebm v\u00ebllaz\u00ebrie dhe harmonie islame dhe komb\u00ebtare, kur teksa po lexoja Kur\u2019an n\u00eb suren Junus, dy ajete m\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb mendoj shum\u00eb rreth k\u00ebsaj mir\u00ebsie, me t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb begatuar jeta e jon\u00eb; mir\u00ebsi q\u00eb tejkalon \u00e7do situat\u00eb kaotike, shqet\u00ebsuese, \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim muslimanin e sot\u00ebm n\u00eb raport me fen\u00eb e tij, \u00e7do tentativ\u00eb dhe p\u00ebrpjekje e d\u00ebshtuar p\u00ebr t\u00eb thyer dhe n\u00ebn\u00e7muar, shkelur e dhunuar muslimanin e sot\u00ebm shqiptar e at\u00eb bot\u00ebror dhe t\u00eb drejtat e tyre legjitime!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dy ajete, sa nj\u00eb mal me k\u00ebshilla, dy ajete q\u00eb vet\u00ebm se e forcojn\u00eb muslimanin dhe e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ndjehet krenar dhe plot dinjitet me p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb e tij fetare:<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cO ju njer\u00ebz, juve ju erdhi nj\u00eb K\u00ebshill\u00eb nga Zoti juaj (Kur\u2019ani) dhe Sh\u00ebrim i asaj q\u00eb gjendet n\u00eb kraharor\u00ebt tuaj, Udh\u00ebzim dhe M\u00ebshir\u00eb p\u00ebr besimtar\u00ebt! Thuaj: Vet\u00ebm mir\u00ebsis\u00eb s\u00eb All-llahut dhe m\u00ebshir\u00ebs s\u00eb Tij le t\u2019i g\u00ebzohen, se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e dobishme sesa ajo q\u00eb grumbullojn\u00eb!\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pra, Krijuesi i gjith\u00ebsis\u00eb lajm\u00ebron krejt njer\u00ebzin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Kur\u2019an q\u00eb \u00ebsht\u00eb bekimi m\u00eb i madh p\u00ebr njer\u00ebzimin, p\u00ebrmbajtja e t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb alternativ\u00eb garante, p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga l\u00ebngatat e shumta, sidomos ato t\u00eb sotmet, q\u00eb e kan\u00eb sfilitur njer\u00ebzimin n\u00eb vorbullat e ateizmit, ekstremizmit politik, sekteve djall\u00ebzore, thirrjeve p\u00ebr zhveshje nga morali dhe ndjenja e turpit, thirrjeve shterp\u00eb drejt barazis\u00eb gjinore, q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim keqp\u00ebrdorimin e rolit elitar dhe t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm t\u00eb femr\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebri, fushatave t\u00eb her\u00ebpashershme drejt afetarizmit, mohimit t\u00eb Zotit dhe formave p\u00ebr\u00e7udnuese t\u00eb Nj\u00ebsimit t\u00eb Tij, por jo vet\u00ebm!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">All-llahu M\u00ebshir\u00ebplot\u00eb na fton drejt k\u00ebtij Kur\u2019an, Nat\u00ebn e shpalljes se t\u00eb cilit e b\u00ebri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb sesa nj\u00eb jet\u00eb me adhurim e p\u00ebrkushtim; Nat\u00ebn e Kadrit, n\u00eb Muajin e shpalljes s\u00eb tij, t\u00eb cilin na e obligoi ta agj\u00ebrojm\u00eb, q\u00eb t\u00eb kthehemi nga Kur\u2019ani dhe bota e tij udh\u00ebzuese!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">&#8220;K\u00ebshill\u00eb, Sh\u00ebrim, Udh\u00ebzim, M\u00ebshir\u00eb\u2026 All-llahu e p\u00ebrshkroi k\u00ebt\u00eb Lib\u00ebr si K\u00ebshill\u00eb dhe Sh\u00ebrim p\u00ebr zemrat, Udh\u00ebzim p\u00ebr mendjet dhe M\u00ebshir\u00eb p\u00ebr krejt qenien njer\u00ebzore!\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Prandaj: \u201cThuaj: Vet\u00ebm mir\u00ebsis\u00eb s\u00eb All-llahut dhe m\u00ebshir\u00ebs s\u00eb Tij le t\u2019i g\u00ebzohen..!\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ky \u00ebsht\u00eb g\u00ebzim legjitim, ky \u00ebsht\u00eb Bajram i zemrave dhe mendjeve q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn larg rutin\u00ebs s\u00eb pazareve me fen\u00eb, larg abuzimit me mendjen dhe zemr\u00ebn, nga keqleximi dhe keqprezantimi i m\u00ebsimeve t\u00eb fes\u00eb, larg injoranc\u00ebs n\u00eb raport me fen\u00eb, larg instrumentalizimit t\u00eb fes\u00eb, si t\u00eb ishte ideologji klanesh e politikash, q\u00eb mbajn\u00eb si dy paterica t\u00eb kalbura, trupa t\u00eb gangrenizuar q\u00eb mbjellin indiferentizmin ndaj udh\u00ebzimit hyjnor, pajtimin me \u00e7do situat\u00eb, heshtjen p\u00ebrball\u00eb t\u00eb keqes, zhveshjen nga krenaria shekullore, sektarizimin dhe ndarjen nga t\u00ebr\u00ebsia e ymmetit dhe domosdoshm\u00ebria e rizgjimit t\u00eb madh, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar bota s\u00ebrish p\u00ebrhapjen dhe mbizot\u00ebrimin e k\u00ebsaj thirrjeje hyjnore: \u201cO ju njer\u00ebz, juve ju erdhi nj\u00eb K\u00ebshill\u00eb nga Zoti juaj (Kur\u2019ani) dhe Sh\u00ebrim i asaj q\u00eb gjendet n\u00eb kraharor\u00ebt tuaj, Udh\u00ebzim dhe M\u00ebshir\u00eb p\u00ebr besimtar\u00ebt!\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Prandaj, sot m\u00eb shum\u00eb se asnj\u00eb dit\u00eb tjet\u00ebr e kemi hak t\u00eb g\u00ebzohemi me begatit\u00eb dhe mir\u00ebsit\u00eb e Zotit ton\u00eb; t\u00eb ndajm\u00eb me k\u00ebdo ndryshe nga ne, k\u00ebt\u00eb g\u00ebzim t\u00eb pashoq, shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebs e plot bekim p\u00ebr t\u00eb ardhmen e f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ardhmen e njer\u00ebzimit!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Prandaj sot, n\u00eb heshtjen e reflektimit, pyeteni veten: \u201cM\u00eb thuaj \u00e7far\u00eb t\u00eb g\u00ebzon, t\u00eb t\u00eb them se kush je!\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">T\u00eb g\u00ebzon harami, korrupsioni, p\u00ebr\u00e7arja, nxitja e konfliktit, prishja e harmonis\u00eb dhe paqes, ekstremizmi n\u00eb t\u00eb menduar e n\u00eb t\u00eb vepruar, izolimi, heshtja vrastare, indiferenca ndaj prishjes s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, varf\u00ebria dhe skamja, shitja e ujit t\u00eb fytyr\u00ebs dhe p\u00ebrdorimi i fes\u00eb p\u00ebr egon personale, mbizot\u00ebrimi i anarshis\u00eb, zhvatja e asaj \u00e7far\u00eb s\u2019t\u00eb p\u00ebrket, legalizimi mbi pron\u00ebn e tjetrit, edhe me \u201cbekimet\u201d e ligjeve denigruese t\u00eb pasuris\u00eb dhe t\u00eb drejtave legjitime, pretendimi i asaj q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb e jotja, duke u viktimizuar?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00ebse po, lutju Zotit t\u00eb t\u00eb sh\u00ebroj\u00eb sepse ti vuan nga nj\u00eb, a disa s\u00ebmundje t\u00eb rrezikshme, q\u00eb mund t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kolera, jo vet\u00ebm ty, por krejt shoq\u00ebrin\u00eb!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">T\u00eb g\u00ebzon hallalli, adhurimi, qet\u00ebsia dhe harmonia komunitare, punon p\u00ebr paqen dhe p\u00ebrhapjen e vlerave, fal dhe m\u00ebshiron, flen i qet\u00eb pa pasur inate dhe smir\u00eb n\u00eb zem\u00ebr ndaj askujt prej krijesave t\u00eb Zotit, kontribuon p\u00ebr dijen dhe shkollimin e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tu, jep nga ajo q\u00eb t\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb Zoti, shtrin dor\u00ebn e bashk\u00ebpunimit n\u00eb drejtim t\u00eb ruajtes s\u00eb paqes sociale, mbron me krenari t\u00eb drejtat dhe trash\u00ebgimin\u00eb t\u00ebnde, ruan familjen dhe nderin t\u00ebnd, nuk lejon c\u00ebnimin e moralit dhe turpit, punon dhe lutesh p\u00ebr vendin dhe tok\u00ebn t\u00ebnde, t\u00eb qan zemra p\u00ebr hallet e ymmetit t\u00ebnd dhe p\u00ebrgj\u00ebrohesh n\u00eb sexhde, p\u00ebr bashkimin dhe forcimin e musliman\u00ebve n\u00eb bot\u00eb?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Thuaj: Elhamdulilah me t\u00eb madhe dhe g\u00ebzo me mir\u00ebsit\u00eb dhe bekimet e Zotit t\u00ebnd; shembulli yt nuk vdes me largimin t\u00ebnd nga kjo bot\u00eb! Gjurma jote nuk shuhet nga vdekja! Ti je bekim dhe mir\u00ebsi p\u00ebr familjen, p\u00ebr kombin, p\u00ebr qytetin, p\u00ebr Paqen, p\u00ebr humanizmin, p\u00ebr t\u00eb sotmen dhe t\u00eb ardhmen!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em><strong>T\u00eb dashurit e mi,<\/strong><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur Hz. Muhammedi (a.s) tha: \u201cDo t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb kjo f\u00e9, ku ka mb\u00ebrritur nata dhe dita!\u201d, sahab\u00ebt e mor\u00ebn amanetin dhe e p\u00ebrhap\u00ebn kudo, nga lindja n\u00eb per\u00ebndim!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sot, Kur\u2019ani Fam\u00eblart\u00eb \u00ebsht\u00eb amanet i mbar\u00eb ymmetit; mos ta l\u00ebm\u00eb pas dore, mos t\u00eb pluhuroset, mos t\u00eb b\u00ebhet i huaj n\u00eb mesin ton\u00eb, mos t\u00eb tjet\u00ebrsohemi me Kur\u2019anin n\u00eb mes nesh, mos t\u2019ia kthejm\u00eb shpin\u00ebn K\u00ebshill\u00ebs, Sh\u00ebrimit, Udh\u00ebzimit dhe M\u00ebshir\u00ebs, p\u00ebr joshjet jet\u00ebshkurtra t\u00eb k\u00ebsaj bote kalimtare dhe sh\u00ebrbyesve t\u00eb saj!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ne jemi bij shqiponjash dhe shqiponjat e ruajn\u00eb bes\u00ebn, sado larg t\u00eb fluturojn\u00eb, kudo q\u00eb t\u00eb jen\u00eb, sido q\u00eb t\u2019ju vij\u00eb jeta, me \u00e7far\u00ebdo sprovash q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen! Shqiponjat jan\u00eb krenare! \u00c7erdhja e jon\u00eb \u00ebsht\u00eb Islami, ushqimi i krenaris\u00eb son\u00eb shiprt\u00ebrore dhe dinjitetit njer\u00ebzor \u00ebsht\u00eb Kur\u2019ani, shembulli i bes\u00ebs son\u00eb, urtis\u00eb, paqes e toleranc\u00ebs genetike \u00ebsht\u00eb Hz. Muhammedi (a.s)! Dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, le t\u00eb g\u00ebzojm\u00eb pa ja nd\u00e2!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">All-llahu ju dasht\u00eb e ju begatoft\u00eb! E ruajt\u00eb Shkodr\u00ebn, Shqip\u00ebrin\u00eb, ymmetin islam dhe mbar\u00eb njer\u00ebzimin nga kushdo q\u00eb s\u2019ia do t\u00eb mir\u00ebn! E bekoft\u00eb harmonin\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare dhe na forcoft\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb f\u00e9 t\u00eb past\u00ebr islame, me t\u00eb cil\u00ebn na nxori nga err\u00ebsira n\u00eb drit\u00eb, nga injoranca n\u00eb dije, nga primitivizmi n\u00eb qytetari e qytet\u00ebrim, nga fanatizmi i verb\u00ebr n\u00eb toleranc\u00eb legjitime!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>G\u00ebzuar Fit\u00ebr Bajramin!<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><strong>Imam Muhamed B. Sytari<\/strong><br \/>\n<em>Myfti i Zon\u00ebs Shkod\u00ebr<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><em>(Mesazhi i Fit\u00ebr Bajramit n\u00eb sheshin e Namazgjas\u00eb, te vak\u00ebfi i Fush\u00eb \u00c7el\u00ebs, <\/em><br \/>\n<em>bri xhamis\u00eb \u201cEbu Bek\u00ebr\u201d, dit\u00ebn e diel\u00eb, m\u00eb 25 qershor 2017, <\/em><br \/>\n<em>para faljes s\u00eb Namazit t\u00eb Fit\u00ebr Bajramit)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<div class=\"mh-excerpt\"><p>T\u00eb dashur dhe t\u00eb shtrenjt\u00eb v\u00ebllez\u00ebr dhe motra, besimtar\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm, Bashk\u00ebqytetar\u00eb t\u00eb dashur, q\u00eb s\u00eb bashku me ne g\u00ebzoni dhe respektoni besimin n\u00eb Nj\u00eb Zot, q\u00eb \u00ebsht\u00eb tabani i k\u00ebtij qyteti dhe i qytetaris\u00eb <a class=\"mh-excerpt-more\" href=\"https:\/\/muhamedsytari.net\/?p=1655\" title=\"\u201cM\u00eb thuaj \u00e7far\u00eb t\u00eb g\u00ebzon, t\u00eb t\u00eb them se kush je!\u201d\">[&#8230;]<\/a><\/p>\n<\/div>","protected":false},"author":1,"featured_media":1656,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-1655","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-mesazhe"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1655","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1655"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1655\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1657,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1655\/revisions\/1657"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1656"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1655"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1655"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1655"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}