Doli në qarkullim botimi i dytë i librit me titull: “Ve alejkes-Selam”

Elhamdulilah, doli në qarkullim botimi i dytë i librit me titull: “Ve alejkes-Selam”, botim i Shtëpisë botuese ASR, Tetovë.

Ky botim ka shtesa dhe përmirësime, që besoj se do të sjellin dobi për lexuesin e nderuar. Njëkohësisht, shpresoj që botimi i tij të shihet edhe si simbolikë e kthimit me vëmendje nga leximi dhe shfrytëzimi i kohës së lirë me lexime të dobishme, duke e bërë Librin pjesë të programit tonë ditor, bashkëbisedimin me autorin qëllim drejt lartësimit në botën e dijes, urtisë dhe vlerave, nënvizimin dhe shënimet mënyrë e natyrshme drejt lirisë së mendimit, kritikës ndërtuese dhe këmbimit të këndvështrimeve drejt më të mirës.

Falënderoj përzemërsisht botuesin, ekipin e realizimit teknik dhe lutem për të gjithë, Allahu ia shpërbleftë dhe e pranoftë!

Këtë botim, ia kushtoj shpirtit të Haxhi Babës tim të shtrenjtë, Haxhi Bardhyl Sytari, që do të gëzohej pa masë, si për krejt botimet e mëparshme dhe, do kishte kopjen e parë të librit, shoqëruar me dritën e razillekut në sytë e tij, rahmet pastë!

Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, 30 dhjetor 2020