{"id":2968,"date":"2021-04-23T18:28:38","date_gmt":"2021-04-23T18:28:38","guid":{"rendered":"http:\/\/muhamedsytari.net\/?p=2968"},"modified":"2021-04-24T01:30:11","modified_gmt":"2021-04-24T01:30:11","slug":"te-ftuar-per-te-jetuar-si-mekembes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/muhamedsytari.net\/?p=2968","title":{"rendered":"T\u00eb ftuar p\u00ebr t\u00eb jetuar si m\u00ebk\u00ebmb\u00ebs&#8230;"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\"><em>T\u00eb dashur e t\u00eb shtrenjt\u00eb besimtar\u00eb!<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Tashm\u00eb q\u00eb kaluan 10 dit\u00ebt e para t\u00eb Muajit Ramazan 1442, t\u00eb gjith\u00eb jemi t\u00eb ftuar t\u00eb mendojm\u00eb e t\u00eb punojm\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs mbi tok\u00eb; t\u00eb mendojm\u00eb se sa shpejt kalon koha dhe sa t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshme jan\u00eb mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb nj\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb mir\u00eb, mbi t\u00eb gjitha t\u00eb pranuar nga Zoti i gjith\u00ebsis\u00eb, gjurm\u00eb q\u00eb sjell dobi p\u00ebr vete e p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, bazuar mbi fjal\u00ebn e urt\u00eb t\u00eb Resulullahut (a.s): <strong>&#8220;Njer\u00ebzit jan\u00eb krejt krijesa t\u00eb Allahut, dhe m\u00eb i dashuri i tyre tek Allahu \u00ebsht\u00eb m\u00eb i dobishmi i tyre p\u00ebr ta!&#8221;.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Jemi t\u00eb ftuar t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs mbi tok\u00eb, duke kuptuar drejt\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr njeriun cil\u00ebsimi q\u00eb Allahu i Madh\u00ebruar i b\u00ebn sojit t\u00eb tij p\u00ebrpara melek\u00ebve: <strong>&#8220;Un\u00eb po vendos n\u00eb tok\u00eb nj\u00eb m\u00ebk\u00ebmb\u00ebs\u2026&#8221;.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00c7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb m\u00ebk\u00ebmb\u00ebs? M\u00ebk\u00ebmb\u00ebs i Zotit \u00ebsht\u00eb ai, q\u00eb jeton me nder e dinjitet, plot besim e p\u00ebrkushtim, q\u00eb p\u00ebrpiqet p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn, pa paragjykimin e askujt, q\u00eb nd\u00ebrton urat e paqes, q\u00eb mbron me dinjitet e krenari shenjt\u00ebrin\u00eb e fes\u00eb, jet\u00ebs, mendjes, pasuris\u00eb e nderit, q\u00eb mendon e vepron duke v\u00ebshtruar larg e duke b\u00ebr\u00eb llogarit\u00eb e tij, si ta dinte se do largohet t\u00eb nes\u00ebrmen e \u00e7do dite nga kjo bot\u00eb!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Muaji i Madh\u00ebruar i Ramazanit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi e mrekullueshme q\u00eb na p\u00ebrs\u00ebritet nj\u00eb her\u00eb n\u00eb \u00e7do 12 muaj, p\u00ebr ta rikujtuar bes\u00ebn e origjin\u00ebs son\u00eb, besimit e p\u00ebrkushtimit, n\u00eb t\u00eb cilin ftohemi p\u00ebr t\u00eb jetuar me nder, mb\u00ebshtetur mbi urtin\u00eb shekullore: <strong>&#8220;Zoti im, Ti je q\u00ebllimi im dhe p\u00eblqimi Yt \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkesa ime!&#8221;.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00ebsojm\u00eb vit pas viti t\u00eb agj\u00ebrojn\u00eb gjymtyr\u00ebt tona; mendja, gjuha, dora, syri, zemra, k\u00ebmba, veshi, por jo vet\u00ebm, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb cil\u00ebsia e jet\u00ebs son\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet, drejt\u00ebsia e mir\u00ebqenia t\u00eb dominojn\u00eb, siguria e respektimi n\u00eb komunitet t\u00eb jen\u00eb adres\u00eb, harmonia dhe v\u00ebllaz\u00ebria t\u00eb shihen natyrsh\u00ebm n\u00eb \u00e7do komunikim, kultura dhe etika t\u00eb jen\u00eb shenj\u00eb dalluese, dituria dhe thellimi n\u00eb shkencat e ndryshme t\u00eb saj t\u00eb ngelen pik\u00ebsynim i brezave, p\u00ebrkujdesja p\u00ebr prind\u00ebrit dhe mosh\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb jet\u00eb shembull p\u00ebr \u00e7do shoq\u00ebri, mbrojtja e natyr\u00ebs dhe kujdesi p\u00ebr kafsh\u00ebt t\u00eb jet\u00eb thirrje e natyrshme gjenetike, dashuria p\u00ebr t\u00eb bukur\u00ebn dhe mbrojtja e trash\u00ebgimis\u00eb t\u00eb qarkulloj\u00eb si gjaku n\u00eb vena, respektimi i pron\u00ebs private dhe vler\u00ebsimi i mendimit t\u00eb d\u00ebshmohet si shenj\u00eb qytet\u00ebruese, dialogu dhe larmia e platformave p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb dhe vendit, sinjal i pjekuris\u00eb intelektuale dhe kultur\u00ebs s\u00eb t\u00eb jetuarit n\u00eb zhvillim, fushatat elektorale dhe zgjedhjet sipas cikleve legjitime d\u00ebshmi e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e atdheut dhe kombit, vullnet i padiskutuesh\u00ebm i d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr zhvillim, p\u00ebrparim e mir\u00ebqenie p\u00ebr popullin, respektimi i kufijve t\u00eb ligjit e mbi t\u00eb gjitha ato t\u00eb besimit shprehje e origjinalitetit n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me jet\u00ebn n\u00eb kushte elitarizmi!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Muaji i Ramazanit t\u00eb sivjetsh\u00ebm n\u00eb vendin ton\u00eb mb\u00ebrriti n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb e m\u00eb komode p\u00ebr ne besimtar\u00ebt, se ai i vitit q\u00eb kaloi, ku si rezultat i masave t\u00eb marra p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb, u mbyll\u00ebm dhe e jetuam Ramazanin n\u00eb kushte t\u00eb pad\u00ebshiruara, sipas rregullit: &#8220;politika e t\u00eb mundur\u00ebs&#8221;!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">K\u00ebt\u00eb vit, fal\u00ebnderuar qoft\u00eb Allahu, lutjet e besimtar\u00ebve u pranuan, oraret e l\u00ebvizjes u shtyn\u00eb n\u00eb dobi t\u00eb aktivitetit fetar e jet\u00ebs s\u00eb xhamis\u00eb, teravit\u00eb po i shijojm\u00eb e namazet po i falim n\u00ebp\u00ebr xhami, nj\u00ebkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, kufizimet p\u00ebr shkak t\u00eb pasojave t\u00eb pandemis\u00eb, kan\u00eb mbyllur shum\u00eb e shum\u00eb prej qendrave t\u00eb bot\u00ebs islame, a e kan\u00eb kufizuar duksh\u00ebm normalitetin e k\u00ebtij muaj, sikurse e dini dhe e ndiqni n\u00ebp\u00ebrmjet burimeve t\u00eb larmishme t\u00eb informacionit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duhet ta fal\u00ebnderojm\u00eb Allahun p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mir\u00ebsi, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht duhet t\u00eb kuptojm\u00eb vler\u00ebn e madhe t\u00eb besimit e t\u00eb fes\u00eb n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb, duke e p\u00ebrkthyer k\u00ebt\u00eb fal\u00ebnderim me p\u00ebrkushtim p\u00ebr t\u00eb ndryshuar p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb reflektimit t\u00eb fetarizmit t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb e t\u00eb ekuilibruar n\u00eb praktik\u00ebn e t\u00eb jetuarit!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Resulullahu (a.s) na m\u00ebson se: <strong>&#8220;Kush nuk e l\u00eb g\u00ebnjeshtr\u00ebn dhe t\u00eb punuarit me t\u00eb, Allahu nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr ushqimin dhe pijen e tij!&#8221;.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pra, o musliman\u00eb, d\u00ebshmojeni frym\u00ebn e agj\u00ebrimit n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e p\u00ebrditshme, n\u00eb shitblerje, n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb tuaja, n\u00eb politik\u00ebb\u00ebrje n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb popullit e interesit komb\u00ebtar, n\u00eb shkoll\u00eb, n\u00eb universitete, n\u00eb punishta e fabrika, n\u00eb \u00e7do drejtim!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">E gjitha kjo, q\u00eb jeta e jon\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet, q\u00eb komunikimi t\u00eb rritet n\u00eb nivelin e tij, q\u00eb kultura e p\u00ebrgjithshme t\u00eb pasurohet n\u00eb vazhdim\u00ebsi, q\u00eb brezat t\u00eb kalojn\u00eb stafet\u00ebn e vlerave, duke merituar bekimet dhe m\u00ebshir\u00ebn e Zotit!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>Motra dhe v\u00ebllez\u00ebr!<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ramazani \u00ebsht\u00eb muaj i solidaritetit me njer\u00ebzit n\u00eb nevoj\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb dhimbjes s\u00eb t\u00eb cil\u00ebve e ndjen secili agj\u00ebrues, q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet fitimeve t\u00eb k\u00ebtij Muaji, \u00ebsht\u00eb i ftuar t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr luftimin e varf\u00ebris\u00eb e skamjes, n\u00ebp\u00ebrmjet \u00e7do rruge legjitime, q\u00eb shpie n\u00eb realizimin e k\u00ebtij q\u00ebllimi t\u00eb lart\u00eb fetar e komb\u00ebtar!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">A ka keq atdheu e kombi yn\u00eb n\u00ebse pasurit\u00eb e panum\u00ebrta natyrore, q\u00eb na i ka falur Zoti, t\u00eb p\u00ebrpiqemi t&#8217;i mbrojm\u00eb, t&#8217;i shfryt\u00ebzojm\u00eb, t&#8217;i vler\u00ebsojm\u00eb e t&#8217;i p\u00ebrdorim n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesit komb\u00ebtar, shoq\u00ebris\u00eb e mir\u00ebqenies n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">A ka t\u00eb keq atdheu e kombi nga p\u00ebrpjekja e secilit prej nesh p\u00ebr t\u00eb jetuar me dinjitetin e besimit, respektimin dhe mbrojtjen e jet\u00ebs, vler\u00ebsimin e tjetrit si krijes\u00eb e Zotit Nj\u00eb, ndihm\u00ebn e pakursyer p\u00ebr ata q\u00eb e meritojn\u00eb dhe p\u00ebrkrahjen e brezit t\u00eb ri p\u00ebr t\u00eb ecur me hapa t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm drejt s\u00eb ardhmes s\u00eb rrethuar me bekimet e Krijuesit?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">A ka t\u00eb keq atdheu e kombi nga sensibilizimi i gjithansh\u00ebm p\u00ebr respektimin e kufijve t\u00eb zekatit dhe ndarjes s\u00eb tij, sipas rregullave t\u00eb p\u00ebrcaktuara islame, n\u00eb dobi t\u00eb kategorive p\u00ebrfituese dhe projekteve p\u00ebr t\u00eb cilat vlen t\u00eb ndahet, q\u00eb mbi t\u00eb gjitha jan\u00eb nj\u00eb kontribut i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb eliminimin a zbutjen e varf\u00ebris\u00eb e skamjes?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Me qindra familje shkodrane, e kalojn\u00eb k\u00ebt\u00eb muaj t\u00eb shenjt\u00eb shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se \u00e7do muaj tjet\u00ebr, fal\u00eb zekatit tuaj, sadekave bujare dhe ndihmave v\u00ebllaz\u00ebrore nga Kuvajti, Arabia Saudite, Turqia, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, etj. A nuk \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb mir\u00ebsi e jasht\u00ebzakonshme, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb punojm\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">V\u00ebllez\u00ebr e motra nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Kanadaja, Italia, etj., nuk jan\u00eb kursyer p\u00ebr t\u00eb na kontaktuar gjat\u00eb k\u00ebtij Muaji, p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet Myftinis\u00eb Shkod\u00ebr, sadekat\u00eb dhe zekatin e tyre p\u00ebr njer\u00ebz n\u00eb nevoj\u00eb!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Subhanallah, m\u00eb pasuron n\u00eb zem\u00ebr e shpirt ky garim p\u00ebr t\u00eb mir\u00eb, ky shpirt altruist, kjo dhembshuri e kjo frym\u00eb elitare e komunikimit n\u00eb mesin e njer\u00ebzve, Allahu i begatoft\u00eb!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por, duhet t\u00eb punojm\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi, t\u00eb korrigjojm\u00eb veten, t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebrisim gabimet e kaluara, t\u00eb mos biem n\u00eb batakun e vet\u00ebk\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb, t\u00eb shtrijm\u00eb dor\u00ebn e bashk\u00ebpunimit e t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb me dinjitet legjitim, at\u00eb q\u00eb e kemi pjes\u00eb thelb\u00ebsore t\u00eb misionit ton\u00eb t\u00eb Thirrjes Islame dhe, p\u00ebr t\u00eb cilin punojm\u00eb me krejt energjit\u00eb tona, duke u ndjer\u00eb krenar\u00eb \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>T\u00eb dashur t\u00eb pranish\u00ebm dhe ju t\u00eb shtrenjt\u00eb q\u00eb na ndiqni n\u00ebp\u00ebrmjet rrjeteve sociale dhe mediave n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi!<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">T\u00eb diel\u00ebn e 25 prillit 2021, Shqip\u00ebria voton! Secili prej nesh, duhet ta ndjej\u00eb si p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb madhe komb\u00ebtare, t\u00eb mos e neglizhoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tij legjitime, q\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje sociale p\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e vendit dhe jet\u00ebs son\u00eb, n\u00eb kushtet e k\u00ebtij sistemi!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebrse Resulullahu (a.s) udh\u00ebzoi sahab\u00ebt e tij t\u00eb emigronin nga Meka e bekuar drejt Habeshes\u00eb, q\u00eb e drejtonte nj\u00eb mbret, p\u00ebr t\u00eb cilin ai zotni tha: <strong>&#8220;&#8230; tek i cili nuk i b\u00ebhet kujt padrejt\u00ebsi!&#8221;?<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim i madh n\u00eb historin\u00eb e ruajtjes s\u00eb dinjitetit t\u00eb m\u00ebk\u00ebmb\u00ebsit t\u00eb Zotit n\u00eb tok\u00eb! Si p\u00ebr t\u00eb na th\u00ebn\u00eb, se n\u00eb rrug\u00ebn e k\u00ebrkimit t\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebs, nuk ka pushim, nuk ka gjum\u00eb, nuk ka dor\u00ebzim, nuk ka neglizhenc\u00eb e nuk ka kthim shpine!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dilni dhe votoni, me lutjen e dit\u00ebs s\u00eb Ramazanit, q\u00eb ky vend e kjo tok\u00eb t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrher\u00eb bekimet e Zotit, q\u00eb shqiptari t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb harmoni e v\u00ebllaz\u00ebri me shqiptarin, q\u00eb diversiteti t\u00eb na shtyj\u00eb p\u00ebrher\u00eb e m\u00eb shum\u00eb drejt respektimit dhe gatishm\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb son\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, p\u00ebr t\u00eb sotmen e rinis\u00eb dhe t\u00eb ardhmen e f\u00ebmij\u00ebve!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Lutuni n\u00eb sexhde e pas \u00e7do namazi p\u00ebr Shkodr\u00ebn, p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, tamam si\u00e7 lutej Resulullahu (a.s) p\u00ebr vendlindjen e tij e p\u00ebr Medinen e Ndri\u00e7uar: <strong>&#8220;Zoti im, begatoje Medinen, sa dyfishi i begatis\u00eb q\u00eb i ke dh\u00ebn\u00eb Mek\u00ebs!&#8221;.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Lutuni dhe punoni me t\u00eb gjitha rrug\u00ebt legjitime, q\u00eb thelbi i duas\u00eb tuaj q\u00eb del nga zemra, t\u00eb d\u00ebshmohet n\u00eb tok\u00eb, q\u00eb secili prej nesh e f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb me dinjitetin e t\u00eb p\u00ebrkufizuar n\u00eb Kuran: &#8220;m\u00ebk\u00ebmb\u00ebs&#8221; i Zotit, i ftuar p\u00ebr t\u00eb befasuar edhe melek\u00ebt me p\u00ebrkushtimin dhe lart\u00ebsin\u00eb e tij!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Lutuni dhe jetoni lart, me krejt p\u00ebrzgjedhjet tuaja t\u00eb urta e largpam\u00ebse p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e t\u00eb sotmes e t\u00eb ardhmes s\u00eb k\u00ebtij vendi, q\u00eb Allahu e caktoi t\u00eb jet\u00eb atdheu yn\u00eb, brez pas brezi!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Allahu i Madh\u00ebruar e begatoft\u00eb Shkodr\u00ebn ton\u00eb, Shqip\u00ebrin\u00eb e shtrenjt\u00eb dhe i g\u00ebzoft\u00eb zemrat e shqiptar\u00ebve me drit\u00ebn e dashnis\u00eb s\u00eb Tij!<\/p>\n<p style=\"text-align: right;\">Imam Muhamed B. Sytari<\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><em>Myfti i Zon\u00ebs Shkod\u00ebr<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><em>Shkod\u00ebr, 23 prill 2021<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><em>\u00a0(Hytbeja e mbajtur n\u00eb xhamin\u00eb e Parruc\u00ebs, Shkod\u00ebr, m\u00eb 23 prill 2021)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<div class=\"mh-excerpt\"><p>T\u00eb dashur e t\u00eb shtrenjt\u00eb besimtar\u00eb! Tashm\u00eb q\u00eb kaluan 10 dit\u00ebt e para t\u00eb Muajit Ramazan 1442, t\u00eb gjith\u00eb jemi t\u00eb ftuar t\u00eb mendojm\u00eb e t\u00eb punojm\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs mbi tok\u00eb; <a class=\"mh-excerpt-more\" href=\"https:\/\/muhamedsytari.net\/?p=2968\" title=\"T\u00eb ftuar p\u00ebr t\u00eb jetuar si m\u00ebk\u00ebmb\u00ebs&#8230;\">[&#8230;]<\/a><\/p>\n<\/div>","protected":false},"author":1,"featured_media":2969,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-2968","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-hytbe"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2968","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2968"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2968\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2970,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2968\/revisions\/2970"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2969"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2968"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2968"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2968"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}