{"id":2318,"date":"2019-09-12T21:20:45","date_gmt":"2019-09-12T21:20:45","guid":{"rendered":"http:\/\/muhamedsytari.net\/?p=2318"},"modified":"2019-09-15T21:25:44","modified_gmt":"2019-09-15T21:25:44","slug":"sytari-me-shume-jam-ndikuar-nga-vehbi-s-gavoci-ja-mesazhet-e-tij-per-rinine-identitetin-dhe-haxhin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/muhamedsytari.net\/?p=2318","title":{"rendered":"Sytari: M\u00eb shum\u00eb jam ndikuar nga Vehbi S. Gavo\u00e7i; ja mesazhet e tij p\u00ebr rinin\u00eb, identitetin dhe haxhin"},"content":{"rendered":"\r\n<p style=\"text-align: justify;\">Redaksia e\u00a0<a href=\"https:\/\/www.foldrejt.com\/\">FOLDREJT<\/a>\u00a0ka arritur t\u00eb intervistoj\u00eb nj\u00ebrin nd\u00ebr imam\u00ebt m\u00eb me ndikim n\u00eb trevat shqiptare. Myftiun e Shkodr\u00ebs, Muhamed B. Sytari. Ai na flet p\u00ebr haxhin, q\u00eb mbledh s\u00ebbashku grupe t\u00eb panum\u00ebrta shoq\u00ebrore, q\u00eb n\u00eb vendet nga kan\u00eb ardhur mund t\u00eb ken\u00eb f\u00ebrkime, por nuk ndodh asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb atmosfer\u00ebn e Haxhit. Kur kujtojm\u00eb burrat e m\u00ebdhenj t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs shqiptare, Sytari shpreh keqardhje q\u00eb bijt\u00eb e tyre sot udh\u00ebheqen nga nj\u00eb klas\u00eb politike q\u00eb ka pranuar me pompozitet gjuh\u00ebn e \u201cintegrimit t\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d, sepse shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb Bes\u00ebs, n\u00ebse nuk devijojn\u00eb nga tabani i identitetit t\u00eb tyre!<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Foldrejt.com: Desh\u00ebm ta fillojm\u00eb me nj\u00eb pyetje rreth kushtit t\u00eb pest\u00eb t\u00eb Islamit. \u00c7far\u00eb ju la p\u00ebrshtypje nga Haxhi i fundit?<\/strong><\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Muhamed B.Sytari<\/strong>: Fillimisht ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr interesimin tuaj dhe dashamir\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvilluar k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb.<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjes tuaj, fillimisht dua t\u00eb theksoj se Islami \u00ebsht\u00eb f\u00e9 e nd\u00ebrtuar mbi themele t\u00eb forta, q\u00eb e mbajn\u00eb njeriun t\u00eb lidhur p\u00ebrher\u00eb me Zotin e tij, sikurse e nxisin n\u00eb vazhdim\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb shembull i m\u00ebk\u00ebmb\u00ebsit real t\u00eb Krijuesit t\u00eb gjith\u00ebsis\u00eb mbi tok\u00eb.<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb fjal\u00eb t\u00eb tjera, n\u00eb themelet e Islamit gjendet e mish\u00ebruar shum\u00eb mir\u00eb\u00a0<em>thirrja p\u00ebr t\u00eb respektuar dhe ndjekur urdh\u00ebrin e Zotit dhe nxitja p\u00ebr t\u00eb m\u00ebshiruar krijesat e Tij<\/em>.<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">Nga k\u00ebtu, edhe eksperiencat e udh\u00ebtimit t\u00eb Haxhit sillen rreth k\u00ebtij p\u00ebrkufizimi t\u00eb dal\u00eb nga hulumtimet dhe studimet e thella t\u00eb fes\u00eb islame. Nuk \u00ebsht\u00eb krejt e leht\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledh\u00ebsh p\u00ebrshtypjet e Haxhit me pak fjal\u00eb. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb Haxhit t\u00eb vjetsh\u00ebm shkrova nj\u00eb lib\u00ebr q\u00eb e titullova: \u201cLebbejke..!\u201d, q\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pik\u00eb e mir\u00eb referimi p\u00ebr leximin dhe perceptimin e k\u00ebtij udh\u00ebtimi dhe adhurimeve q\u00eb lidhen me t\u00eb.<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">Sivjet (sikurse edhe m\u00eb par\u00eb), m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje dhe m\u00eb mbush me shpres\u00eb dhe mir\u00ebsi fryma e v\u00ebllaz\u00ebrimit dhe bashk\u00ebpunimit n\u00eb mesin e njer\u00ebzve, mir\u00ebkuptimi dhe toleranca e d\u00ebshmuar n\u00eb krejt hapat e k\u00ebtij adhurimi, q\u00eb mbledh mbi 2 a 3 milion njer\u00ebz nga mbar\u00eb bota n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr kohore.<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">Ke parasysh, jan\u00eb grupe t\u00eb panum\u00ebrta shoq\u00ebrore, q\u00eb vijn\u00eb nga lindja e per\u00ebndimi, duke mbartur me vete kultura e tradita, zakone e sjellje, q\u00eb mund edhe t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyr\u00eb n\u00eb shfaqjen e ndasive, konflikteve a f\u00ebrkimeve n\u00eb mesin e tyre, por nuk ndodh k\u00ebshtu n\u00eb atmosfer\u00ebn e Haxhit. Asnj\u00ebher\u00eb nuk ndodh!<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">I sheh njer\u00ebzit t\u00eb shkrir\u00eb n\u00eb NJ\u00cb, aty p\u00ebrpara Qabes s\u00eb Madhnueshme, duke u lutur e duke k\u00ebrkuar m\u00ebshir\u00ebn e All-llahut. Ndihmohen n\u00eb mes vete, shk\u00ebmbejn\u00eb buz\u00ebqeshje e lutje, i lirojn\u00eb vendin nj\u00ebri-tjetrit, shp\u00ebrndajn\u00eb mir\u00ebsi e paqe, pa fund! \u00cbsht\u00eb nj\u00eb pamje e mrekullueshme, gati-gati n\u00eb kufirin mes reales dhe ireales!<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">I sheh t\u00eb t\u00ebrhequr drejt drit\u00ebs s\u00eb besimit, t\u00eb cilin e d\u00ebshmojn\u00eb pa ndrojtje e pa siklete, teksa luten e renden n\u00eb tavafet e tyre, si grupet e zogjve q\u00eb shtegtojn\u00eb nga nj\u00eb vend n\u00eb tjetrin n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb siguris\u00eb, klim\u00ebs s\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr jet\u00eb e p\u00ebr t\u00eb ruajtur trash\u00ebgimin\u00eb e jet\u00ebs.<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">Edhe haxhiler\u00ebt, teksa sillen n\u00eb tavaf, sikur i japin bes\u00ebn All-llahut t\u00eb Madh\u00ebruar p\u00ebr t\u00eb vazhduar t\u00eb jen\u00eb njer\u00ebz besimtar\u00eb, m\u00ebshirues, nd\u00ebrtues t\u00eb jet\u00ebs, p\u00ebrhap\u00ebs t\u00eb paqes, t\u00eb bardh\u00eb\u00a0n\u00eb zem\u00ebr e sjellje, si ngjyra e rrob\u00ebs q\u00eb kan\u00eb veshur, t\u00eb zotuar e me vullnet t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndjekur gjurm\u00ebt e Hz. Ibrahimit (a.s.), njeriut me besim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm e me karakter t\u00eb fort\u00eb, q\u00eb nuk u p\u00ebrkul p\u00ebrpara asgj\u00ebje n\u00eb jet\u00eb; as dhun\u00ebs, as persekutimit, as vet\u00eb shejtanit!<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje t\u00eb madhe, momenti kur njer\u00ebzit afrohen tek vendi i quajtur: \u201cRukni Jemani\u201d, prej ku p\u00ebrs\u00ebrisin n\u00eb vazhdim\u00ebsi ajetin kur\u2019anor: \u201cZoti yn\u00eb na jep t\u00eb mira n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb dhe t\u00eb mira n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrtejme dhe na mbro nga d\u00ebnimi i zjarrit\u201d!<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">Ky moment m\u00eb jep nj\u00eb shije t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, sepse t\u00eb gjith\u00eb lutemi q\u00eb Zoti t\u00eb na jap\u00eb t\u00eb mira n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb, poashtu edhe n\u00eb tjetr\u00ebn. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, Kur\u2019ani na frym\u00ebzon dhe na th\u00ebrret q\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb dije, qoft\u00eb n\u00eb shkenc\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb ekonomi, qoft\u00eb n\u00eb moral, qoft\u00eb n\u00eb humaniz\u00ebm, qoft\u00eb n\u00eb garancin\u00eb q\u00eb dhurojm\u00eb me sjelljet dhe veprat tona, qoft\u00eb n\u00eb modelet pozitive q\u00eb japim n\u00eb jet\u00eb, secili n\u00eb fush\u00ebn e tij.<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">K\u00ebshtu duhet ta kuptojm\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ajetit. Nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuese e pjes\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se, n\u00ebse un\u00eb si besimtar musliman e kam jetuar jet\u00ebn time duke u ruajtur nga devijimi dhe shthurrja, nga imoraliteti dhe padija, nga ekstremizmi dhe dhuna, nga arroganca dhe padrejt\u00ebsia dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht kam nd\u00ebrtuar vlera dhe mir\u00ebsi n\u00ebp\u00ebrmjet pozit\u00ebs ku m\u00eb ka vendosur Zoti n\u00eb jet\u00eb (k\u00ebtu mund t\u00eb paramendosh me dhjetra e qindra profesione), at\u00ebher\u00eb rrug\u00ebtimi im \u00ebsht\u00eb drejt xhenneteve t\u00eb All-llahut, p\u00ebr t\u00eb cilat i lutem q\u00eb t\u00eb m\u00eb b\u00ebj\u00eb pjes\u00eb e tyre! Nj\u00eb njeri q\u00eb k\u00ebrkon \u201ct\u00eb mira n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrtejme dhe na mbro nga d\u00ebnimi i zjarrit\u201d, nuk mund t\u00eb arrij\u00eb k\u00ebt\u00eb grad\u00eb e shp\u00ebrblim, pa e d\u00ebshmuar veten n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb si t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr xhennetet e Zotit t\u00eb tij! Pra, ky moment \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkujtim i mir\u00eb p\u00ebr t\u2019u kthyer nga Zoti.<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb vijn\u00eb nd\u00ebr mend k\u00ebtu m\u00ebsimet e Hoxh\u00ebs ton\u00eb rahmetli, kryemyftiut t\u00eb Siris\u00eb, Shejkh Ahmed Keftaro, q\u00eb thoshte: \u201cKthimi tek All-llahu nuk \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb q\u00eb e themi, si zgjidhje e realiteteve tona! Kthimi tek All-llahu do t\u00eb thot\u00eb kalim nga injoranca n\u00eb dije, transferim nga p\u00ebr\u00e7arja n\u00eb nj\u00ebsim, kthim nga armiq\u00ebsia dhe urrejtja n\u00eb dashamir\u00ebsi dhe dashuri! P\u00ebrderisa armiq\u00ebsit\u00eb, urrejtja, veprat e ul\u00ebta, p\u00ebrgojimi, g\u00ebnjeshtra dhe sjellja e keqe ndodhen n\u00eb mes nesh, kjo do t\u00eb thot\u00eb se, kthimi yn\u00eb tek All-llahu \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb \u00ebnd\u00ebrrimtare: \u201c\u2026 ata nuk ndjekin tjet\u00ebr vet\u00ebm se hamend\u00ebsime, e hamend\u00ebsimi nuk vlen asgj\u00eb ndaj s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs!\u201d.<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00ebse duam kthimin e v\u00ebrtet\u00eb tek All-llahu, detyrim e kemi t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb shkencat e ndryshme, t\u00eb spikasim n\u00eb veprat q\u00eb kryejm\u00eb, t\u00eb lart\u00ebsohemi me sjelljen ton\u00eb, me p\u00ebrkushtim e korrekt\u00ebsi, si dhe me sinqeritet ndaj All-llahut; fshehtas dhe haptas! All-llahu i Madh\u00ebruar thot\u00eb n\u00eb Kur\u2019anin Fam\u00eblart\u00eb: \u201cAta q\u00eb nuk besuan, shpenzojn\u00eb pasurin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb penguar nga rruga e All-llahut.\u201d. Po musliman\u00ebt, a e shpenzojn\u00eb pasurin\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebzuar nga All-llahu?\u201d.<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Foldrejt.com: N\u00eb lidhje me shqiptar\u00ebt me maxhoranc\u00eb muslimane dhe me vendndodhjen e tyre n\u00eb per\u00ebndim. Si e shihni identitetin e sot\u00ebm shqiptar?<\/strong><\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Muhamed B.Sytari<\/strong>: Fillimisht, m\u00eb duhet t\u00eb ndalem tek kjo pyetje e t\u00eb shpjegoj se, p\u00ebrgjat\u00eb historis\u00eb, identiteti islam i shqiptar\u00ebve ka qen\u00eb p\u00ebrher\u00eb nj\u00eb element qytet\u00ebrues dhe nj\u00eb kart\u00eb identiteti e past\u00ebr e dinjitoze, n\u00ebp\u00ebrmjet s\u00eb cil\u00ebs shqiptar\u00ebt jan\u00eb njohur kudo n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb si njer\u00ebz t\u00eb urt\u00eb, t\u00eb qytet\u00ebruar e kontribues t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb mbrojtjen e vlerave dhe p\u00ebrhapjen e tyre.<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">Mos t\u00eb harrojm\u00eb se p\u00ebr shekuj e shekuj, arnaut\u00ebt kan\u00eb drejtuar bot\u00ebn. Kan\u00eb qen\u00eb ministra e kyeministra, dijetar\u00eb e shkenc\u00ebtar\u00eb, artist\u00eb e ushtarak\u00eb, arkitekt\u00eb e udh\u00ebheq\u00ebs me fam\u00eb bot\u00ebrore, q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb madh edhe n\u00eb p\u00ebrhapjen e drit\u00ebs s\u00eb dijes e qytet\u00ebrimit, edhe n\u00eb bot\u00ebn per\u00ebndimore.<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst nuk duhet t\u00eb harrojm\u00eb emra t\u00eb ndritur, si: Gjedik Ahmet Pasha, Ahmet Pash\u00eb Dukagjini, Lutfi Pasha, Koxha Sinan Pasha (pes\u00eb her\u00eb kryeminist\u00ebr i Perandoris\u00eb Osmane), Haxhi Halil Pash\u00eb Shqiptari, Arkitekt Sinani, Gjeneral Hajredin Barbarosa, Hoxha Tahsini, Sami Frash\u00ebri, Nezim Frakulla, etj.<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">Jan\u00eb emra t\u00eb shumt\u00eb kryeministrash, gjeneral\u00ebsh, shkenc\u00ebtar\u00ebsh, poet\u00ebsh, mendimtar\u00ebsh e udh\u00ebheq\u00ebsish shpirt\u00ebror\u00eb, q\u00eb p\u00ebrhap\u00ebn vlera kudo n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb!<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur i kthehesh k\u00ebsaj historie t\u00eb lavdishme dhe d\u00ebgjon sot, sa djathtas-majtas thirrje p\u00ebr \u201cintegrimin e shqiptar\u00ebve\u201d, ndjej nj\u00eb keqardhje t\u00eb madhe se p\u00ebrse lidershipi politik dhe klasa intelektuale shqiptare e pranon k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb komunikimi me kombin e k\u00ebtyre burrave t\u00eb m\u00ebdhenj, q\u00eb edhe Evrop\u00ebs i dhan\u00eb drit\u00eb e dije, past\u00ebrti e qytet\u00ebrim!?<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">Ne nuk kemi nevoj\u00eb t\u00eb integrohemi, jemi t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb mesin e popujve e kombeve, sepse kemi vlerat dhe historin\u00eb ton\u00eb, trash\u00ebgojm\u00eb nj\u00eb histori t\u00eb madhe, q\u00eb nuk duhet t\u00eb lejojm\u00eb t\u00eb na mbulohet e t\u00eb na largohet nga v\u00ebmendja, sipas orkeseve dhe propagandave q\u00eb e duan kombin ton\u00eb, k\u00ebtu ku ndodhet sot, fatkeq\u00ebsisht!<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">Prandaj, sa her\u00eb q\u00eb p\u00ebrmendet Islami, shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb ndjehen krenar\u00eb; musliman\u00ebt dhe t\u00eb krishter\u00ebt e tyre, sepse fal\u00eb udh\u00ebzimeve dhe m\u00ebsimeve t\u00eb k\u00ebtij Islami burimor, krejt pakicat fetare jan\u00eb respektuar dhe u jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejta edhe mbi t\u00eb drejtat e musliman\u00ebve, gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn d\u00ebshmojn\u00eb faktet historike.<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">Mos t\u00eb harrojm\u00eb se musliman\u00ebt shqiptar\u00eb ishin strehuesit e hebrenjve n\u00eb momente shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr jet\u00ebn e tyre, gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb bot\u00ebrore! Sepse musliman\u00ebt jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb Bes\u00ebs. Sepse shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb Bes\u00ebs, n\u00ebse nuk devijojn\u00eb nga tabani i identitetit t\u00eb tyre!<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrsa ajo q\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb sot, sidomos nga politikan\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, kur flasin p\u00ebr identitetin dhe fet\u00eb, k\u00ebshilla ime p\u00ebr ta do t\u00eb ishte: Mos e fetarizoni politik\u00ebn dhe mos fusni hund\u00ebt n\u00eb diskursin fetar nga pozita e politik\u00ebs, sepse \u00e7aloni dhe humbisni vler\u00ebn e pozit\u00ebs q\u00eb ju\u00a0\u00a0takon; bini nga syri dhe humbni pesh\u00ebn e pozit\u00ebs!<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">Ne jemi musliman\u00eb, aq sa jemi, sikurse dikush tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb i krishter\u00eb, aq sa \u00ebsht\u00eb! Ne bashk\u00ebjetojm\u00eb p\u00ebr mekulli, p\u00ebrderisa respektojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrin mbi baza sinqeriteti dhe p\u00ebrderisa nuk lejojm\u00eb t\u00eb biem n\u00eb batakun e servilizmit t\u00eb politikave t\u00eb lartp\u00ebrmendura, q\u00eb fetarizojn\u00eb politik\u00ebn n\u00eb d\u00ebm t\u00eb kombit, t\u00eb sotmes dhe t\u00eb ardhmes s\u00eb tij!<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Foldrejt.com: N\u00eb koh\u00ebn e monizmit shqiptar\u00ebt privoheshin nga besimi, kurse sot n\u00eb liri shohim nj\u00eb trend n\u00eb rritje t\u00eb largimit t\u00eb njer\u00ebzve nga feja. P\u00ebrse ndodh ky fenomen?<\/strong><\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Muhamed B.Sytari<\/strong>: Do ta ndaj n\u00eb dy pjes\u00eb pyetjen tuaj. Fillimisht p\u00ebrsa i p\u00ebrket t\u00eb kaluar\u00ebs n\u00eb diktatur\u00eb, ka d\u00ebshmi t\u00eb shumta se si gjysh\u00ebrit e baballar\u00ebt tan\u00eb e ruajt\u00ebn besimin dhe moralin e tyre, pavar\u00ebsisht se nuk ishte aspak e leht\u00eb t\u00eb ruheshin disa ekuilibra n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb, kur frika, imponimi dhe angazhimi i njer\u00ebzve me nj\u00eb sistem t\u00eb ri jete, sa vinte e rritej. Shto k\u00ebtu edhe mbylljen hermetike t\u00eb vendit dhe varf\u00ebrimin e individit dhe shoq\u00ebris\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb klase t\u00eb caktuar, sikurse dihet tashm\u00eb.<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, njer\u00ebzit nuk e lan\u00eb agj\u00ebrimin fshehtas, nuk e lan\u00eb m\u00ebsimin e sureve t\u00eb shkurtra, nuk e lan\u00eb frik\u00ebn e Zotit n\u00eb pun\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnie me njer\u00ebzit, pavar\u00ebsisht se sistemi ateist nxori femr\u00ebn nga sht\u00ebpia, shkat\u00ebrroi familjen, futi alkoolin dhe haramet n\u00eb ushqim e pije, p\u00ebrhapi g\u00ebnjeshtr\u00ebn dhe mashtrimin, luftoi fen\u00eb dhe shkat\u00ebrroi infrastruktur\u00ebn e saj, por jo vet\u00ebm. Pra, minosi bazamentet e vlerave dhe jet\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtuar mbi past\u00ebrtin\u00eb dhe dashnin\u00eb e Zotit!<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">Nga ana tjet\u00ebr sot, mendoj se ka dy v\u00ebshtrime t\u00eb gjendjes s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare n\u00eb raport me fen\u00eb. E para \u00ebsht\u00eb dyndja e rinis\u00eb drejt xhamive dhe besimit, fakt q\u00eb e d\u00ebshmojm\u00eb dit\u00eb pas dite n\u00eb aktivitetin ton\u00eb fetar dhe thirrjen ton\u00eb p\u00ebr ruajtjen e identitetit, trash\u00ebgimis\u00eb historike dhe gjurm\u00ebt qytet\u00ebruese t\u00eb baballar\u00ebve. E d\u00ebshmojm\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e xhuma, n\u00eb dit\u00ebn e bajramit, n\u00eb muajin Ramazan, n\u00eb udh\u00ebtimet p\u00ebrher\u00eb n\u00eb rritje drejt vendeve t\u00eb shenjta p\u00ebr kryerjen e Umres dhe Haxhit, n\u00eb rritjen e numrit t\u00eb xhamive t\u00eb reja, p\u00ebrher\u00eb n\u00eb shtim, por jo vet\u00ebm.<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">E dyta \u00ebsht\u00eb propaganda e madhe islamofobe, q\u00eb lidhet edhe me ngjarje t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb ndodhura n\u00eb per\u00ebndim dhe gjendja aktuale e bot\u00ebs arabe dhe islame.<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">Pra, kemi n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb v\u00ebrshojn\u00eb drejt fes\u00eb s\u00eb tyre, sikurse kemi edhe nj\u00eb propagand\u00eb dinake dhe t\u00eb pamoralshme kund\u00ebr Islamit dhe musliman\u00ebve. Dhe n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebsaj propagande devijuese shohim dhe lexojm\u00eb emra t\u00eb vjet\u00ebr prej sh\u00ebrbestar\u00ebve besnik\u00eb t\u00eb oborrit t\u00eb diktatur\u00ebs fam\u00ebkeqe, si dhe bij t\u00eb tyre besnik\u00eb, q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb vegjetojn\u00eb e t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb spikasin n\u00eb mediumet e ndryshme mediatike dhe rrjetet sociale me k\u00ebt\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb sot, trend i koh\u00ebs; islamofobia! P\u00ebr k\u00ebta kemi m\u00ebshir\u00eb dhe lutemi t\u2019i udh\u00ebzoj\u00eb Zoti drejt m\u00ebshir\u00ebs dhe drit\u00ebs\u00a0\u00a0s\u00eb Tij!<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb, sikurse shkruan edhe dijetari i shquar bashk\u00ebkohor, Dr. Muhammed Ratib En-Nabulsi n\u00eb tefsirin e tij t\u00eb Kur\u2019anit: \u201cNjeriu m\u00eb ahmak dhe m\u00eb budalla, \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb hyn n\u00eb nj\u00eb hendek prej ku sulmon dhe kund\u00ebrshton t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn!? Sa njer\u00ebz n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb jan\u00eb munduar ta shuajn\u00eb Islamin dhe ta eliminojn\u00eb at\u00eb; vdiq\u00ebn e shkuan dhe Islamin vazhdon\u201d e do t\u00eb vazhdoj\u00eb!<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cKa nj\u00eb sulm t\u00eb madh q\u00eb i drejtohet fes\u00eb, pas shpine! \u2026 Rruga q\u00eb kan\u00eb vizatuar p\u00ebr musliman\u00ebt, \u00ebsht\u00eb largimi dhe distancimi nga feja e tyre dhe rregullat e saj, eliminimi i simboleve dhe emblemave! K\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb angazhuarit n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb islame, t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb model, pa ngjyr\u00eb, pa shije dhe pa er\u00eb. Nj\u00eb lloj, q\u00eb nuk njihet p\u00ebr nga identiteti dhe ngjyresa fetare dhe ajo e moralit\u2026!\u201d, si\u00e7 shkruan Shejkh Muhammed Gazaliu, rahmet past\u00eb.<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Foldrejt.com: \u00c7far\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie ka Hafiz Sabri Ko\u00e7i p\u00ebr Shkodr\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/strong><\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Muhamed B.Sytari<\/strong>: Hafiz Sabri Ko\u00e7i i p\u00ebrket brezit t\u00eb fundit t\u00eb talebeve t\u00eb hoxhallar\u00ebve t\u00eb shquar shkodran\u00eb, si: H. Muhamed Bekteshi, H. Sheuqet Bori\u00e7i, H. Esat Myftija, etj.<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">Ai ishte pjes\u00eb e grupit t\u00eb fundit t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 15 student\u00eb, q\u00eb mor\u00ebn ixhazet nga H. Muhamed Bekteshi n\u00eb vitin 1952 dhe nis\u00ebn rrug\u00ebn e thirrjes, si imam\u00eb n\u00eb xhami t\u00eb ndryshme, kryesisht n\u00eb fshatrat e Shkodr\u00ebs, por n\u00eb mes tyre kishte edhe nga Tetova, Ulqini, Elbasani, etj.<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas daljes s\u00eb tij nga burgu, n\u00eb prag t\u00eb r\u00ebnies n\u00eb dukje t\u00eb diktatur\u00ebs, u thirr t\u00eb ishte n\u00eb krye t\u00eb besimtar\u00ebve musliman\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb e famshme t\u00eb dat\u00ebs 16 n\u00ebntor 1990, te xhamia e Plumbit, ku qytetar\u00ebt e Shkodr\u00ebs e d\u00ebshmuan veten se besimi ishte aty, n\u00eb zemrat e tyre, si fara e strukur n\u00eb thell\u00ebsin\u00eb e tok\u00ebs, q\u00eb mjafton pak uj\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb nxjerr\u00eb kok\u00ebn n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb diellit e jet\u00ebs!<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">Aty mbajti edhe fjalimin e tij t\u00eb famsh\u00ebm dhe drejtoi t\u00eb xhuman\u00eb e par\u00eb masive, pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit, a n\u00eb grahmat e tij t\u00eb fundit.<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">E kam para syve fjal\u00ebn e tij, sidomos kur thot\u00eb: \u201cNeve kemi ken\u00eb t\u2019penguem p\u00ebr pes\u00ebdhjet\u00eb vjet me radh\u00eb! Kemi pas\u00eb frik\u00eb t\u2019themi se ka Zot! Kemi pas\u00eb frik\u00eb t\u2019adhurojm\u00eb t\u00eb Madhin Zot! Kemi pas\u00eb frik\u00eb t\u2019kujtojm\u00eb se ka Barjam dhe Ramazan! Kemi pas\u00eb frik\u00eb se ka Net\u00eb t\u2019Mira e t\u00eb tjera! Kjo qe nji prov\u00eb! Qe nji prov\u00eb e fort\u00eb p\u00ebr me v\u00ebrtetue sesa e thell\u00eb asht dashtunija e Zotit tek krijesat e Veta!\u201d.<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">Ishte dhe mbeti simbol i spikatur, p\u00ebr t\u2019u studiuar e p\u00ebr t\u2019u v\u00ebn\u00eb n\u00eb peshore, p\u00ebr rolin e tij n\u00eb ringritjenve struktur\u00ebs s\u00eb Komunitetit Mysliman t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr ecurin\u00eb e aktivitetit fetar dhe atij humanitar n\u00eb dit\u00ebt e drejtimit t\u00eb tij, deri sa u largua nga kjo bot\u00eb i rrethuar nga mir\u00ebnjohja dhe nderimi i t\u00eb gjith\u00ebve!<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Foldrejt.com: Nga cil\u00ebt imam\u00eb shqiptar\u00eb ju m\u00eb shum\u00eb jeni ndikuar, ose ju kan\u00eb l\u00ebn\u00eb mbresa?<\/strong><\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Muhamed B.Sytari<\/strong>: Pa dyshim n\u00eb krye q\u00ebndron Zot\u00ebria im,\u00a0<strong>H. Vehbi S. Gavo\u00e7i<\/strong>, Hoxha i zemr\u00ebs dhe Njeriu i bardh\u00eb, t\u00eb cilin Zoti i gjith\u00ebsis\u00eb e d\u00ebrgoi n\u00eb mesin ton\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, menj\u00ebher\u00eb pas vitit 1990, p\u00ebr t\u00eb na nxjerr\u00eb nga err\u00ebsira n\u00eb drit\u00eb, p\u00ebr t\u00eb na kujtuar bes\u00ebn e shekujve, p\u00ebr t\u00eb na zgjuar nga hutimi e nga gjendja e d\u00ebshp\u00ebruar ku ndodhej kombi n\u00eb ato koh\u00eb!<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00cbsht\u00eb pa dyshim nj\u00eb nd\u00ebr shqiptar\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb shekullit 20, si dhe dijetari m\u00eb i spikatur shqiptar n\u00eb bot\u00ebn islame, q\u00eb dha nj\u00eb kontribut t\u00eb madh n\u00eb ruajtjen e tradit\u00ebs s\u00eb pasur hanefite, por edhe si nj\u00eb shkollar i afirmuar gjithandej n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb!<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">Sado t\u00eb flas e t\u00eb shkruaj p\u00ebr Zotnin\u00eb e tij, nuk i dal borxhit, p\u00ebr mir\u00ebsit\u00eb e tij ndaj nesh, f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij, k\u00ebrkuesve t\u00eb dijes, student\u00ebve t\u00eb par\u00eb t\u00eb teologjis\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pas vitit 1990!<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb ver\u00ebn e vitit 2002, pata mir\u00ebsin\u00eb t\u00eb rrij p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb me Hafiz Sabri Ko\u00e7in. Ishim vet\u00ebm p\u00ebr vet\u00ebm. At\u00eb dit\u00eb e pyeta edhe p\u00ebr Hoxh\u00ebn, H. Vehbi S. Gavo\u00e7i. Nd\u00ebr t\u00eb tjera m\u00eb tha: \u201cAi ka kontribuar p\u00ebr musliman\u00ebt shqiptar\u00eb me literatur\u00eb t\u00eb ndryshme edhe para ndryshimeve demokratike n\u00eb vendin ton\u00eb. Asokohe ka b\u00ebr\u00eb disa botime me shum\u00eb vler\u00eb p\u00ebr kosovar\u00ebt. Megjithat\u00eb, ka pasur shum\u00eb pengesa dhe e kan\u00eb d\u00ebmtuar shum\u00eb her\u00eb! Jasht\u00eb atdheut e kam takuar dhe ishte shum\u00eb i devotsh\u00ebm dhe pun\u00ebtor. Ka grumbulluar rreth vete f\u00ebmij\u00eb, burra e gra, duke mbajtur biseda, vasa e ligj\u00ebrata t\u00eb ndryshme, si e si ky popull t\u00eb kthehet nga Zoti e feja. Gjithmon\u00eb kam kujtim t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb\u2026 N\u00eb aspektin e ndihmes\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb literatur\u00eb fetare, Shejkh Vehbiu ka qen\u00eb jeta e Komunitetit Musliman Shqiptar! Veprat e tija t\u00eb shumta, n\u00eb nj\u00eb ambient t\u00eb dominuar nga injoranca fetare dhe mungesa e intelektual\u00ebve islam\u00eb, ishin jet\u00eb! Ai e kishte kapur damarin aty, ku duhej. Ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb madh p\u00ebr ne, saq\u00eb ia kam zili atyre q\u00eb jan\u00eb njohur dhe kan\u00eb bashk\u00ebpunuar q\u00eb her\u00ebt me t\u00eb\u2026\u201d.<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">Pastaj, dua t\u00eb p\u00ebrmend eruditin e pashoq,\u00a0<strong>Shejkh Shuajb Arnautin<\/strong>, rahmet past\u00eb. Nj\u00eb dijetar i spikatur, sidomos n\u00eb l\u00ebmin\u00eb e verifikimit t\u00eb haditheve t\u00eb Resulull-llahut (a.s.). Veprat e studiuara, verifikuara e shpjeguara prej tij kalojn\u00eb kufijt\u00eb e logjikes, sidomos kur p\u00ebrmendim: verifikimin e Sahihul-Bukhariut (24 v\u00ebllime), verifikimin e Sunen Ebi Davud (7 v\u00ebllime), verifikimin e Sunen Ebi Maxheh (5 v\u00ebllime), verifikimin e El-Xhamiul-Kebir t\u00eb Imam Tirmidhiut (6 v\u00ebllime), verifikimin e Musnedit t\u00eb Imam Ahmedit (44 v\u00ebllime), etj.<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">Kam pasur rast ta takoj e t\u00eb marr ixhazet prej dor\u00ebs s\u00eb Zotnis\u00eb s\u00eb tij. Rahmet past\u00eb, sa njeri i madh dhe i thjesht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht q\u00eb ishte!<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">Do t\u00eb p\u00ebrmend edhe disa emra t\u00eb nderuar, pa hyr\u00eb n\u00eb detaje t\u00eb aktivitetit t\u00eb tyre, q\u00eb e kam hulumtuar dhe vazhdoj ta studioj. Jan\u00eb burra t\u00eb m\u00ebdhenj, q\u00eb i vler\u00ebsoj dhe i kam pika referimi n\u00eb aktivitetin dhe pun\u00ebn time.<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">K\u00ebtu mund p\u00ebrmend hoxhallar\u00ebt e nderuar: H. Sulejman Gavo\u00e7i, H. Jusuf K\u00eblmendi, H. Ibrahim Kaduku, H. Ibrahim Repishti, Sheh Qazim Hoxha, H. Muhamed Bekteshi, H. Ali Kraja, H. Ali Kor\u00e7a, H. Ymer Bakalli, H. Ibrahim Dalliu, Salih ef. Myftia, Imam Vehbi Ismaili, etj.<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">Ishin burra t\u00eb ditur, fetar\u00eb t\u00eb shquar, atdhetar\u00eb t\u00eb sprovuar, humanist\u00eb t\u00eb lindur, fener\u00eb t\u00eb harmonis\u00eb fetare e komb\u00ebtare!<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Foldrejt.com: N\u00eb fund, \u00e7far\u00eb k\u00ebshille i jepni t\u00eb rinjve, q\u00eb shpesh jan\u00eb mes pesimizmit dhe k\u00ebrkimit t\u00eb shpres\u00ebs n\u00eb BE dhe ShBA?<\/strong><\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Muhamed B.Sytari<\/strong>: T\u00eb rinjt\u00eb jan\u00eb bekim p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb! T\u00eb rinjt\u00eb jan\u00eb amaneti i Resulull-llahut (a.s.) dhe duhet t\u00eb kemi shum\u00eb kujdes p\u00ebr ta, t\u00eb mos i l\u00ebm\u00eb pas dore, t\u00eb ulemi p\u00ebrher\u00eb me ta, t\u00eb marrim e t\u00eb japim, t\u00eb dialogojm\u00eb e t\u00eb kemi p\u00ebrher\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje fjal\u00ebn e urt\u00eb t\u00eb Hz. Aliut, q\u00eb thoshte: \u201cEdukoni f\u00ebmij\u00ebt tuaj me nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ndryshe nga \u00e7\u2019jeni edukuar, sepse ata jan\u00eb krijuar n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb, ndryshe nga koha juaj\u201d. K\u00ebtu hyn edhe rinia. Sidomos rinia!<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">K\u00ebshilla ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb mos ta humbin asnj\u00ebher\u00eb shpres\u00ebn n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn dhe bekimet e All-llahut, i Cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrher\u00eb me ata q\u00eb e duan dhe rrug\u00ebtojn\u00eb drejt dashnis\u00eb s\u00eb Tij, duke mos u frik\u00ebsuar nga hendeqet e shejtanit dhe vesveset e tij, si: frika p\u00ebr pasurin\u00eb, jetes\u00ebn, kushtet ekonomike, kushtet sociale, nd\u00ebrtimin e familjes, trash\u00ebgimin e jet\u00ebs, etj.<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">Besimtari nuk ka frik\u00eb n\u00eb jet\u00eb. Frika \u00ebsht\u00eb e pakuptueshme, kur zemra \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrtuar me besim dhe e rrethuar me dashnin\u00eb e Zotit. Aty nuk ka frik\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb dhe prej asgj\u00ebje! Sepse \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e Zotit, i Cili na ka nxitur t\u00eb punojm\u00eb shum\u00eb, t\u00eb mos b\u00ebhemi dembel\u00eb, t\u00eb lodhemi shum\u00eb e t\u00eb flem\u00eb pak, t\u00eb shfryt\u00ebzojm\u00eb rinin\u00eb, forcat mendore, shpirt\u00ebrore e fizike, sh\u00ebndetin e koh\u00ebn e lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur sa m\u00eb lart n\u00eb jet\u00eb, t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb Zotin dhe rrug\u00ebzgjidhjet q\u00eb Ai jep, si mrekulli p\u00ebr ne!<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">Nuk kan\u00eb faj, kur k\u00ebrkojn\u00eb shpres\u00eb n\u00eb BE dhe ShBA. Jan\u00eb vende t\u00eb zhvilluara, ku vler\u00ebsohet njeriu, ku shfryt\u00ebzohet koha, ku shp\u00ebrblehet mundi dhe arritjet, ku fitohet e drejta, ku ka shanse p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb dijn\u00eb t\u00eb respektojn\u00eb ligjet, tjetrin, pun\u00ebn dhe ku, njeriu vler\u00ebsohet p\u00ebr vlerat e tij.<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">K\u00ebt\u00eb e them nga udh\u00ebtimet dhe eksperiencat e mia n\u00eb ShBA dhe n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb BE, ku hap\u00ebsirat p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb jet\u00eb plot shpres\u00eb e dinjitet, jan\u00eb t\u00eb dukshme.<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">Nga k\u00ebtu, i k\u00ebshilloj shpesh q\u00eb kudo q\u00eb t\u00eb gjenden, t\u00eb len\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb mira, t\u00eb jen\u00eb shembull, t\u00eb mos shkelin ligjet e vendeve q\u00eb i kan\u00eb hapur dyert p\u00ebr t\u00eb zhvilluar jet\u00ebn, t\u00eb respektojn\u00eb besimet e shoq\u00ebris\u00eb ku jetojn\u00eb, sepse feja \u00ebsht\u00eb e shenjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, Kur\u2019ani udh\u00ebzon: \u201cJu keni fen\u00eb tuaj, un\u00eb kam fen\u00eb time!\u201d.<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\">All-llahu e b\u00ebft\u00eb mir\u00eb p\u00ebr vendin tim dhe bashk\u00ebkombasit e mi dhe p\u00ebr mbar\u00eb njer\u00ebzimin, sepse e para dhe e fundit q\u00ebndron n\u00eb fjal\u00ebn e Hz. Muhammedit (a.s.), q\u00eb thoshte: \u201cKrijesat jan\u00eb krejt nevojtar\u00eb p\u00ebr All-llahun dhe m\u00eb i dashuri i tyre tek Ai, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i dobishmi i tyre p\u00ebr ta!\u201d<\/p>\r\n<p style=\"text-align: justify;\"> <\/p>\r\n<p style=\"text-align: right;\"><a href=\"https:\/\/www.foldrejt.com\/sytari-me-shume-jam-ndikuar-nga-vehbi-s-gavoci-ja-mesazhet-e-tij-per-rinine-identitetin-dhe-haxhin-2\/\">(www.foldrejt.com<\/a>)<\/p>\r\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<div class=\"mh-excerpt\"><p>Redaksia e\u00a0FOLDREJT\u00a0ka arritur t\u00eb intervistoj\u00eb nj\u00ebrin nd\u00ebr imam\u00ebt m\u00eb me ndikim n\u00eb trevat shqiptare. Myftiun e Shkodr\u00ebs, Muhamed B. Sytari. Ai na flet p\u00ebr haxhin, q\u00eb mbledh s\u00ebbashku grupe t\u00eb panum\u00ebrta shoq\u00ebrore, q\u00eb n\u00eb vendet <a class=\"mh-excerpt-more\" href=\"https:\/\/muhamedsytari.net\/?p=2318\" title=\"Sytari: M\u00eb shum\u00eb jam ndikuar nga Vehbi S. Gavo\u00e7i; ja mesazhet e tij p\u00ebr rinin\u00eb, identitetin dhe haxhin\">[&#8230;]<\/a><\/p>\n<\/div>","protected":false},"author":1,"featured_media":2319,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-2318","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-mesazhe"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2318","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2318"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2318\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2320,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2318\/revisions\/2320"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2319"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2318"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2318"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2318"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}