{"id":1779,"date":"2017-11-14T05:47:31","date_gmt":"2017-11-14T05:47:31","guid":{"rendered":"http:\/\/muhamedsytari.net\/?p=1779"},"modified":"2017-11-14T05:47:31","modified_gmt":"2017-11-14T05:47:31","slug":"duke-lexuar-simbolikat-e-fjaleve-te-hafiz-sabri-kocit-gazaliut-dhe-keftaros","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/muhamedsytari.net\/?p=1779","title":{"rendered":"Duke lexuar simbolikat e fjal\u00ebve t\u00eb Hafiz Sabri Ko\u00e7it, Gazaliut dhe Keftaros\u2026"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">\u201cNeve kemi ken\u00eb t\u2019penguem p\u00ebr pes\u00ebdhjet\u00eb vjet me radh\u00eb! Kemi pas\u00eb frik\u00eb t\u2019themi se ka Zot! Kemi pas\u00eb frik\u00eb t\u2019adhurojm\u00eb t\u00eb Madhin Zot! Kemi pas\u00eb frik\u00eb t\u2019kujtojm\u00eb se ka Barjam dhe Ramazan! Kemi pas\u00eb frik\u00eb se ka Net\u00eb t\u2019Mira e t\u00eb tjera!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kjo qe nji prov\u00eb! Qe nji prov\u00eb e fort\u00eb p\u00ebr me v\u00ebrtetue sesa e thell\u00eb asht dashtunija e Zotit tek krijesat e Veta!\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">K\u00ebto fjal\u00eb i d\u00ebgjova mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb nj\u00eb fragment, shk\u00ebputur nga nj\u00eb prej hytbe t\u00eb pak\u00ebta t\u00eb regjistruara nga predku i Hafiz Sabri Ko\u00e7it\u2026 Ka hyr\u00eb n\u00eb histori ky burr\u00eb, edhe pse akoma mendoj dhe besoj se sirret drit\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij kan\u00eb ngelur peng diku, sa larg, aq af\u00ebr\u2026<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Hafizi, t\u00eb cilin kam pasur fatin e mir\u00eb ta d\u00ebgjoj sa e sa her\u00eb, por edhe ta intervistoj e t\u00eb rri me t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr vet\u00ebm, edhe asokohe, kur fare pak kush e vizitonte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb kryeqytet, (p\u00ebr shkak t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb thyer dhe lodhjes), vinte nga nj\u00eb shkoll\u00eb, zinxhiri i s\u00eb cil\u00ebs fillonte n\u00eb Shkodr\u00ebn e vitit 1952, para duarve t\u00eb H. Muhamed Bekteshit dhe p\u00ebrfundonte n\u00eb Medinen e Ndri\u00e7uar, n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb bukura dhe m\u00eb t\u00eb shtrenjta t\u00eb historis\u00eb s\u00eb njer\u00ebzimit\u2026 (Nuk e di se a u trash\u00ebgua m\u00eb tej brezit t\u00eb Hafizit, a jo, ai zinxhir, por di me siguri se nj\u00eb grupi prej nesh, f\u00ebmij\u00ebt e Hafizit, n\u00eb mosh\u00eb, na u dha rasti t\u00eb kapemi pas nj\u00eb cope t\u00eb vetme t\u00eb mbetur prej tij, duke u b\u00ebr\u00eb shpirt\u00ebrisht pjes\u00eb e tij, me plot krenari dhe nder, n\u00eb gjurm\u00ebt e tradit\u00ebs son\u00eb dhe bardh\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj..!)<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Tash q\u00eb po afron data e sh\u00ebnuar e p\u00ebrkujtimit t\u00eb rihapjes s\u00eb xhamis\u00eb s\u00eb par\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, pas dekadave histerie dhe fortunash t\u00eb pashembullta ateo-komuniste, bashk\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn dat\u00eb, edhe Hafiz Sabri Ko\u00e7i, edhe vet\u00eb dita e 16 n\u00ebntorit 1990, edhe Shkodra, hyn\u00eb se bashku n\u00eb historin\u00eb e lavdis\u00eb s\u00eb shpirtit t\u00eb kombit shqiptar; k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb th\u00ebna prej Hir\u00ebsis\u00eb s\u00eb Tij marrin nj\u00eb vler\u00eb e nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb madhe, para t\u00eb cilave na takon t\u00eb ndalemi n\u00eb respekt, por me plot meditim e gatishm\u00ebri reflektimi!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Fjal\u00ebt e Hafiz Sabri Ko\u00e7it, n\u00eb kontekstet e realiteteve t\u00eb musliman\u00ebve shqiptar\u00eb sot, m\u00eb risjellin n\u00eb v\u00ebmendje eruditin dhe mendimtarin e shquar egjiptian, Shejkh Muhammed El-Gazali, bashk\u00ebkoh\u00ebs i Kryemyftiut ton\u00eb rahmetli.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gazaliu i koh\u00ebs son\u00eb, shkruan: \u201cKa nj\u00eb sulm t\u00eb madh q\u00eb i drejtohet fes\u00eb, pas shpine! \u2026 Rruga q\u00eb kan\u00eb vizatuar p\u00ebr musliman\u00ebt, \u00ebsht\u00eb largimi dhe distancimi nga feja e tyre dhe rregullat e saj, eliminimi i simboleve dhe emblemave! K\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb angazhuarit n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb islame, t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb model, pa ngjyr\u00eb, pa shije dhe pa er\u00eb. Nj\u00eb lloj, q\u00eb nuk njihet p\u00ebr nga identiteti dhe ngjyresa fetare dhe ajo e moralit\u2026!\u201d &#8211; (Shejkh Muhammed El-Gazali, \u201cEl-gazvuth-thekafi jemteddu fi feragina\u201d, botimi i par\u00eb, Kajro, 1998, f. 126)<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Si\u00e7 vihet re, ka nj\u00eb em\u00ebrues t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb dy citimet e lartsh\u00ebnuara; lufta kund\u00ebr Islamit dhe musliman\u00ebve! Frik\u00ebsimi dhe mjegulli i rrug\u00ebtimit solid drejt p\u00ebrgjigjes s\u00eb thirrjes hyjnore: \u201cO ju q\u00eb keni besuar, hyni t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e paqtimit (n\u00eb Islam) dhe mos ndiqni hapat e shejtanit\u2026\u201d \u2013 (El-Bekare: 2018)<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dhe, teksa lexojm\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn e shekujve t\u00eb af\u00ebrt dhe t\u00eb sotmen, v\u00ebrejm\u00eb se format e k\u00ebsaj lufte jan\u00eb t\u00eb llojllojshme: diku politikisht, diku kulturalisht, diku ushtarakisht, diku ekonomikisht, diku historikisht, diku me zjarr e diku me m\u00ebndafsh..!? (M\u00eb e keqja \u00ebsht\u00eb kur n\u00eb thelb t\u00eb l\u00ebvizjeve islame mbillen fidan\u00eb hibrid\u00eb, pa ngjyr\u00eb, pa arom\u00eb, pa shpirt, pa puls, pa nerv, robotik\u00eb, q\u00eb p\u00ebrball\u00eb krijuesve t\u00eb tyre q\u00ebndrojn\u00eb si ushtar\u00eb t\u00eb bindur, pa arsye e logjik\u00eb! K\u00ebta, t\u00eb p\u00ebrkrahur edhe nga politika t\u00eb caktuara, vegjetojn\u00eb t\u00eb qet\u00eb, sado vazhdojn\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb funksionet p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb ku jan\u00eb, si propagandues t\u00eb nj\u00eb Islami \u201cpa yndyr\u00eb\u201d! \u00cbsht\u00eb sprovuar jo pak bota e jon\u00eb islame nga k\u00ebto modele, q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrhapur kudo n\u00eb trupin e ymetit si tumore vdekjeprur\u00ebse!?)<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sot, n\u00eb prag t\u00eb p\u00ebrvjetorit t\u00eb 27-t\u00eb t\u00eb rikujtimit t\u00eb simbolik\u00ebs s\u00eb Hafiz Sabri Ko\u00e7it dhe 16 n\u00ebntorit 1990, ne si musliman\u00eb shqiptar\u00eb e kemi p\u00ebr borxh moral ndaj fes\u00eb dhe kombit, ndaj hoxhallar\u00ebve t\u00eb shkuar, (nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve, ende nuk jan\u00eb studiuar e vler\u00ebsuar si e sa duhet p\u00ebr \u00e7far\u00eb ishin e \u00e7far\u00eb dhan\u00eb, sikurse nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb prezantuar sipas interpretimeve dhe analizave t\u00eb ngushta dhe cunge, n\u00eb duar laik\u00ebsh me matric\u00eb islame krah\u00ebsh!?), ndaj traditave, ndaj shekujve t\u00eb lavdish\u00ebm t\u00eb Hilafetit ton\u00eb, ndaj t\u00eb sotmes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe rinis\u00eb son\u00eb, si dhe ndaj t\u00eb ardhmes; t\u00eb ndalemi e t\u00eb shohim se ku jemi dhe ku po shkojm\u00eb?!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Lexova sonte nj\u00eb citim largpam\u00ebs t\u00eb Kryemyfiut sirian, Hoxh\u00ebs, Shejkh Ahmed Keftaro, kur thoshte n\u00eb nj\u00eb prej ligj\u00ebratave t\u00eb tij: \u201cA e lexojm\u00eb ne sot, Kur\u2019anin, si besimtar\u00eb, a si zullumqar\u00eb? Leximi i besimtar\u00ebve \u00ebsht\u00eb leximi p\u00ebr m\u00ebsim dhe veprim, nd\u00ebrsa ai i zullumqar\u00ebve \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb p\u00ebr lexim sip\u00ebrfaq\u00ebsor, p\u00ebr analiza gramatikore, p\u00ebr regulla texhvidi, p\u00ebr idgamin dhe kalkalen\u00eb\u2026 Prandaj, ne duhet ta lexojm\u00eb Kur\u2019anin si udh\u00ebrr\u00ebfim hyjnor, si urdh\u00ebresa t\u00eb shenjta q\u00eb na drejtohen, p\u00ebr t\u2019i kuptuar dhe praktikuar, p\u00ebr dije dhe zbatim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm n\u00eb jet\u00eb! K\u00ebshtu lexohet Kur\u2019ani!\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, sot, pas 27 vitesh nga ajo thirrje e shtrenjt\u00eb e Hafiz Sabri Ko\u00e7it, thirrje q\u00eb zgjoi nga gjumi letargjik Shkodr\u00ebn, Rozaf\u00ebn, tok\u00ebn e topitur shqipate dhe vullnetet e plog\u00ebshta, t\u00eb vrara moralisht e t\u00eb sakatosura deri n\u00eb mpirje, e kemi p\u00ebr detyr\u00eb karshi k\u00ebsaj date t\u00eb lavdishme historike, q\u00eb sh\u00ebnon Ndryshimin dhe P\u00ebrmbytjen e sprov\u00ebs, t\u00eb pyesim: Ku jemi dhe ku po shkojm\u00eb?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sa peshon sot, emri musliman n\u00eb realitetet shqiptare? Sa peshojn\u00eb musliman\u00ebt me Islamin e tyre t\u00eb kthjell\u00ebt qelibar n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme shqiptare, n\u00eb parlament, n\u00eb politik\u00eb, n\u00eb ekonomi, n\u00eb drejt\u00ebsi, n\u00eb media, n\u00eb kultur\u00eb, n\u00eb kufijt\u00eb e papreksh\u00ebm t\u00eb frym\u00ebs s\u00eb harmonis\u00eb komb\u00ebtare, q\u00eb p\u00ebrkundet n\u00eb djepin e ajeteve kur\u2019anore, haditheve pejgamberike dhe traditave shekullore t\u00eb pikave t\u00eb sh\u00ebndosha t\u00eb referimit ton\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb shekujve e n\u00eb \u00e7do fush\u00eb t\u00eb jet\u00ebs, ku individi musliman \u00ebsht\u00eb i thirrur t\u00eb prodhoj\u00eb mir\u00ebsi, mb\u00ebshtetur n\u00eb pragun e perfeksionit, dashnis\u00eb p\u00ebr v\u00ebllan\u00eb e tij njeri dhe vullnetin p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar jet\u00ebn me Drit\u00ebn e udh\u00ebzimit?!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ku \u00ebsht\u00eb e drejta dhe respektimi i kufijve t\u00eb patoleruesh\u00ebm sot, teksa as nj\u00eb as dy, Islami dhe musliman\u00ebt n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmben, shkelen e etiketohen mjerisht me llagepe, q\u00eb bot\u00ebrisht dihet se nuk u p\u00ebrkasin!?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ku p\u00ebrp\u00ebliten sot, e 27 vite t\u00eb shkuara n\u00eb tymnajat e hirta t\u00eb premtimeve demagoge, pronat vak\u00ebf, e drejta e plot\u00eb e shfryt\u00ebzimit dhe p\u00ebrfitimit legjitim prej tyre n\u00eb rrug\u00ebn e rim\u00ebk\u00ebmbjes s\u00eb merituar t\u00eb aktivitetit dinamik t\u00eb Thirrjes Islame tek ne, nd\u00ebrtimi i institucioneve t\u00eb domosdoshme, (jo t\u00eb izoluara e sektare), p\u00ebr edukimin e rinis\u00eb son\u00eb, (q\u00eb p\u00ebrballet mjerisht me nj\u00eb bombardim kulturor e shpirt\u00ebror), larg ndikimeve kapri\u00e7ioze q\u00eb fryjn\u00eb her\u00eb nga lindja e her\u00eb nga per\u00ebndimi, zhvillimi i arsimit fetar mbi bazat e tradit\u00ebs, jo veshjes me petkun e p\u00ebrul\u00ebsis\u00eb fallce e ndjenj\u00ebs s\u00eb inferioritetit, p\u00ebrfitimi nga shkollat e bot\u00ebs islame, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb diplomuarve t\u00eb urt\u00eb n\u00eb mesin ton\u00eb, p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb strukture t\u00eb fort\u00eb e solide, q\u00eb nuk mund t\u00eb l\u00ebkundet p\u00ebrpara sfidave e p\u00ebrballjeve dinake, nxitja e zhvillimit ekonomik, organizimi p\u00ebrtej dyerve t\u00eb ngushta e t\u00eb mbyllura t\u00eb xhamive plot drit\u00eb, \u00e7lirimi nga ligj\u00ebrimet folklorike e t\u00eb mbushura me mediokritete, plot artificializ\u00ebm, sidomos kur p\u00ebrmenden terma t\u00eb tilla, si: \u201ckombi\u201d, \u201ctoleranca\u201d, \u201charmonia\u201d, q\u00eb d\u00ebgjohen vend e pa vend nga shtatanik\u00eb thatim\u00eb mend\u00ebrisht e intelektualisht, edhe n\u00eb mesin ton\u00eb, duke ia humbur k\u00ebtyre fjal\u00ebve t\u00eb paqta, bukurin\u00eb e natyrshme, forc\u00ebn e kumtimit, madh\u00ebshtin\u00eb e simbolit!?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ku jemi sot, teksa posht\u00eb e p\u00ebrpjet\u00eb, duket sikur na &#8220;udh\u00ebzojn\u00eb&#8221;, si n\u00eb heshtje t\u00eb pakuptueshme drejt pasivitetit dhe inferioritetit n\u00eb mendim, n\u00eb arsyetim e ligj\u00ebrim, n\u00eb veprim t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb e q\u00ebndrime krenare legjitime, n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e urave solide t\u00eb dijes, m\u00ebshir\u00ebs, harmonis\u00eb e dinjitetit, si pjes\u00eb e sh\u00ebndosh\u00eb e aspak e anashkalueshme e shoq\u00ebris\u00eb ku jetojm\u00eb!?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duket, se p\u00ebrtej horizonteve t\u00eb ngushta t\u00eb k\u00ebtij labirinthi, d\u00ebgjohen zhurmat e k\u00ebrcimit t\u00eb shthurrur t\u00eb dikujt q\u00eb deliron n\u00eb vet\u00ebposht\u00ebrim, teksa d\u00ebgjon vargjet e poetit t\u00eb vjet\u00ebr, izoluesh\u00ebm nga bota dhe drita e s\u00eb ardhmes: \u201cM\u00eb jep t\u00eb pij ca gota dhe m\u00eb k\u00ebndo p\u00ebr kujtimin e Sulejm\u00ebs, bjeri kemanes dhe thurr tinguj\u201d..!?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00cbsht\u00eb koh\u00eb zgjimi nga dehja dhe duhmat mbyt\u00ebse t\u00eb rutinave pa drit\u00eb simbolesh dhe thirrje heronjsh, si ato q\u00eb p\u00ebrgatitemi t\u00eb p\u00ebrkujtojm\u00eb pas pak dit\u00ebsh!<\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><strong>Imam Muhamed B. Sytari<\/strong><br \/>\n<em>Myfti i Zon\u00ebs Shkod\u00ebr<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><em>Shkod\u00ebr, m\u00eb 14 n\u00ebntor 2017<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<div class=\"mh-excerpt\"><p>\u201cNeve kemi ken\u00eb t\u2019penguem p\u00ebr pes\u00ebdhjet\u00eb vjet me radh\u00eb! Kemi pas\u00eb frik\u00eb t\u2019themi se ka Zot! Kemi pas\u00eb frik\u00eb t\u2019adhurojm\u00eb t\u00eb Madhin Zot! Kemi pas\u00eb frik\u00eb t\u2019kujtojm\u00eb se ka Barjam dhe Ramazan! Kemi pas\u00eb frik\u00eb <a class=\"mh-excerpt-more\" href=\"https:\/\/muhamedsytari.net\/?p=1779\" title=\"Duke lexuar simbolikat e fjal\u00ebve t\u00eb Hafiz Sabri Ko\u00e7it, Gazaliut dhe Keftaros\u2026\">[&#8230;]<\/a><\/p>\n<\/div>","protected":false},"author":1,"featured_media":1780,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-1779","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1779","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1779"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1779\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":1781,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1779\/revisions\/1781"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1780"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1779"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1779"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1779"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}