{"id":3073,"date":"2021-06-28T14:43:52","date_gmt":"2021-06-28T14:43:52","guid":{"rendered":"http:\/\/muhamedsytari.net\/?p=3073"},"modified":"2021-06-30T06:25:07","modified_gmt":"2021-06-30T06:25:07","slug":"koha-per-ta-nxjerre-islamin-nga-xhamia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/muhamedsytari.net\/?p=3073","title":{"rendered":"Koha p\u00ebr ta nxjerr\u00eb Islamin nga xhamia&#8230;"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">T\u00eb dashur dhe t\u00eb shtrenjt\u00eb v\u00ebllez\u00ebr dhe motra besimtar\u00eb, t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb xhamin\u00eb e Kirasit, edhe ju q\u00eb na ndiqni n\u00ebp\u00ebrmjet rrjeteve sociale!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">A e keni v\u00ebn\u00eb re se dita-dit\u00ebs kur hapim mediat dhe rrjetet sociale p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb lajme t\u00eb ndryshme, 3-4 kronikat e para kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me vrasje, dhunime, shthurje e devijime, p\u00ebr t\u00eb cilat Allahu (xh.sh) nuk \u00ebsht\u00eb razi, veprime q\u00eb Islami ka ardhur p\u00ebr t\u00eb na nxitur p\u00ebr t&#8217;u distancuar prej tyre?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">A e keni v\u00ebn\u00eb re se dita-dit\u00ebs shtohet imoraliteti, shthurja, degradimi moral e afetarizmi n\u00eb vendin ton\u00eb?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">A nuk \u00ebsht\u00eb ky nj\u00eb alarm i madh q\u00eb duhet t\u00eb na t\u00ebrheq\u00eb v\u00ebmendjen p\u00ebr t&#8217;u zgjuar nga hutimi i madh q\u00eb ka kapluar gjithandej dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, p\u00ebr ta konsideruar veten secili si nj\u00eb thirr\u00ebs i urt\u00eb drejt vlerave t\u00eb Islamit, p\u00ebr ta ndryshuar realitetin e k\u00ebsaj shoq\u00ebrie, q\u00eb duket se shkon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shthurur dhe t\u00eb frikshme drejt nj\u00eb dekadence morale e shpirt\u00ebrore, por jo vet\u00ebm, pasojat e s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha?!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb Kuranin Fam\u00eblart\u00eb ka nj\u00eb ajet n\u00eb suren En-Nahl, q\u00eb m\u00eb ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen prej koh\u00ebsh dhe, dit\u00ebn e djeshme n\u00eb nj\u00eb mbledhje me imam\u00ebt e myftinis\u00eb son\u00eb, pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb xhami, po thoja se ka ardhur koha q\u00eb t\u2019i drejtohemi njer\u00ebzve dhe t\u00eb ngrem\u00eb alarmin p\u00ebr k\u00ebto fenomene negative q\u00eb po p\u00ebrhapen n\u00eb mas\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb dhe po kalojn\u00eb pa asnj\u00eb lloj filtri, pa asnj\u00eb lloj v\u00ebmendje, pa asnj\u00eb lloj p\u00ebrkujdesje dhe po shfaqen e po prezantohen sikur t\u00eb ishin lajme krejt t\u00eb natyrshme?!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I hap sot kanalet televizive dhe \u00ebsht\u00eb krejt e natyrshme t\u00eb d\u00ebgjosh se dikush n\u00eb nj\u00eb qytet prej qyteteve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka rrahur babain, apo ka nxjerr\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb madhe n\u00ebn\u00ebn, ose v\u00ebllau ka vrar\u00eb v\u00ebllan\u00eb, apo kush\u00ebriri ka masakruar kush\u00ebririn, apo motra, tezja, halla..! K\u00ebto jan\u00eb realitete t\u00eb frikshme!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sot \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb krejt e natyrshme q\u00eb ti t\u00eb hap\u00ebsh mediat dhe t\u00eb shoh\u00ebsh se kaq kg drog\u00eb, hashash e bim\u00eb narkotike jan\u00eb ndalur k\u00ebtu, jan\u00eb kapur atje. Allah!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sot \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb krejt e natyrshme q\u00eb ti t\u00eb hap\u00ebsh mediat dhe t\u00eb shoh\u00ebsh se u vra ky, u vra ai, shp\u00ebrtheu k\u00ebtu, shp\u00ebrtheu atje, u korruptua dikush! K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb frikshme t\u00eb dashurit e mi!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nga po shkon kjo shoq\u00ebri?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, mburremi duke th\u00ebn\u00eb: \u201cMashallah xhamit\u00eb tona po mbushen me djem t\u00eb rinj, po nd\u00ebrtohen dhe inaugurohen p\u00ebrdit\u00eb xhami t\u00eb reja!\u201d..!?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Tashti, ejani pak dhe t\u00eb vendosim n\u00eb peshore k\u00ebt\u00eb realitet. Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb t\u00ebrhiqet dita-dit\u00ebs drejt afetarizmit, drejt idhujtaris\u00eb, drejt imoralitetit, drejt shthurjes, drejt degradimit moral, drejt krejt t\u00eb zezave, nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb zhvillohet edhe thirrja islame, si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb?!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">A nuk \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb menduar se ne kemi nevoj\u00eb ta nxjerrim Thirrjen Islame nga dyert e xhamive dhe mos t\u00eb mburremi me nd\u00ebrtimin e xhamive dhe me pranin\u00eb e madhe t\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb to, por ta shohim nj\u00ebsin\u00eb mat\u00ebse t\u00eb fetarizmit ton\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb jasht\u00eb xhamis\u00eb?! Atje n\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb tregti, atje ku komunikojm\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, atje n\u00eb rrug\u00eb ku \u00ebsht\u00eb nj\u00eb varg i madh makinash dhe p\u00ebr shpirt do t&#8217;i kishim marr\u00eb krejt p\u00ebrpara nga nervozizmi dhe mungesa e durimit?!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Atje ku jemi duke bler\u00eb dhe e shohim tjetrin duke na vjedhur apo duke na mashtruar dhe nuk kemi kurajon p\u00ebr t&#8217;i th\u00ebn\u00eb: \u201cKije frik\u00eb Zotin!\u201d!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00cbsht\u00eb koha t\u00eb gjejm\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr ta nxjerr\u00eb Thirrjen Islame dhe moralin e fes\u00eb nga xhamia jasht\u00eb xhamis\u00eb, t\u00eb dashurit e mi.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb feja t\u00eb jetohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri dhe mos t\u00eb ngelet Islami dhe morali i tij thjesht nj\u00eb shfaqje e bukur, si bukuria e k\u00ebsaj xhamie, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e bukur, drit\u00eb, bukuri, ngjyra, bardh\u00ebsi, rreze dielli, transparenc\u00eb, mir\u00ebpo kur dalim n\u00eb rrug\u00eb a jemi k\u00ebshtu?!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dhe n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme a jemi ne musliman\u00eb q\u00eb e d\u00ebshmojm\u00eb Islamin dhe d\u00ebshmohet e shikohet Islami n\u00eb sjelljet dhe n\u00eb komunikimin ton\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Apo po kthehemi dita-dit\u00ebs n\u00eb njer\u00ebz t\u00eb izoluar brenda komuniteteve tona, (po n\u00ebnkuptoj me fjal\u00ebn komunitete \u00e7do xhami)? Saq\u00eb po fillon dhe po kthehet n\u00eb trend t\u00eb thuhet, edhe brenda nj\u00eb qyteti (dhe sa t\u00eb vogla jan\u00eb qytetet tona) se n\u00eb xhamin\u00eb ton\u00eb falemi k\u00ebshtu, ju n\u00eb xhamin\u00eb tuaj si faleni? Si e falni ju k\u00ebt\u00eb namaz ose si e falni ju at\u00eb namaz, ose a e b\u00ebni ju k\u00ebt\u00eb n\u00eb xhamin\u00eb tuaj?! Allah! Kjo \u00ebsht\u00eb anarshi! Ky \u00ebsht\u00eb fodull\u00ebk! Kjo nuk ka lidhje me Islamin!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kemi nevoj\u00eb t\u00eb dashurit e mi, t\u00eb dalim nga xhamia, dhe ta d\u00ebshmojm\u00eb e t\u00eb shihet kjo frym\u00eb e past\u00ebr e besimit n\u00eb komunikimin ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm me njer\u00ebzit. Dhe jo ta konsiderojm\u00eb veten si njer\u00ebz t\u00eb izoluar n\u00eb realitetet tona!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ne nuk jemi t\u00eb izoluar, ne jemi taban i fort\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend! Ne jemi origjin\u00eb e vjet\u00ebr dhe themel i fort\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dhe t\u00eb mos pranojm\u00eb nga askush n\u00eb bot\u00eb, nga asnj\u00eb ligj\u00ebrue(edhe n\u00eb petkat e mia), q\u00eb t\u00eb vij\u00eb e t\u00eb na udh\u00ebzoj\u00eb drejt nj\u00eb realiteti dhe nj\u00eb fryme q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb, q\u00eb nuk duhet t\u00eb jet\u00eb dhe nuk duhet ta pranojm\u00eb!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ne nuk jemi t\u00eb izoluar, ne jemi pjes\u00eb integrale e k\u00ebsaj shoq\u00ebrie dhe k\u00ebtij vendi t\u00eb lasht\u00eb, ne jemi kush jemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ne kemi kontributet tona, kemi frym\u00ebn ton\u00eb, djersa, mundi, sakrifica e baballar\u00ebve, gjysh\u00ebrve, shpirti i tyre, besimi i tyre, bamir\u00ebsia e tyre \u00ebsht\u00eb n\u00eb origjin\u00ebn dhe themelet e k\u00ebtij vendi dhe k\u00ebsaj toke. Mos t\u2019ia kthejm\u00eb shpin\u00ebn ne!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Thot\u00eb n\u00eb suren En-Nahl: \u201cAll-llahu sjell si shembull nj\u00eb fshat (vendbanim) q\u00eb ishte i sigurt dhe i qet\u00eb, t\u00eb cilit i vinte furnizimi nga t\u00eb gjitha an\u00ebt me boll\u00ebk, kurse ata (banor\u00ebt) i p\u00ebrbuz\u00ebn t\u00eb mirat e All-llahut. At\u00ebher\u00eb All-llahu, p\u00ebr shkak t\u00eb sjelljes s\u00eb tyre, ua veshi petkun (ua ngjeshi) e uris\u00eb dhe t\u00eb frik\u00ebs.&#8221; &#8211; (Kurani, En-Nahl: 112)<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">T\u00eb ndalem tek ky ajet dhe t\u00eb pyes: A nuk jan\u00eb shfaqjet e dhun\u00ebs, anarshis\u00eb, afetarizmit fanatik, imoralitetit, korrupsionit, e padrejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb shtohen dita-dit\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, shfaqjet e fudull\u00ebkut dhe injoranc\u00ebs deri n\u00eb foltoret m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb kombit, a nuk jan\u00eb shfaqje dhe d\u00ebshmi se di\u00e7ka ka ndryshuar n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien ton\u00eb me Zotin e gjith\u00ebsis\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb pendohemi dhe t\u00eb kthehemi nga Allahu (xh.sh), i Cili e ka begatuar k\u00ebt\u00eb tok\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb vend tamam si\u00e7 thot\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb ajet kuranor: \u201cRizku dhe begatit\u00eb i vinin nga \u00e7do drejtim!\u201d..!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Jemi t\u00eb rrethuar me male, pyje, lumenj, me detra, me pasuri n\u00ebntok\u00ebsore, mir\u00ebpo ku jan\u00eb k\u00ebto, ku \u00ebsht\u00eb bereqeti i tyre n\u00eb realitetet shqiptare?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Jemi nj\u00eb nd\u00ebr vendet m\u00eb t\u00eb varfra n\u00eb glob, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb jemi nj\u00eb nd\u00ebr vendet m\u00eb t\u00eb pasura e t\u00eb rrethuara me mir\u00ebsit\u00eb e Allahut (xh.sh).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">A nuk \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb pyesim dhe t\u00eb themi, tamam sikur thot\u00eb Kurani Fam\u00eblart\u00eb: \u201cNga po shkoni?\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nga po shkoni, realisht nga po shkoni? Nga po shkon shoq\u00ebria shqiptare, dhe nga po shkojm\u00eb ne musliman\u00ebt e k\u00ebtij vendi?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00cbsht\u00eb momenti p\u00ebr t&#8217;u zgjuar t\u00eb dashurit e mi dhe p\u00ebr t&#8217;u kthyer me pendim t\u00eb sinqert\u00eb nga Zoti i gjith\u00ebsis\u00eb, t\u00eb Cilit i lutemi ta begatoj\u00eb dit\u00ebn ton\u00eb e nat\u00ebn ton\u00eb, dhe t\u00eb na b\u00ebj\u00eb prej atyre q\u00eb e d\u00ebgjojn\u00eb fjal\u00ebn dhe veprojn\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e saj, q\u00eb krenohen me Islamin e tyre, q\u00eb nuk tundohen p\u00ebrpara thirrjeve t\u00eb imoralitetit dhe shthurjes e t\u00eb ndryshimit t\u00eb natyr\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn Allahu (xh.sh) na ka krijuar dhe na ka udh\u00ebzuar drejt saj, dhe t\u00eb na b\u00ebj\u00eb prej atyre q\u00eb me krye lart e jetojn\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb duke e d\u00ebshmuar mir\u00ebsin\u00eb e Islamit me \u00e7do njeri dhe me \u00e7do krijes\u00eb prej krijesave t\u00eb Allahut, p\u00ebr t\u00eb cilat jemi urdh\u00ebruar q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb dobish\u00ebm dhe dashamir\u00ebs, dhe t\u00eb duam p\u00ebr tjetrin at\u00eb q\u00eb duam p\u00ebr veten ton\u00eb!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Imam Muhamed Bardhyl Sytari<\/strong><br \/>\n<em>Myfti i Zon\u00ebs Shkod\u00ebr<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>(Dersi i dit\u00ebs s\u00eb xhuma, m\u00eb 25 qershor 2021, n\u00eb xhamin\u00eb e lagjes Kiras, Shkod\u00ebr)<\/em><\/p>\n<p>Ndiq t\u00eb plot\u00eb dersin n\u00eb youtube:<\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" title=\"Degradimi i shoq\u00ebror, mjerim q\u00eb na bie mbi kok\u00eb!\" width=\"500\" height=\"281\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/k6wGQ7nN7Ho?feature=oembed\" frameborder=\"0\" allow=\"accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share\" referrerpolicy=\"strict-origin-when-cross-origin\" allowfullscreen><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<div class=\"mh-excerpt\"><p>T\u00eb dashur dhe t\u00eb shtrenjt\u00eb v\u00ebllez\u00ebr dhe motra besimtar\u00eb, t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb xhamin\u00eb e Kirasit, edhe ju q\u00eb na ndiqni n\u00ebp\u00ebrmjet rrjeteve sociale! A e keni v\u00ebn\u00eb re se dita-dit\u00ebs kur hapim mediat dhe rrjetet <a class=\"mh-excerpt-more\" href=\"https:\/\/muhamedsytari.net\/?p=3073\" title=\"Koha p\u00ebr ta nxjerr\u00eb Islamin nga xhamia&#8230;\">[&#8230;]<\/a><\/p>\n<\/div>","protected":false},"author":1,"featured_media":3074,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"class_list":["post-3073","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-derse"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3073","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3073"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3073\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3077,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3073\/revisions\/3077"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3074"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3073"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3073"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3073"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}