Më tërhoqi vëmendjen sot, një foto, prej atyre që vlejnë sa një mijë fjalë.
Në imazh, ku shfaqet Shejkh Jusuf El-Karadavi, (President i Unionit Botëror të Dijetarëve të Muslimanëve), në karrigen e tij lëvizëse, teksa është ndalur në një nga pavionet e Panairit Ndërkombëtar të Librit, sot në Doha të Katarit.
Shejkhul-Islami i kohës i ka kaluar të 90-at, megjithatë mbetet personifikim i fjalës së urtë: “Kërkojeni diturinë nga djepi deri në varr!”… Pamja e tij flet sa një mijë predke mbi kërkimin e dijes dhe lartësimin në jetë nëpërmjet rrugëve të edukimit…
Kjo mund të jetë fotoja e vitit për krejt kërkuesit e dijes, për studentët, intelektualët dhe krejt ata që realisht duan të çlirohen nga zinxhirët e skllavërisë bashkëkohore, përhapjes në masë të së keqes dhe injorancës në dominim.
Zjarri i xhahilijetit, nisi të shuhej në momentin, kur horizontet e botës sonë i ndriçoi rrezja e pashuar e thirrjes: “LEXO me emrin e Zotit tënd…”
Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 3 dhjetor 2016