Fjala…

Lexova sonte, dy urtësi të vlefshme arabe, që kam dëshirë t’i ndaj me ju:

1. “Një i urtë paska thënë: Kam njohur ca njerëz, që nuk kishin të meta. U morën me njerëzit dhe folën për ta; Zoti i veshi me të meta!

Kam njohur edhe ca njerëz plot të meta, që ia privuan vetes angazhimin me punët e të tjerëve; Zoti ua mbuloi të metat e tyre!”

2. “Fjalën, provoje fillimisht mbi veten tënde, përpara se ta ekspozosh para njerëzve, sepse, edhe po kërkove ndjesë, fjala lë gjurmë!”

Përktheu nga arabishtja dhe përshtati në shqip:
Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 20 dhjetor 2016