{"id":412,"date":"2016-07-15T16:51:16","date_gmt":"2016-07-15T16:51:16","guid":{"rendered":"http:\/\/muhamedsytari.net\/?p=412"},"modified":"2016-07-15T20:03:31","modified_gmt":"2016-07-15T20:03:31","slug":"ju-mendoni-se-ka-puthur-doren-time-ai-ka-puthur-doren-e-islamit-te-vertete","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/muhamedsytari.net\/?p=412","title":{"rendered":"&#8220;Ai ka puthur dor\u00ebn e Islamit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb!\u201d"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">Shpesh, ne musliman\u00ebt i kalojm\u00eb adhurimet tona pa menduar n\u00eb shpirtin e tyre, n\u00eb impulset q\u00eb aktivizojn\u00eb n\u00eb brend\u00ebsin\u00eb e nefsit ton\u00eb, n\u00eb transformimin q\u00eb na shkaktojn\u00eb, po dit\u00ebm t\u00eb sillemi si duhet me ta.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shpesh, ne musliman\u00ebt e kemi d\u00ebshmuar veten se adhurimet i kemi kthyer n\u00eb shfaqje folklorike, pa shpirt, pa edukat\u00eb, pa etik\u00eb, pa meditim e pa rezultat. Nj\u00ebsoj, si rasti i atij personit, q\u00eb Resulull-llahu (a.s) i tha: &#8220;P\u00ebrs\u00ebrite namazin, se ti nuk je falur&#8221;, ose hadithi kudsi: &#8220;Jo kushdo q\u00eb falet, falet&#8230;&#8221;, ose rasti i personit q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e gjykimit do t&#8217;i shum\u00ebzohen me zero adhurimet e tij, sepse &#8220;ka shar\u00eb at\u00eb e ka goditur k\u00ebt\u00eb&#8221;, ose hadithi i udh\u00ebtarit t\u00eb pluhurosur, me flok\u00eb t\u00eb shpupurishura, q\u00eb lutet e lutet, por pa p\u00ebrgjigje, sepse: &#8220;ushqimi i tij \u00ebsht\u00eb haram, veshja e tij \u00ebsht\u00eb haram, p\u00ebrher\u00eb \u00ebsht\u00eb ushqyer me haram&#8230;&#8221; dhe Resulull-llahu (a.s) q\u00eb thot\u00eb: &#8220;E si t\u00eb p\u00ebrgjigjet atij?!&#8221;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shpesh p\u00ebrballemi me t\u00eb rinj, q\u00eb sapo kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb xhami. Imam\u00ebt nuk ua m\u00ebsojn\u00eb namazin. Imam\u00ebt nuk ua m\u00ebsojn\u00eb edukat\u00ebn dhe etik\u00ebn e xhamis\u00eb. Imam\u00ebt nuk ulen me ta. At\u00ebher\u00eb, pun\u00ebn e imamit do ta b\u00ebj\u00eb bi\u00e7iklisti, zdrukthatari, shit\u00ebsi i qebab\u00ebve, bujku, traktoristi, ai q\u00eb sillet t\u00ebr\u00eb dit\u00ebn rrug\u00ebve, pa bereqet, kasapi, pastruesi i makinave me brek\u00eb t\u00eb shkurtra mbi kup\u00ebn e gjurit, q\u00eb b\u00ebrtet me t\u00eb madhe: \u201charam, bidat, shirk, dalalet!\u201d..?! Imam\u00ebt nuk ua m\u00ebsojn\u00eb se si b\u00ebhet dhik\u00ebr, si lexohet Kur&#8217;ani, si ulet n\u00eb lutje, si komunikohet me bashk\u00ebsin\u00eb e atyre q\u00eb falen nj\u00ebsoj si ai n\u00eb xhami&#8230;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">K\u00ebsisoj, d\u00ebgjojn\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb andej e nj\u00eb tjet\u00ebr k\u00ebtej. M\u00eb shpejt dalin se hyjn\u00eb. Hyjn\u00eb n\u00eb xhami me veshje t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, komunikojn\u00eb jasht\u00eb etik\u00ebs s\u00eb vendit. Nuk respektojn\u00eb synetet e hyrjes e daljes n\u00eb xhami. Nuk praktikojn\u00eb dhikret e pas namazit me xhemat, sepse dikush u ka p\u00ebshp\u00ebritur se \u00ebsht\u00eb &#8220;bidat&#8221;, i famshmi Bidat..!? Mbajn\u00eb ligj\u00ebrime fetare n\u00ebp\u00ebr kafene, shkruajn\u00eb statuse me sens revolucionar, duke qar\u00eb hallet e musliman\u00ebve nga iksi e ypsiloni, nga Myftiu e nga institucionet fetare, qajn\u00eb hallet e vak\u00ebfeve, sidomos, kur ndonj\u00eb nga t\u00eb njohurit a t\u00eb af\u00ebrmit \u00ebsht\u00eb n\u00eb konflikt me institucionin, pasi ka z\u00ebn\u00eb e ka grabitur nj\u00eb llokme k\u00ebtu e nj\u00eb tjet\u00ebr atje, me logjik\u00ebn se \u201cvak\u00ebfet jan\u00eb t\u00eb krejt musliman\u00ebve\u201d!?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Folklor! Folklor pa shpirt! Folklor q\u00eb nuk nd\u00ebrton, folklor q\u00eb mban parazit\u00eb gjall\u00eb, q\u00eb ushqen mikrobe dhe u krijon hap\u00ebsira vegjetimi, duke kthyer oazet e pushimit n\u00eb mo\u00e7alishte infektuese!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Para ca muajsh, isha n\u00eb umre, bashk\u00eb me bab\u00ebn tim. Ishte e xhuma, tamam si sot. Ishim shum\u00eb t\u00eb lodhur nga udh\u00ebtimi i gjat\u00eb. Kishim z\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend, p\u00ebrball\u00eb Qabes s\u00eb Madhnueshme. Po prisnim ezanin e mesdit\u00ebs. Papritur, babai im largon me dor\u00eb insekt q\u00eb po sillej diku n\u00eb af\u00ebrsi me ne. Duke qen\u00eb t\u00eb veshur me ihram, (ku e bardha dominon edhe n\u00eb komunikim me \u00e7do gj\u00eb, p\u00ebrfshi insektet), nga frika se mos baba im e kishte mbytur i sektin e vog\u00ebl, \u201cu hodha\u201d n\u00eb mbrojtje t\u00eb krijes\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl. \u201cMos, se e mbyte!\u201d, kujtoj se reagova me z\u00eb t\u00eb sikletosur. Im at\u00eb, duke buz\u00ebqeshur, por edhe ai n\u00eb siklet, ma ktheu: \u201cNuk e mbyta, jo, e largova. \u00cbsht\u00eb gjall\u00eb!\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb fakt, kjo ndjesi ngjan me at\u00eb, kur jemi agj\u00ebruesh\u00ebm dhe dikush nga hutimi ngre nj\u00eb got\u00eb me uj\u00eb. Nga sikleti se mos prish agj\u00ebrimin, ne reagojm\u00eb\u2026 N\u00eb fakt, adhurimet dhe ndjesia e ruajtjes nga haramet, do t\u00eb na kishin shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb dobi, sikur t\u00eb mos ishim kaq sip\u00ebrfaq\u00ebsor, sa ne, realisht jemi n\u00eb trajtimin e argumenteve t\u00eb fes\u00eb son\u00eb! Do t\u00eb na kishte m\u00eb bereqet Islami, sikur mos ta ngushtonim, si\u00e7 realisht kemi b\u00ebr\u00eb dhe b\u00ebjm\u00eb \u00e7do dit\u00eb. Do na kishte m\u00eb bereqet Thirrja Islame, po t\u00eb mos ishim kaq folklorik n\u00eb trajtimin e argumenteve t\u00eb fes\u00eb, sa \u00e7\u2019jemi.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb kosovar thot\u00eb se intelektuali nuk mund t\u00eb jet\u00eb musliman. Po ku di gj\u00eb ai se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb Islami, xhan\u00ebm!? Nj\u00eb tjet\u00ebr tek ne, e ka kapur pisk me futbollist\u00ebt q\u00eb agj\u00ebrojn\u00eb. Po rrini, mor aman n\u00eb pun\u00ebn tuaj, mos futni hund\u00ebt, ku nuk duhet!? Nj\u00eb bi\u00e7im analisteje, gati e zhveshur i qan hallin burrave arab\u00eb, q\u00eb nuk i paskan dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebn, si dhe at\u00eb t\u00eb grave t\u00eb mbuluara me t\u00eb zeza. E sa e sa deklarata e emisione, shkrime e analiza, duke futur hund\u00ebt n\u00eb pun\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat as jan\u00eb kompetent\u00eb, as dijn\u00eb, as kuptojn\u00eb, thjesht\u00eb kryejn\u00eb nj\u00eb mision!?<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por, ata e kan\u00eb edhe nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb sip\u00ebrfaq\u00ebsore, ju mungon shembulli i duhur i Islamit, para t\u00eb cilit, pasha All-llahun, ata dhe kushdo n\u00eb bot\u00eb q\u00ebndron me respekt dhe nderim. Shejkh Ahmed Keftaro, thoshte shpesh, se n\u00eb nj\u00eb prej takimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, diku n\u00eb Evrop\u00eb, nj\u00eb kardinal ishte ngritur tre her\u00eb nga vendi dhe i kishte puthur dor\u00ebn Kryemyftiut sirian. (K\u00ebt\u00eb fakt, p\u00ebrve\u00e7se e kam d\u00ebgjuar nga vet\u00eb Hoxha, na e ka konfirmuar edhe Shejkh Beshir El-Bani, si d\u00ebshmitar prezent, gjat\u00eb nj\u00eb leksioni n\u00eb fakultet). Por, Hoxha, rahmet past\u00eb, kur e tregonte k\u00ebt\u00eb detaj, thoshte: \u201cJu mendoni se ka puthur dor\u00ebn time? Jo, aspak. Ai ka puthur dor\u00ebn e Islamit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, t\u00eb cilin, n\u00ebse e prezantojm\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb, me vepra e sjellje, me moral e me edukat\u00eb, me dije e ecje p\u00ebrpara n\u00eb dije e njohuri, vallahi, nuk ngelet njeri pa e respektuar e pranuar, si dhurat\u00ebn m\u00eb t\u00eb \u00e7muar n\u00eb jet\u00eb!\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">K\u00ebt\u00eb dua t\u00eb ndaj sot me ju, teksa ju ftoj ta rishikojm\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien ton\u00eb me vet\u00eb fen\u00eb ton\u00eb, me m\u00ebnyr\u00ebn se si e lexojm\u00eb dhe se si e praktikojm\u00eb Islamin. Islami nuk \u00ebsht\u00eb f\u00e9 e pamjeve t\u00eb jashtme, e detajeve pa vler\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb f\u00e9 e folklorizmave, e emocioneve t\u00eb stisura! Islami \u00ebsht\u00eb udh\u00ebzim hyjnor, q\u00eb ta paqton zemr\u00ebn me Zotin, me veten t\u00ebnde dhe me tjetrin dhe t\u00eb drejton p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb individ nd\u00ebrtues n\u00eb shoq\u00ebri, intelektual me plot kuptimin e fjal\u00ebs, jo varfanjak analfabet, jo mendjengusht\u00eb e zem\u00ebrkeq, jo parazit q\u00eb vegjeton mbi kurrizin e t\u00eb tjer\u00ebve, jo anarkik, q\u00eb ka probleme me veten e me k\u00ebdo nga krijesat e Zotit!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Islami \u00ebsht\u00eb besim, q\u00eb nuk ngrihet as nga d\u00ebshirat eas nga zbukurimet, por, udh\u00ebzim q\u00eb mbulon zemr\u00ebn me but\u00ebsi dhe vepra konkrete, q\u00eb rrezatojn\u00eb paqe e mir\u00ebsi!<\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><b>Imam Muhamed B. Sytari<\/b><br \/>\n<i>Myfti i Zon\u00ebs Shkod\u00ebr<\/i><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><i>(Dersi i xhumas\u00eb, m\u00eb 15 korrik 2016, n\u00eb xhamin\u00eb e Parruc\u00ebs) <\/i><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<div class=\"mh-excerpt\"><p>Shpesh, ne musliman\u00ebt i kalojm\u00eb adhurimet tona pa menduar n\u00eb shpirtin e tyre, n\u00eb impulset q\u00eb aktivizojn\u00eb n\u00eb brend\u00ebsin\u00eb e nefsit ton\u00eb, n\u00eb transformimin q\u00eb na shkaktojn\u00eb, po dit\u00ebm t\u00eb sillemi si duhet me ta. <a class=\"mh-excerpt-more\" href=\"https:\/\/muhamedsytari.net\/?p=412\" title=\"&#8220;Ai ka puthur dor\u00ebn e Islamit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb!\u201d\">[&#8230;]<\/a><\/p>\n<\/div>","protected":false},"author":1,"featured_media":415,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-412","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/412","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=412"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/412\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":417,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/412\/revisions\/417"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/415"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=412"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=412"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/muhamedsytari.net\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=412"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}