{"id":3821,"date":"2026-06-16T12:44:55","date_gmt":"2026-06-16T12:44:55","guid":{"rendered":"https:\/\/muhamedsytari.net\/?p=3821"},"modified":"2026-06-22T12:48:10","modified_gmt":"2026-06-22T12:48:10","slug":"mesazh-me-rastin-e-fillimit-te-vitit-te-ri-1448-h","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/muhamedsytari.net\/?p=3821","title":{"rendered":"Mesazh me rastin e fillimit t\u00eb Vitit t\u00eb Ri 1448 h."},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Mesazh me rastin e fillimit t\u00eb Vitit t\u00eb Ri 1448 h.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>T\u00eb dashur besimtar\u00eb,<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kalendari i k\u00ebsaj dite, m\u00eb 16 qershor 2026, tregon 1 Muharrem 1448. Sot, zyrtarisht mbar\u00eb ymeti islam ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb vit t\u00eb ri. Pra, jemi thuajse n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb shekullit t\u00eb 15-t\u00eb pas emigrimit t\u00eb Pejgamberit ton\u00eb (salallahu alejhi ve selem), nga Meka e dashur dhe e shtrenjt\u00eb drejt Medin\u00ebs s\u00eb Ndri\u00e7uar me drit\u00ebn e Pejgamberit ton\u00eb (alejhis-salatu ves-selam).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sado q\u00eb ne t\u00eb flasim p\u00ebr ngjarjen e Hixhretit dhe stacionet e shumta t\u00eb tij, nuk jemi t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t&#8217;ia dh\u00ebn\u00eb hakun ashtu si\u00e7 duhet. Mir\u00ebpo, me rastin e k\u00ebsaj dite t\u00eb madhe, q\u00eb gjithsesi \u00ebsht\u00eb edhe fillimi i nj\u00eb <em>muaji t\u00eb ri t\u00eb shenjt\u00eb<\/em>, gjej mund\u00ebsin\u00eb t\u2019ju drejtohem me k\u00ebt\u00eb mesazh, ve\u00e7an\u00ebrisht, p\u00ebr rinin\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Mendoni p\u00ebr pak t\u00eb dashur dhe t\u00eb shtrenjt\u00eb, Pejgamberin ton\u00eb, m\u00eb t\u00eb mirin e krijesave t\u00eb Allahut, m\u00eb t\u00eb mirin e gjith\u00ebsis\u00eb, at\u00eb q\u00eb Allahu i Madh\u00ebruar e ka d\u00ebrguar p\u00ebr mbar\u00eb rac\u00ebn njer\u00ebzore dhe q\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij e gjen veten, pas shum\u00eb e shum\u00eb vitesh p\u00ebrkushtimi, p\u00ebrpjekjesh, angazhimi dit\u00eb-nat\u00eb p\u00ebr t&#8217;i m\u00ebsuar njer\u00ebzve rrug\u00ebn drejt dashnis\u00eb s\u00eb Allahut, p\u00ebr t&#8217;i treguar se err\u00ebsirat nuk jan\u00eb zgjidhje dhe se drita e Zotit, ajo \u00ebsht\u00eb alternativa q\u00eb e merr njeriun p\u00ebr t&#8217;u lart\u00ebsuar n\u00eb grad\u00ebn e t\u00eb jetuarit dhe t\u00eb d\u00ebshmuarit si m\u00ebk\u00ebmb\u00ebsi i Zotit n\u00eb tok\u00eb; rrethuar nga arroganca, mendjemadh\u00ebsia, injoranca dhe idhujtaria e nj\u00eb populli, q\u00eb tashm\u00eb kan\u00eb vendosur ta zhdukin nga faqja e dheut, ose ta vrasin, ose ta d\u00ebbojn\u00eb, ose ta syrgjynosin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit mos t\u00eb ken\u00eb m\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb prej Zot\u00ebris\u00eb s\u00eb tij!? Dhe, Allahu i Madh\u00ebruar q\u00eb e udh\u00ebzon p\u00ebr t\u2019u larguar nga Meka drejt Jethribit!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Mir\u00ebpo si t\u00eb largohet nga Meka, ai vend i shenjt\u00eb dhe ai vend i dashur, vendlindja e tij?! A ka m\u00eb t\u00eb dashur p\u00ebr njeriun sesa vendlindja e tij? A e keni v\u00ebn\u00eb re, sidomos ju t\u00eb dashur e t\u00eb shtrenjt\u00eb, q\u00eb jeni n\u00eb emigracion (dhe sa t\u00eb shumt\u00eb jeni) q\u00eb ju dhemb zemra, ju dhemb shpirti dit\u00eb-nat\u00eb p\u00ebr tok\u00ebn tuaj, p\u00ebr vendlindjen tuaj, p\u00ebr kujtimet e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, p\u00ebr pragun e der\u00ebs, p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn e bab\u00ebn! Ju, q\u00eb p\u00ebr shkaqe t\u00eb shumta t\u00eb ngjashme me ato q\u00eb e detyruan Pejgamberin (alejhis-salatu ves-selam) t\u00eb largohet nga vendlindja e tij, jeni detyruar t\u00eb largoheni nga vendlindja e juaj!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Disa prej jush keni d\u00ebgjuar nj\u00eb dit\u00eb se n\u00ebna ka nd\u00ebrruar jet\u00eb, e dikush ka d\u00ebgjuar q\u00eb baba ka nd\u00ebrruar jet\u00eb. E dikush e dikush.., dhe halleve e derteve t\u00eb jetes\u00ebs tuaj i shtohet edhe mungesa e m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00ebve&#8230; P\u00ebrfytyroni veten tuaj p\u00ebrpara k\u00ebsaj pasqyre t\u00eb madhe krahasimore dhe vendoseni veten tuaj n\u00eb pozit\u00ebn e besimtarit, durimtarit, sakrifikuesit dhe shihni me syt\u00eb e zemr\u00ebs, Pejgamberin (alejhis-salatu ves-selam), q\u00eb detyrohet t\u00eb largohet nga vendlindja e tij p\u00ebr nj\u00eb kauz\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00ebn e kauzave t\u00eb jet\u00ebs, p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, m\u00eb e shenjta, m\u00eb e plota, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn njeriu mund t\u00eb sakrifikoj\u00eb e t\u00eb p\u00ebrkushtohet duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb edhe momentin e dhimbsh\u00ebm t\u00eb largimit me sy t\u00eb p\u00ebrlotur nga vendlindja e tij e shtrenjt\u00eb dhe e dashur.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dhe, shihni Pejgamberin (alejhis-salatu ves-selam) n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb lodhsh\u00ebm, plot v\u00ebshtir\u00ebsi dhe sakrifica, teksa largohet drejt Medin\u00ebs s\u00eb Ndri\u00e7uar, dhe kuptoni, sidomos ju djem t\u00eb rinj dhe vajza t\u00eb reja, se jo gjithmon\u00eb, kur p\u00ebr nj\u00eb arsye a nj\u00eb tjet\u00ebr, ju e shihni veten tuaj t\u00eb rrethuar nga sfida dhe sprova q\u00eb gati-gati jua marrin frym\u00ebn, jua l\u00ebkundin besimin dhe vendosm\u00ebrin\u00eb tuaj! Mendoni se zgjidhja \u00ebsht\u00eb largimi?! Ku t\u00eb shkoni, me \u00e7far\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballeni?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb fakt zgjidhja \u00ebsht\u00eb n\u00eb b\u00ebrjen e Hixhretit brenda vendit, duke mos e l\u00ebshuar rr\u00ebnj\u00ebn, tok\u00ebn, tabanin dhe pragun e sht\u00ebpis\u00eb! Duke luftuar e duke u p\u00ebrpjekur me t\u00eb gjitha forcat e me t\u00eb drejt\u00ebn e Zotit mbi t\u00eb gjitha, me \u00e7do p\u00ebrpjekje q\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb larguar ty nga vendi jot e toka e jote; q\u00eb do t\u00eb t\u00eb marr\u00eb rinin\u00eb, q\u00eb do t\u00eb ta vras\u00eb rinin\u00eb, q\u00eb do t\u00eb ta vras\u00eb shpres\u00ebn e \u00ebndrr\u00ebn! T\u00eb p\u00ebrpiqemi, si\u00e7 Pejgamberi (a.s), p\u00ebr kauz\u00ebn e tij t\u00eb shenjt\u00eb; p\u00ebr jet\u00ebn t\u00ebnde, p\u00ebr rinin\u00eb, p\u00ebr tok\u00ebn, p\u00ebr \u00ebndrr\u00ebn, p\u00ebr alternativat p\u00ebr t\u00eb cilat ti do t\u00eb sakrifikosh, p\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb, si besimtar, si durimtar, si sakrifikues!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Mos l\u00ebshoni pe n\u00eb k\u00ebrkimin e t\u00eb drejtave, mos l\u00ebshoni pe n\u00eb p\u00ebrpjekjen e vazhdueshme p\u00ebr t\u00eb gjetur m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn, sepse asnj\u00ebher\u00eb nuk mbyllen dyert e shpres\u00ebs p\u00ebrtej p\u00ebrpjekjeve t\u00eb shumta t\u00eb shejtanit t\u00eb mallkuar p\u00ebr t&#8217;ia zizuar jet\u00ebn njeriut e besimtarit n\u00eb ve\u00e7anti.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebrher\u00eb ka shpres\u00eb! Sepse, kur e lidhim mendjen, zemr\u00ebn dhe shpirtin ton\u00eb me Krijuesin Fuqiplot\u00eb, krejt taborrat e shejtan\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs e t\u00eb historis\u00eb s\u00eb njer\u00ebzimit e t\u00eb historis\u00eb s\u00eb krejt gjith\u00ebsis\u00eb, po t\u00eb mblidhen, nuk mund t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb p\u00ebrpara besimtarit t\u00eb vendosur e t\u00eb dor\u00ebzuar para kaderit t\u00eb Allahut (aze ve xhel), si\u00e7 err\u00ebsirat nuk mund t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb para rrezes m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb diellit, teksa nis t\u00eb ndri\u00e7oj\u00eb \u00e7do gj\u00eb p\u00ebrreth n\u00eb realitetet e nj\u00eb vendi dhe t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>K\u00ebshtu, t\u00eb dashur dhe t\u00eb shtrenjt\u00eb,<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">T\u00eb \u00e7ojm\u00eb nd\u00ebrmend Pejgamberin (alejhis-salatu ves-selam), q\u00eb ishte njeri luftarak, luftarak i ndersh\u00ebm, q\u00eb p\u00ebrpiqej dhe luftonte p\u00ebr kauzat e drejta! Edhe ti, t\u00eb luftosh dhe t\u00eb p\u00ebrpiqesh p\u00ebr kauz\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jet\u00ebs t\u00ebnde, p\u00ebr besimin t\u00ebnd, p\u00ebr lirin\u00eb t\u00ebnde, p\u00ebr rizkun t\u00ebnd, p\u00ebr hallallin t\u00ebnd, p\u00ebr ta ruajtur ujin e fytyr\u00ebs, moralin, dertin e asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e shenjt\u00eb n\u00eb jet\u00eb; mos ta lejosh veten, q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kafshat\u00eb a nj\u00eb cop\u00eb buke, t\u00eb rr\u00ebshqas\u00eb n\u00eb rrjedhat e devijimit e t\u00eb shthurjes, sepse k\u00ebshtu do shoq\u00ebria, ose k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb realiteti!?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb fakt, shoq\u00ebria jemi un\u00eb dhe ti! E kur un\u00eb edhe ti lejojm\u00eb q\u00eb t\u00eb prishet ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me besim dhe drit\u00ebn e Zotit, patjet\u00ebr q\u00eb shoq\u00ebria do t\u00eb prishet dhe do t\u00eb njolloset nga gjurm\u00ebt e harameve q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb!? Zoti na ruajt\u00eb! E n\u00ebse un\u00eb dhe ti p\u00ebrpiqemi q\u00eb moralin e besimit, e drit\u00ebn e tij ta p\u00ebr\u00e7ojm\u00eb n\u00eb \u00e7do hap t\u00eb jet\u00ebs son\u00eb, sado e err\u00ebt q\u00eb t\u00eb jet\u00eb tabloja me t\u00eb cil\u00ebn ne p\u00ebrballemi, ajo do t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb hirt\u00ebsohet, do t\u00eb pastrohet e do t\u00eb ndri\u00e7oj\u00eb me drit\u00ebn e besimit q\u00eb un\u00eb dhe ti marrim n\u00eb zemrat tona!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dhe e p\u00ebrfytyroj p\u00ebr nj\u00eb moment Pejgamberin (alejhis-salatu ves-selam) q\u00eb mb\u00ebrrin n\u00eb Medin\u00eb, n\u00eb qytetin, q\u00eb nga ai moment merr emrin e famsh\u00ebm dhe shum\u00eb t\u00eb dashur p\u00ebr zemrat e gjithsecilit prej nesh, Medineja e Ndri\u00e7uar, <em>Qyteti i Ndri\u00e7uar<\/em>. Si t\u00eb mos jet\u00eb qyteti m\u00eb i ndri\u00e7uar i historis\u00eb s\u00eb rac\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzimit, p\u00ebrderisa n\u00eb t\u00eb ka shkelur, ka mb\u00ebrritur, ka jetuar, ka banuar dhe ka vendosur q\u00eb t\u00eb zhvilloj\u00eb aktivitetin e tij, madje dhe q\u00eb i lutet Allahut (aze ve xhel), q\u00eb dhe kur t&#8217;ia marr\u00eb shpirtin, t\u00eb vdes\u00eb n\u00eb Medin\u00eb, si t\u00eb mos jet\u00eb Qyteti m\u00eb i Ndri\u00e7uar?!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Mendoni p\u00ebr pak g\u00ebzimin e njer\u00ebzve q\u00eb thirrnin me t\u00eb madhe: \u201cTaleal-bedru alejna\u201d: <em>\u201cU shfaq h\u00ebna n\u00eb mesin ton\u00eb\u201d<\/em>. H\u00ebna! H\u00ebna e g\u00ebzimit, h\u00ebna e besimit, h\u00ebna e shpres\u00ebs, h\u00ebna e dashnis\u00eb, h\u00ebna, m\u00eb e bukura h\u00ebn\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shfaqur ndonj\u00ebher\u00eb mbi horizontet e jet\u00ebs!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrshpirtje e n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb k\u00ebsaj ngjarjeje t\u00eb madhe, le t\u00eb b\u00ebhemi gjithsecili prej nesh ensar\u00ebt e fes\u00eb s\u00eb Allahut (aze ve xhel). Le t\u00eb b\u00ebhemi mikprit\u00ebsit e fjal\u00ebs s\u00eb Allahut n\u00eb zemrat tona. Pash\u00eb para disa or\u00ebsh ceremonin\u00eb e nd\u00ebrrimit t\u00eb perdes, mbules\u00ebs s\u00eb Qabes s\u00eb Madhnueshme dhe po shikoja me v\u00ebmendje ceremonin\u00eb madh\u00ebshtore, q\u00eb na fton p\u00ebr t\u00eb ndjekur me v\u00ebmendje \u00e7do hap, dhe thash\u00eb me vete: subhanallah!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Qabja n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb guri. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb e nd\u00ebrtuar nga dora e njeriut. Edhe ajo mbules\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mbules\u00eb e prodhuar nga dora e njeriut. Po, mendoni p\u00ebr pak. A ka Qabe m\u00eb t\u00eb madhe sesa ti, sesa zemra e jote? A ka Qabe dhe pik\u00eb referimi p\u00ebr jet\u00ebn mbar\u00eb, sesa zemra e jote, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Allahu i Madh\u00ebruar ka vendosur t\u00eb shoh\u00eb me drit\u00ebn e Tij dhe me m\u00ebshir\u00ebn e Tij p\u00ebr ta ndri\u00e7uar at\u00eb zem\u00ebr! Kujdes, ajo zem\u00ebr e ka nj\u00eb p\u00eblhur\u00eb, q\u00eb e mbulon dhe q\u00eb ka nevoj\u00eb t\u00eb nd\u00ebrrohet her\u00eb pas here! E nd\u00ebrrimi m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb i b\u00ebjm\u00eb p\u00eblhur\u00ebs s\u00eb zemrave tona plot besim, \u00ebsht\u00eb istigfari, dhikri i Allahut t\u00eb Madh\u00ebruar!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Po nd\u00ebrrohej mbulesa e Qabes dhe thash\u00eb subhanallah, sa mir\u00eb do t\u00eb ishte q\u00eb gjithsecili prej nesh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike t&#8217;ia nd\u00ebrronim mbules\u00ebn zemr\u00ebs se mos, nga prekjet e shumta t\u00eb duarve, t\u00eb aktivitetit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm, ka marr\u00eb mikrobe, e ka nevoj\u00eb p\u00ebr t&#8217;u shkundur e pastruar, p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb huzur t\u00eb pastrimit, t\u00eb cilin Allahu i Madh\u00ebruar e do e, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, do edhe ata q\u00eb pastrohen, njer\u00ebzit e past\u00ebr!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ejani t\u00eb dashur t\u00eb shtrenjt\u00eb, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb revolucion t\u00eb madh n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ndryshuar nga realiteti ku jemi, n\u00eb m\u00eb shum\u00eb, m\u00eb mir\u00eb e m\u00eb af\u00ebr Zotit, m\u00eb af\u00ebr besimit, m\u00eb af\u00ebr vlerave e moralit, m\u00eb t\u00eb lidhur n\u00eb familjet tona, p\u00ebr t\u00eb ruajtur tabanin ton\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ruajtur vlerat tona e p\u00ebr t&#8217;u lart\u00ebsuar n\u00ebp\u00ebrmjet besimit ton\u00eb drejt asaj p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Allahu i Madh\u00ebruar \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqur me ne.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Me zem\u00ebr t\u00eb mir\u00eb fillimin e vitit t\u00eb ri 1448!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Imam Muhamed B. Sytari<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>Myfti i Zon\u00ebs Shkod\u00ebr<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>Shkod\u00ebr, m\u00eb 16 qershor 2026<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<div class=\"mh-excerpt\"><p>Mesazh me rastin e fillimit t\u00eb Vitit t\u00eb Ri 1448 h. T\u00eb dashur besimtar\u00eb, Kalendari i k\u00ebsaj dite, m\u00eb 16 qershor 2026, tregon 1 Muharrem 1448. Sot, zyrtarisht mbar\u00eb ymeti islam ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb <a class=\"mh-excerpt-more\" href=\"https:\/\/muhamedsytari.net\/?p=3821\" title=\"Mesazh me rastin e fillimit t\u00eb Vitit t\u00eb Ri 1448 h.\">[&#8230;]<\/a><\/p>\n<\/div>","protected":false},"author":1,"featured_media":3822,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-3821","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-mesazhe"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3821","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=3821"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3821\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":3823,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/3821\/revisions\/3823"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/3822"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=3821"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=3821"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=3821"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}