{"id":3295,"date":"2022-03-26T07:05:07","date_gmt":"2022-03-26T07:05:07","guid":{"rendered":"http:\/\/muhamedsytari.net\/?p=3295"},"modified":"2022-03-26T07:05:07","modified_gmt":"2022-03-26T07:05:07","slug":"muslimanet-si-shembull-i-bashkejeteses-paqesore-nder-shekuj-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/muhamedsytari.net\/?p=3295","title":{"rendered":"Musliman\u00ebt, si shembull i bashk\u00ebjetes\u00ebs paq\u00ebsore nd\u00ebr shekuj"},"content":{"rendered":"<p class=\"kvgmc6g5 cxmmr5t8 oygrvhab hcukyx3x c1et5uql ii04i59q\" style=\"text-align: justify;\"><em>T\u00eb nderuar e t\u00eb dashur v\u00ebllez\u00ebr,<\/em><\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\">Tema p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jam ngarkuar t\u00eb flas sonte, para jush, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb e gjer\u00eb dhe e gjat\u00eb, e mbushur me mir\u00ebsi pa fund, me shembuj dhe pika referimi p\u00ebr mbar\u00eb bot\u00ebn, n\u00eb rrug\u00ebtimet e saj drejt konsolidimit t\u00eb vlerave t\u00eb paqes, harmonis\u00eb dhe bashk\u00ebjetes\u00ebs s\u00eb njeriut me v\u00ebllan\u00eb e tij njeri, p\u00ebrtej p\u00ebrkat\u00ebsive fetare dhe drejtimeve t\u00eb ndryshme q\u00eb njeriu zgjedh n\u00eb jet\u00ebn e tij.<\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\">Kushdo q\u00eb e shfleton Kur\u2019anin Fam\u00eblart\u00eb dhe mediton n\u00eb em\u00ebrtimet e sureve, si dhe n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e shum\u00eb ajeteve, ku p\u00ebrmenden t\u00eb d\u00ebrguarit e m\u00ebparsh\u00ebm, me emra dhe detaje, pasuesit e Librave t\u00eb Shenjt\u00eb, me emra dhe detaje, si dhe ku jepen udh\u00ebzime drejt ruajtjes s\u00eb ekuilibrave n\u00eb shoq\u00ebri, bazuar n\u00eb besimin n\u00eb Nj\u00eb Zot dhe shfaqjen e drejt\u00ebsis\u00eb, kupton qart\u00eb se, Zoti i gjith\u00ebsis\u00eb, ka k\u00ebrkuar nga njeriu q\u00eb t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb harmoni me tjetrin, kushdo qoft\u00eb ai. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb njeriu t\u00eb respektoj\u00eb besimin dhe p\u00ebrzgjedhjen e tjetrit, mos t\u00eb fyej\u00eb e mos t\u00eb ironizoj\u00eb fen\u00eb e tij dhe simbolet e saj, por jo vet\u00ebm. N\u00eb Kur\u2019an, urdh\u00ebrohemi: \u201cJu mos ua shani ata (zota) q\u00eb u luten (idhujtar\u00ebt), pos Allahut, e (si hakmarrje) t\u00eb fyejn\u00eb Allahun nga armiq\u00ebsia, duke mos ditur\u201d.<\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, Resulullahu (a.s) thoshte: \u201cShembulli im dhe i t\u00eb d\u00ebrguarve t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb nj\u00eb burri q\u00eb nd\u00ebrtoi nj\u00eb sht\u00ebpi, t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrsosi dhe e zbukuroi. Njer\u00ebzit q\u00eb e vizitonin thonin se nuk kemi par\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur, pa p\u00ebrmendur vendin bosh t\u00eb nj\u00eb tulle! Un\u00eb isha ajo tull\u00eb!\u201d.<\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\">Pra, sht\u00ebpia e madhe e Thirrjes s\u00eb Besimit dhe vendi i merituar q\u00eb ka n\u00eb t\u00eb secili i d\u00ebrguar. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, besimi n\u00eb Zotin Nj\u00eb, \u00ebsht\u00eb institucioni m\u00eb i shenjt\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e gjith\u00ebsis\u00eb, q\u00eb i mund\u00ebson kujtdo, q\u00eb e ka nj\u00eb q\u00ebllim fisnik, t\u00eb bashk\u00ebjetoj\u00eb n\u00eb paqe e harmoni, pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00ebri rolin e gjyqtarit as at\u00eb t\u00eb paragjykuesit!<\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\">N\u00ebse drejtuesit fetar\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e sotme, do ta kuptonin drejt\u00eb k\u00ebt\u00eb hadith, (ne musliman\u00ebt t\u00eb par\u00ebt), do t\u00eb sh\u00ebrbente si shembull p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb bote t\u00eb re mbi baza respekti t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00ebt dhe bashk\u00ebjetese paq\u00ebsore, duke respektuar secili kufijt\u00eb e nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\"><em>T\u00eb nderuar t\u00eb pranish\u00ebm,<\/em><\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\">\u201cFjala \u201cbashk\u00ebjetes\u00eb\u201d, do t\u00eb thot\u00eb se ka dy ose m\u00eb shum\u00eb grupe njer\u00ebzish, q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb paqe, pa grindje, z\u00ebnka e konflikte\u201d.<\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb sot, \u201cBota e jon\u00eb, n\u00eb dukje e pafund, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl dhe \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb af\u00ebr. Pra, ne sot, mund t\u2019i biem qark globit n\u00eb disa or\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb gjata, si n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Planeti yn\u00eb \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb sht\u00ebpi e madhe me nj\u00eb familje t\u00eb madhe, an\u00ebtar\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebs vazhdimisht nd\u00ebrveprojn\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\">Fatkeq\u00ebsisht, padrejt\u00ebsia, lakmia dhe agresioni kan\u00eb shkat\u00ebrruar dhe prishur sht\u00ebpin\u00eb e njeriut dhe harmonin\u00eb n\u00eb bot\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb nevoja emergjente p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me nj\u00ebri-tjetrin \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb m\u00eb e nevojshme se m\u00eb par\u00eb. Sot, popujt e Lindjes kan\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr teknologjin\u00eb dhe shkenc\u00ebn per\u00ebndimore. N\u00eb per\u00ebndim, evropian\u00ebt dhe amerikan\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr resurset e Lindjes dhe trash\u00ebgimin\u00eb shpirt\u00ebrore!\u201d.<\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\">Nga ana tjet\u00ebr, ajeti kur&#8217;anor, q\u00eb q\u00ebndron si kryefjal\u00eb e liris\u00eb s\u00eb p\u00ebrzgjedhjes dhe respektimit t\u00eb diversitetit fetar n\u00eb Islam, \u00ebsht\u00eb pa dyshim i 99-ti i sures Junus, ku Zoti i gjith\u00ebsis\u00eb i drejtohet t\u00eb D\u00ebrguarit t\u00eb Tij duke i th\u00ebn\u00eb: \u201cSikur t\u00eb kishte dashur Zoti yt, do t&#8217;i besonin \u00e7ka jan\u00eb n\u00eb tok\u00eb, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. A ti do t&#8217;i detyrosh njer\u00ebzit t\u00eb b\u00ebhen besimtar\u00eb?\u201d.<\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\">Shum\u00eb prej jush keni d\u00ebgjuar a lexuar p\u00ebr Kart\u00ebn e Medines, marr\u00ebveshjen e Resulullahut (a.s) me fiset jomuslimane, p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb harmoni e paqe me nj\u00ebri-tjetrin. \u201cKarta e Medines dhe pakti i n\u00ebnshkruar me t\u00eb krishter\u00ebt e Nexhranit dhe rrethinat e tij, si marr\u00ebveshja e Omerit m\u00eb von\u00eb, u garantonin qytetar\u00ebve nga ithtar\u00ebt e Librit nj\u00eb status t\u00eb privilegjuar n\u00eb shtetin islam. Profeti Muhammed (a.s) ua garantoi t\u00eb drejtat e tyre duke i konsideruar se jan\u00eb n\u00eb bes\u00ebn e Zotit dhe t\u00eb Muhammedit (a.s), t\u00eb D\u00ebrguarit t\u00eb Zotit&#8230;\u201d.<\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\">Aty theksohet duksh\u00ebm se: \u201cmysliman\u00ebt dhe hebrenjt\u00eb n\u00eb Medine, n\u00eb shtetin e Pofetit Muhammed (a.s), konsiderohen si nj\u00eb komb i vet\u00ebm: \u201cHebrenjt\u00eb e Benu Auf jan\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb nj\u00eb kombi bashk\u00eb me musliman\u00ebt. Hebrenjt\u00eb kan\u00eb fen\u00eb e tyre, kurse mysliman\u00ebt fen\u00eb e tyre&#8230;\u201d. N\u00eb k\u00ebt\u00eb Kart\u00eb, ceket qart\u00eb theksimi q\u00eb Islami i b\u00ebn pranimit t\u00eb diversitetit fetar&#8230;\u201d. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera: \u201cKarta e Medines hodhi baz\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb besimit dhe zgjedhjes s\u00eb fes\u00eb&#8230; K\u00ebshtu, nuk i lejohet askujt t\u2019i imponoj\u00eb besimin ndokujt\u201d.<\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\"><strong>Bashk\u00ebjetesa nd\u00ebrfetare dhe musliman\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\">Bashk\u00ebjetesa nd\u00ebrmjet musliman\u00ebve dhe jomusliman\u00ebve, gjat\u00eb 14 shekujve t\u00eb kaluar e deri m\u00eb sot, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve me nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb historin\u00eb e qytet\u00ebrimeve, q\u00eb ka njohur p\u00ebrshkall\u00ebzime dypolare dhe ka arritur kulme interesante, q\u00eb ia vlen p\u00ebrher\u00eb t\u00eb studiohen e t\u00eb merren si shembuj p\u00ebr t\u00eb sotmen.<\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\">P\u00ebr musliman\u00ebt, kjo dukuri shoq\u00ebrore \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e njohur, sepse buron nga Kur&#8217;ani Fam\u00eblart\u00eb, sikurse vet\u00eb Hz. Muhamed (a.s.) e praktikoi k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebjetes\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tij dhe urdh\u00ebroi pasuesit e tij ta praktikonin.<\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\">Musliman\u00ebt e par\u00eb, i ftuan jomusliman\u00ebt n\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebn e past\u00ebr t\u00eb udh\u00ebzuar nga m\u00ebsimet qiellore, e cila n\u00eb krah\u00ebt e shekujve t\u00eb gjat\u00eb pati l\u00ebkundjet e veta, me rritje dhe ulje, p\u00ebr shkak t\u00eb fanatizmit, vulgaritetit e mbi t\u00eb gjitha nga injoranca dhe moskuptimi i fes\u00eb s\u00eb past\u00ebr qiellore, ose nga komentimet e mang\u00ebta, ekstremizmi i verb\u00ebr, egoizmat apo interesat e ndryshme.<\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\">Kur&#8217;ani Fam\u00eblart\u00eb dhe tradita profetike, vendos\u00ebn rregullat dhe bazat e bashk\u00ebjetes\u00ebs s\u00eb musliman\u00ebve me jomusliman\u00ebt, rregulla q\u00eb bazohen mbi nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejta e fisnik\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore. N\u00eb Kur&#8217;anin Fam\u00eblart\u00eb, Allahu (xh.sh) thot\u00eb: &#8220;Ne, v\u00ebrtet i fisnik\u00ebruam pasardh\u00ebsit e Ademit (njer\u00ebzit)&#8221;.<\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\">Ai v\u00ebrtetoi, gjithashtu, se njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr nga origjina tyre, duke th\u00ebn\u00eb: &#8220;O ju njer\u00ebz, v\u00ebrtet\u00eb Ne ju krijuam juve prej nj\u00eb mashkulli dhe nj\u00eb femre, ju b\u00ebm\u00eb popuj e fise q\u00eb t\u00eb njiheni nd\u00ebrmjet vete, e s&#8217;ka dyshim se te Allahu m\u00eb i ndershmi nd\u00ebr ju \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb m\u00eb tep\u00ebr \u00ebsht\u00eb ruajtur&#8221;.<\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\">K\u00ebt\u00eb shpirt bashk\u00ebjetese e gjejm\u00eb edhe n\u00eb \u00e7ertefikat\u00ebn e madhe islame t\u00eb t\u00eb drejtave njer\u00ebzore, nga goja e vet\u00eb Profetit Muhammed (a.s.), disa muaj para se t\u00eb nd\u00ebrronte jet\u00eb, n\u00eb Haxhin e lamtumir\u00ebs n\u00eb Meke, kur thoshte: &#8220;Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Zoti juaj \u00ebsht\u00eb Nj\u00eb dhe babai juaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb ju jeni t\u00eb Ademit dhe Ademi \u00ebsht\u00eb prej dheut. M\u00eb fisniku nd\u00ebr ju tek All-llahu, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i ruajturi. Nuk ka ep\u00ebrsi nj\u00eb arab mbi nj\u00eb t\u00eb huaj, as nj\u00eb i huaj mbi nj\u00eb arab, as nj\u00eb i kuq mbi nj\u00eb t\u00eb bardh\u00eb dhe as nj\u00eb i bardh\u00eb mbi nj\u00eb t\u00eb kuq, vet\u00ebm se me devotshm\u00ebri. A e kreva misionin? O Zot d\u00ebshmo! T\u00eb pranishmit t\u00eb lajm\u00ebrojn\u00eb ata q\u00eb munguan&#8221;.<\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\">\u201cRregulli baz\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb jomusliman\u00ebve n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb islame \u00ebsht\u00eb: \u201cKan\u00eb t\u00eb drejta ato q\u00eb kemi, kan\u00eb detyrime ato q\u00eb kemi\u201d , q\u00eb si duket mb\u00ebshtetet nga th\u00ebnia e Hz. Aliut (r.a): \u201cAta e kan\u00eb paguar taks\u00ebn e tyre, q\u00eb gjaku i tyre t\u00eb jet\u00eb si yni (pra, garancia e jet\u00ebs) dhe pasurit\u00eb e tyre si pasurit\u00eb tona!\u201d.<\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\">Dhe, bazuar mbi k\u00ebt\u00eb, garancit\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb islame ndaj jomusliman\u00ebve, mund t\u00eb ndahen n\u00eb tre pjes\u00eb: 1. Mbrojtja nga agresioni i jasht\u00ebm. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, k\u00ebtu p\u00ebrmendet q\u00ebndrimi i Shejkhul-Islamit Ibn Tejmije, kur tatar\u00ebt e pushtuan Damaskun, mbreti i tyre d\u00ebshiroi t\u00eb lironte vet\u00ebm rob\u00ebt musliman\u00eb, por Ibn Tejmije e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb me t\u00eb madhe, duke k\u00ebrkuar lirimin e krejt rob\u00ebve, p\u00ebrfshi jomusliman\u00ebt\u2026 Madje, ai ia obligoi musliman\u00ebve vijimin e luft\u00ebs deri n\u00eb lirimin e krejt t\u00eb burgosurve. Kur mbreti tatar e pa vendosm\u00ebrin\u00eb e musliman\u00ebve, urdh\u00ebroi lirimin e krejt t\u00eb burgosurve.<\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\">2. Mbrojtja e brendshme. a) Mbrojtja e gjakut. D\u00ebshmohet se p\u00ebrher\u00eb, Hz. Omeri (r.a), n\u00eb pozit\u00ebn e t\u00eb parit t\u00eb musliman\u00ebve dhe drejtues i shtetit t\u00eb tyre, p\u00ebrher\u00eb interesohej p\u00ebr gjendjen e jomusliman\u00ebve n\u00eb shtetin e tij, sikurse pyeste p\u00ebr ta krejt t\u00eb deleguarit e tij nga zonat e larg\u00ebta. Ata ia kthenin: \u201cNuk dijm\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, pos besnik\u00ebris\u00eb!\u201d<\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\">N\u00eb historin\u00eb ton\u00eb islame \u00ebsht\u00eb regjistruar edhe q\u00ebndrimi i Imam Euzaiut (v.157 h.\/774 g.), q\u00eb doli n\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb guvernatorit abasit Salih bin Ali, kur d\u00ebboi ca t\u00eb krishter\u00eb nga zona e Malit t\u00eb Libanit. Ai iu drejtua atij me nj\u00eb let\u00ebr, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera i shkruan: \u201c\u2026 Porosit\u00eb m\u00eb t\u00eb meritueshme p\u00ebr t\u2019u ruajtur jan\u00eb ato t\u00eb Resulullahut (a.s), i cili ka th\u00ebn\u00eb: \u201cAi q\u00eb i b\u00ebn padrejt\u00ebsi nj\u00eb njeriu n\u00eb bes\u00eb, ose e ngarkon at\u00eb mbi mund\u00ebsin\u00eb e tij, un\u00eb do t\u00eb jem kund\u00ebrshtar i tij (n\u00eb dit\u00ebn e gjykimit)\u201d.<\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\">b. Mbrojta e nderit dhe dinjitetit. Tek dijetar\u00ebt e medhhebit ton\u00eb hanefi, ka nj\u00eb rregull q\u00eb thot\u00eb: \u201cDuhet t\u00eb ndalet d\u00ebmtimi i dhimmiut, sikurse \u00ebsht\u00eb haram t\u00eb p\u00ebrflitet (gibeti), nj\u00ebsoj si muslimani\u201d.<\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\"><strong>c) Mbrojtja e pasuris\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\">d) Siguracioni nga Bejtul-Mal (fondet publike). P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka shum\u00eb shembuj, po mjaftohem me veprimin e Resulullahut (a.s), kur ia dor\u00ebzoi Ebu Sufjanit, asokohe prij\u00ebs jomusliman n\u00eb Mek\u00eb, nj\u00eb sasi t\u00eb madhe prej sadekas\u00eb, p\u00ebr t\u2019ia shp\u00ebrndar\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve mushrik\u00eb, n\u00eb koh\u00eb skamjeje\u2026 Sikurse \u00ebsht\u00eb shkruar, se: \u201cNdihma e dhimiut nga Bejtul-Mali (Arka e Shtetit) i musliman\u00ebve, n\u00eb rast paaft\u00ebsie t\u00eb tij p\u00ebr pun\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje konsensuale n\u00eb ymmetin islam\u201d.<\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\">3. Mbrojtja e lirive t\u00eb p\u00ebrgjithshme. K\u00ebtu p\u00ebrfshihet: a) liria e besimit, si n\u00eb marr\u00ebveshjen e Resulullahut (a.s) me banor\u00ebt e Nexhranit: \u201c\u2026Nuk ndryshohet asnj\u00eb ipeshk\u00ebv nga ipeshk\u00ebvia e tij, asnj\u00eb murg nga murg\u00ebria e tij, asnj\u00eb prift nga veprimtaria e tij, as nuk p\u00ebr\u00e7mohet\u201d. (K\u00ebtu, ka shum\u00eb shembuj konkret\u00eb nga historia, nuk do t\u00eb zgjatem p\u00ebr efekt t\u00eb koh\u00ebs).<\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\">b) Liria e mendimit dhe e arsimimit. \u201cN\u00eb koh\u00ebn e Harun Reshidit t\u00eb famsh\u00ebm, krejt shkollat e Bagdadit u vendos\u00ebn n\u00eb menaxhim t\u00eb Hanna Mensijes, i njohur, si: Gjon Masavejhi\u201d.<\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\">c) Liria e komunikacionit. d) Liria e pun\u00ebs, fitimit dhe e angazhimit me detyra shtet\u00ebrore. e) Liria e aktiviteteve sociale, si festa, marshime etj.<\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\">E, ndoshta, nd\u00ebr d\u00ebshmit\u00eb m\u00eb t\u00eb spikatura t\u00eb bashk\u00ebjetes\u00ebs n\u00eb mesin ton\u00eb, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia e vitit 319 h, n\u00eb \u201cEl-Kamil fit-Tarikh\u201d, ku p\u00ebrmendet se n\u00eb at\u00eb vit, n\u00eb Tikrit, n\u00eb veri t\u00eb Irakut, ndodhi nj\u00eb p\u00ebrmbytje e madhe nga shiu me rrebesh, ku u mbyt\u00ebn shum\u00eb njer\u00ebz dhe, me k\u00ebt\u00eb rast, musliman\u00eb dhe t\u00eb krishter\u00eb u varros\u00ebn s\u00eb bashku, pa u dalluar nga nj\u00ebri-tjetri. \u2026\u201d.<\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\">&#8230;<\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\"><em>T\u00eb dashurit e mi,<\/em><\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\">Sa her\u00eb flitet p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00ebn nd\u00ebrfetare, ne si musliman\u00eb ndjehemi krenar\u00eb dhe shum\u00eb pozitiv\u00eb, n\u00eb raport me historin\u00eb, t\u00eb sotmen dhe t\u00eb ardhmen, pasi themelet e k\u00ebsaj bashk\u00ebjetese nd\u00ebrtohen mbi argumente t\u00eb qarta kur\u2019anore, hadithe t\u00eb sakta dhe veprime konkrete t\u00eb Resulull-llahut (a.s), sahab\u00ebve dhe pasuesve t\u00eb tyre nd\u00ebr shekuj, raporte t\u00eb sinqerta t\u00eb ngritura nga krejt musliman\u00ebt nd\u00ebr shekuj.<\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\">Prandaj, organizime t\u00eb tilla, meritojn\u00eb fal\u00ebnderim dhe mir\u00ebnjohje t\u00eb madhe, pasi b\u00ebhen shkak q\u00eb ne mos t\u00eb harrojm\u00eb asnj\u00ebher\u00eb tabanin ton\u00eb, shembullin dhe shpirtin e madh t\u00eb m\u00ebshir\u00ebs, respektit dhe vler\u00ebsimit t\u00eb drejtave legjitime t\u00eb tjer\u00ebve me ne!<\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\">All-llahu ju dasht\u00eb e ju m\u00ebshiroft\u00eb!<\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\"><strong>Imam Muhamed B. Sytari<br \/>\n<\/strong><em>Myfti i Zon\u00ebs Shkod\u00ebr<\/em><\/p>\n<p dir=\"auto\" style=\"text-align: justify;\"><em>Regensdorf, m\u00eb 25 mars 2017<\/em><\/p>\n<p class=\"cxmmr5t8 oygrvhab hcukyx3x c1et5uql o9v6fnle ii04i59q\" style=\"text-align: justify;\"><em>(Pjes\u00eb nga referati i mbajturn\u00eb tribun\u00ebn fetare me tem\u00eb:\u201cToleranca dhe bashk\u00ebjetesa n\u00eb Islam\u201d,organizuar nga Bashk\u00ebsia Islamen\u00eb Regensdorf, Zvic\u00ebr, m\u00eb 25.3.2017)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<div class=\"mh-excerpt\"><p>T\u00eb nderuar e t\u00eb dashur v\u00ebllez\u00ebr, Tema p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jam ngarkuar t\u00eb flas sonte, para jush, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb e gjer\u00eb dhe e gjat\u00eb, e mbushur me mir\u00ebsi pa fund, me shembuj dhe pika <a class=\"mh-excerpt-more\" href=\"https:\/\/muhamedsytari.net\/?p=3295\" title=\"Musliman\u00ebt, si shembull i bashk\u00ebjetes\u00ebs paq\u00ebsore nd\u00ebr shekuj\">[&#8230;]<\/a><\/p>\n<\/div>","protected":false},"author":1,"featured_media":3296,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-3295","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pjesemarrje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3295","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3295"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3295\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3297,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3295\/revisions\/3297"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3296"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3295"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3295"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3295"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}