{"id":370,"date":"2016-07-05T06:55:13","date_gmt":"2016-07-05T06:55:13","guid":{"rendered":"http:\/\/muhamedsytari.net\/?p=370"},"modified":"2016-07-06T06:58:38","modified_gmt":"2016-07-06T06:58:38","slug":"dersi-i-fiter-bajramit-14372016","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/muhamedsytari.net\/?p=370","title":{"rendered":"Dersi i Fit\u00ebr Bajramit 1437\/2016"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\"><b><i>T\u00eb dashur e t\u00eb shtrenjt\u00eb v\u00ebllez\u00ebr dhe motra musliman\u00eb,<\/i><\/b><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Fal\u00ebnderimet e plota dhe madh\u00ebshtia absolute i takojn\u00eb vet\u00ebm All-llahut t\u00eb Madh\u00ebruar, Zotit t\u00eb t\u00eb Vet\u00ebm e t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb universit, galaktikave, detrave, maleve, njeriut dhe \u00e7do krijese t\u00eb zbuluar e t\u00eb pazbuluar n\u00eb historin\u00eb e gjat\u00eb t\u00eb jet\u00ebs mbi tok\u00eb dhe p\u00ebrtej saj.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Salavatet dhe p\u00ebrsh\u00ebndetjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta ia d\u00ebrgojm\u00eb sot, n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb dhe n\u00eb \u00e7do rrahje zemre t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb, brez pas brezi, zot\u00ebris\u00eb s\u00eb bijve t\u00eb Ademit, Ma t\u00eb Mirit e Ma t\u00eb Dashtunit, Hz. Muhammedit (a.s), q\u00eb u d\u00ebrgua m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr mbar\u00eb bot\u00ebt, udh\u00ebzues drejt rrug\u00ebve t\u00eb Drit\u00ebs s\u00eb past\u00ebr t\u00eb besimit, q\u00eb d\u00ebbon err\u00ebsirat e femohimit, politeizmit, afetarizmit dhe \u00e7do devijimi tjet\u00ebr nga burimi i origjin\u00ebs njer\u00ebzore.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><b><i>T\u00eb dashur e t\u00eb shtrenjt\u00eb musliman\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs,<\/i><\/b><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">O taban i qytetaris\u00eb, o trash\u00ebgues t\u00eb vlerave m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb besimit t\u00eb gjysh\u00ebrve dhe baballar\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm, q\u00eb p\u00ebr shekuj drite drejtuan bot\u00ebn me m\u00ebshir\u00eb, drejt\u00ebsi e toleranc\u00eb, duke mos u tutur asnj\u00ebher\u00eb nga err\u00ebsira dhe njer\u00ebzit e saj, as nga hipokrizia dhe qarqet e saj, as nga injoranca dhe mo\u00e7alishtet e saj, as nga bart\u00ebsit e frym\u00ebrave p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse dhe denigruese t\u00eb kombit shqiptar dhe aleat\u00ebt e tyre t\u00eb djall\u00ebzuar!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">O musliman\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs, q\u00eb i dhuroi ymmetit islam dijetar\u00eb e shehid\u00eb, vezir\u00eb e pashallar\u00eb, hoxhallar\u00eb n\u00eb frontin e mbrojtjes s\u00eb qytetit nga intrigat mesjetare dhe avoket\u00ebrit e tyre frikacak\u00eb, intelektual\u00eb t\u00eb kalibrit bot\u00ebror, q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk e mohuan krenarin\u00eb e t\u00eb qenit musliman dhe shqiptar!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">O musliman\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs, q\u00eb deri dje mbush\u00ebt xhamit\u00eb, ju dhe f\u00ebmij\u00ebt tuaj, duke k\u00ebrkuar m\u00ebshir\u00ebn, faljen dhe bujarin\u00eb e All-llahut t\u00eb Madh\u00ebruar, n\u00eb lutje e p\u00ebrgj\u00ebrime, agj\u00ebruesh\u00ebm durimtar, lexues t\u00eb Kur\u2019anit plot meditim, bamir\u00ebs fisnik\u00eb, atdhetar\u00eb t\u00eb shkrir\u00eb n\u00eb lutje p\u00ebr vendin ton\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb q\u00eb fort l\u00ebngon, shpresues n\u00eb bekimet e All-llahut Fuqiplot\u00eb dhe p\u00ebrkrahjes s\u00eb Tij hyjnore, thirr\u00ebs t\u00eb sinqert\u00eb drejt fes\u00eb s\u00eb Tij, Fjal\u00ebs, urtis\u00eb dhe shembullit m\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur, q\u00eb nd\u00ebrton jet\u00ebn me past\u00ebrti!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">O musliman\u00eb t\u00eb Shkod\u00ebrloces ton\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, q\u00eb vishet e zbukurohet \u00e7do dit\u00eb, n\u00eb pes\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme me pelerin\u00ebn e m\u00ebshir\u00ebs dhe udh\u00ebzimit hyjnor, ezanin e teuhidit, ju uroj me zem\u00ebr e me lutje t\u00eb sinqerta p\u00ebr mrekullin\u00eb e Muajit Ramazan, q\u00eb sapo u nis drejt t\u00eb p\u00ebrtejmes p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar p\u00ebr gjith\u00ebsecilin prej nesh, dashuri e mall, p\u00ebrulje e n\u00ebnshtrim p\u00ebr All-llahun M\u00ebshir\u00ebplot\u00eb, q\u00eb na dhuroi k\u00ebt\u00eb mir\u00ebsi t\u00eb pap\u00ebrshkrueshme!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ju uroj p\u00ebr sakrific\u00ebn dhe bes\u00ebn e pathyer, p\u00ebr ruajtjen e amanetit dhe d\u00ebshmimin e vullnetit t\u00eb shpirtrave t\u00eb past\u00ebr, q\u00eb na lidhin nd\u00ebr shekuj me thirrjen e vetme t\u00eb Zotit t\u00eb vet\u00ebm; Islamin ton\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, Islamin e lindjes dhe t\u00eb per\u00ebndimit, Islamin e \u00e7do cepi t\u00eb globit, ku thirret emri All-llah, Islamin e \u00e7do zemre t\u00eb p\u00ebrmalluar me p\u00ebrmendjen dhe d\u00ebgjimin e emrit Muhammed (a.s), Islamin, fen\u00eb e t\u00eb par\u00ebve tan\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm, q\u00eb i hap\u00ebn zemrat All-llahut, si p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar bot\u00ebrisht, nga thell\u00ebsia e shekujve e deri n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi: D\u00ebshmoj se nuk ka Zot tjet\u00ebr pos All-llahut dhe d\u00ebshmoj se Hz. Muhammedi (a.s) \u00ebsht\u00eb robi i Tij, i D\u00ebrguari i Tij, n\u00eb gjuh\u00ebn ton\u00eb t\u00eb bukur shqipe!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><i><b>T\u00eb dashurit e mi,<\/b><\/i><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Mbr\u00ebmjen q\u00eb kaloi, kur hyra t\u00eb fal namazin e jacis\u00eb n\u00eb xhamin\u00eb e Parruc\u00ebs, m\u00eb mbuloi nj\u00eb emocion i madh, teksa shihja xhamin\u00eb e tejmbushur me djem t\u00eb rinj musliman\u00eb, djemt\u00eb e k\u00ebsaj toke, bijt\u00eb e k\u00ebsaj qytetarie, q\u00eb nuk e lan\u00eb bes\u00ebn e Ramazanit, erdh\u00ebn me kok\u00eb n\u00eb sexhde p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar vazhdim\u00ebsin\u00eb e rrug\u00ebtimit t\u00eb gjat\u00eb me besimin dhe moralet e tij!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ishin aty, bri nj\u00ebri-tjetrit, si p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar se kjo f\u00e9 dhe ky Kur\u2019an, se kjo kible besimi dhe kjo past\u00ebrti shpirti, sa vjen e forcohet, merr form\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur, plot virtyte e cil\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb cilat ka nevoj\u00eb vendi yn\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga greminat e injoranc\u00ebs, afetarizmit ekstrem, imoralitetit femohues, shthurjes s\u00eb pakufi, korrupsionit vrastar, shitjes s\u00eb lir\u00eb t\u00eb karakterit dhe dinjitetit komb\u00ebtar, n\u00eb duar t\u00eb palara, q\u00eb vet\u00ebm t\u00eb mir\u00ebn nuk i duan vendit ton\u00eb dhe t\u00eb ardhmes s\u00eb tij!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ishin aty, sup m\u00eb sup, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar bashkarisht, me krejt forc\u00ebn e shpirtit, ajetin 84 t\u00eb sures Ali Imran: \u201cThuaj: \u201cNe i kemi besuar All-llahut, edhe asaj q\u00eb na u zbrit neve, edhe asaj q\u00eb i \u00ebsht\u00eb zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is\u2019hakut, Jakubit dhe pasardh\u00ebsve t\u00eb tij. Edhe asaj q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb Musait dhe Isait, edhe asaj q\u00eb i \u00ebsht\u00eb zbritur t\u00eb gjith\u00eb pejgamber\u00ebve nga Zoti i tyre. Ne nuk b\u00ebjm\u00eb kurrfar\u00eb dallimi n\u00eb mes tyre dhe ne vet\u00ebm Atij i jemi dor\u00ebzuar\u201d!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta e madhe e besimit dhe e fes\u00eb son\u00eb islame, fes\u00eb s\u00eb krejt t\u00eb d\u00ebguarve t\u00eb All-llahut, q\u00eb ishin nj\u00eb familje e madhe, ku dominonte respekti dhe logjika, jo hilet dhe pafytyr\u00ebsia p\u00ebr ta shkelur tjetrin, p\u00ebr ta cytur e p\u00ebr t\u2019ia c\u00ebnuar shenjt\u00ebrit\u00eb e tij!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ky \u00ebsht\u00eb besimi yn\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin luftohemi sot, padrejt\u00ebsisht, duke u etiketuar me at\u00eb \u00e7far\u00eb nuk jemi as kemi qen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb, duke u cil\u00ebsuar ashtu si\u00e7 nuk mund t\u00eb jemi kurr\u00eb, kudo qofshim, e sido qofshim, sepse ne jemi bart\u00ebs t\u00eb nj\u00eb amaneti t\u00eb shenjt\u00eb shekullor, n\u00eb t\u00eb cilin shkruhet: \u201cNe u ofruam amanetin (obligimet) qiejve, tok\u00ebs dhe maleve, e ato nuk desh\u00ebn ta marrin p\u00ebrsip\u00ebr at\u00eb, u frik\u00ebsuan prej tij, nd\u00ebrsa njeriu at\u00eb e mori mbi vete\u2026\u201d \u2013 (Kur\u2019ani, El-Ahzab\u00eb: 72)<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><i><b>T\u00eb dashur t\u00eb pranish\u00ebm,<\/b><\/i><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">E p\u00ebrmenda edhe n\u00eb mesazhin e Fit\u00ebr Bajramit, se Bajrami i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb at\u00ebher\u00eb, kur vendi yn\u00eb jeton n\u00eb mir\u00ebqenie, n\u00eb siguri, n\u00eb paqe dhe harmoni, n\u00eb moral e dije, n\u00eb kultur\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb dhe politika nd\u00ebrtuese p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb dhe kombin, n\u00eb vlera tabani dhe krenari identitare, q\u00eb na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ndjehemi krenar me vendin ton\u00eb, me tok\u00ebn ton\u00eb, me emrin Shqip\u00ebri, kudo q\u00eb jemi e me k\u00ebdo q\u00eb t\u00eb jemi!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ne si musliman\u00eb jemi t\u00eb thirrur t\u00eb punojm\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur vlerat tona fetare dhe komb\u00ebtare, past\u00ebrtin\u00eb dhe nderin, besimin dhe moralin, sinqeritetin dhe krenarin\u00eb, kufijt\u00eb e hallallit dhe distancimin nga haramet, neglizhimin dhe distancimin nga thirrjet shterp\u00eb t\u00eb krak\u00ebllimave t\u00eb atyre q\u00eb nuk kan\u00eb turp t\u00eb p\u00ebrmendin \u201cislamizimin\u201d e shqiptar\u00ebve, si nj\u00eb metod\u00eb sa e vjet\u00ebr, aq e re, n\u00eb shfaqjet d\u00ebshp\u00ebruese islamofobike, edhe me prapaskena politike, n\u00eb vendin ton\u00eb, ku laicizmit selektiv i vjen er\u00eb e p\u00ebshtir\u00eb, sidomos n\u00eb Shkod\u00ebr!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><i><b>T\u00eb dashur v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb shtrenjt\u00eb musliman\u00eb,<\/b><\/i><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">S\u00ebrish po e p\u00ebrs\u00ebris me t\u00eb madhe: Jetojeni Islamin tuaj me krenari, d\u00ebshmojeni kudo shpirtin e tij, me bindje dhe forc\u00eb karakteri, me nd\u00ebrgjegje t\u00eb past\u00ebr, me m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr krejt krijesat e Zotit, i Cili e d\u00ebrgoi t\u00eb fundin e profet\u00ebve t\u00eb Tij, \u201cm\u00ebshir\u00eb p\u00ebr mbar\u00eb bot\u00ebt\u201d!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ju, t\u00eb shtrenjt\u00eb v\u00ebllez\u00ebr musliman\u00eb, dhe ju motra t\u00eb nderuara, jeni m\u00ebshir\u00eb e dhuruar, jeni paqtim garant n\u00eb shoq\u00ebri, jeni mbrojt\u00ebs t\u00eb vlerave t\u00eb toleranc\u00ebs dhe d\u00ebbues me p\u00ebrbuzje t\u00eb cinizmit mesjetar, q\u00eb vret, djeg e dhunon me mask\u00ebn e pabesis\u00eb mbi fytyr\u00ebn katran!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shfaqeni kudo g\u00ebzimin e Fit\u00ebr Bajramit, ndajeni mir\u00ebsin\u00eb n\u00eb mes vete, d\u00ebbojeni shejtanin nga jeta dhe forcojeni lidhjen me All-llahun Fuqiplot\u00eb, q\u00eb na nxori nga err\u00ebsira e femohimit n\u00eb drit\u00ebn e Kur\u2019anit dhe t\u00eb Islamit, nga injoranca dhe primitivizmi, n\u00eb dije e kultur\u00eb, past\u00ebrti dhe ruajtje nderi, nga humbja pas thirrjeve mbyt\u00ebse, n\u00eb triumf e ngadh\u00ebnim, duke e bekuar jet\u00ebn ton\u00eb, tok\u00ebn ton\u00eb, historin\u00eb ton\u00eb, t\u00eb djeshmen, t\u00eb sotmen dhe t\u00eb ardhmen ton\u00eb, me k\u00ebt\u00eb Islam t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, q\u00eb th\u00ebrret me t\u00eb madhe: \u201cE t\u00ebr\u00eb krenaria i takon All-llahut, t\u00eb d\u00ebrguarit t\u00eb Tij dhe besimtar\u00ebve, por hipokrit\u00ebt k\u00ebt\u00eb nuk e din\u00eb.\u201d \u2013 ( Kur\u2019ani, El-Munafikune: 8)<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">All-llahu ju dasht\u00eb dhe ju begatoft\u00eb jet\u00ebn tuaj! Ju mbrojt\u00eb nga \u00e7do e keqe dhe paudh\u00ebsi! E begatoft\u00eb Shkodr\u00ebn ton\u00eb dhe e forcoft\u00eb Islamin n\u00eb zemrat e musliman\u00ebve t\u00eb saj! E begtoft\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb dhe na b\u00ebft\u00eb t\u00eb respektuesh\u00ebm ndaj hakut t\u00eb saj n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e gjith\u00ebsecilit prej nesh!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">All-llahu i Plotfuqish\u00ebm sjellt\u00eb paqe dhe bekime pa fund p\u00ebr mbar\u00eb musliman\u00ebt e bot\u00ebs, q\u00eb kalojn\u00eb sot, dit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, n\u00eb p\u00ebrballjen e tyre me terrorizmin, pushtimin barbar t\u00eb tokave t\u00eb tyre, zhvatjen e pasurive komb\u00ebtare, vrasjet masive, shp\u00ebrthimet deri n\u00eb vendet e shenjta, torturat dhe shkeljen e t\u00eb drejtave, tamam si n\u00eb err\u00ebsirat e barbarizmave t\u00eb mesjet\u00ebs s\u00eb err\u00ebt evropiane!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Bajrami yn\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb kur t\u00eb kthehemi si duhet tek feja e jon\u00eb, tek Kur\u2019ani yn\u00eb, tek krenaria legjitime islame, q\u00eb na b\u00ebn t\u00eb jetojm\u00eb me nder dhe dinjitet, kudo q\u00eb t\u00eb jemi, pa iu frik\u00ebsuar askujt, p\u00ebrve\u00e7 Zotit Nj\u00eb!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<b>G\u00ebzuar Fit\u00ebr Bajramin!<\/b><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><b>Imam Muhamed B. Sytari<\/b><br \/>\n<i>Myfti i Zon\u00ebs Shkod\u00ebr<\/i><br \/>\n<i>Shkod\u00ebr, m\u00eb 5 korrik 2016<\/i><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<div class=\"mh-excerpt\"><p>T\u00eb dashur e t\u00eb shtrenjt\u00eb v\u00ebllez\u00ebr dhe motra musliman\u00eb, Fal\u00ebnderimet e plota dhe madh\u00ebshtia absolute i takojn\u00eb vet\u00ebm All-llahut t\u00eb Madh\u00ebruar, Zotit t\u00eb t\u00eb Vet\u00ebm e t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb universit, galaktikave, detrave, maleve, njeriut dhe <a class=\"mh-excerpt-more\" href=\"https:\/\/muhamedsytari.net\/?p=370\" title=\"Dersi i Fit\u00ebr Bajramit 1437\/2016\">[&#8230;]<\/a><\/p>\n<\/div>","protected":false},"author":1,"featured_media":371,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-370","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-mesazhe"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/370","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=370"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/370\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":372,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/370\/revisions\/372"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/371"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=370"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=370"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=370"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}