Kujtimet e Haxhit, dritë malli, që zemrës i jep jetë!

📗 Libri “Kujtime nga Haxhi – (rrugëtimi i vitit 2018)”, i të nderuarit Haxhi Qemal Rushiti, është pa dyshim një kontribut i vyer në dëshmimin e emocioneve të një udhëtimi të papërshkrueshëm, kujtimeve të së cilit, sa herë i qasemi na mbushin me dritë malli dhe mirësi bekimesh të pashembullta!

🌿 Duhet falënderuar autori për këtë kontribut të vyer, që zë një vend të veçantë në literaturën islame në gjuhën shqipe, për shkak të gjurmëve që lë në memorien njerëzore udhëtimi i mrekullueshëm i Haxhit!

🖋 Autori ka përzgjedhur një stil të veçantë në regjistrimin e kujtimeve të tij, duke ndërthurrur shënimet personale me fotografitë e shoqëruara me diçiturat e natyrshme dhe të ndjera…

📔 Libri është i mbushur me stacione kujtimesh, emra të shumtë peraonazhesh të nderuar, që e zbukurojnë atë me praninë e tyre të natyrshme, si dhe fotografitë e bukura e krejt spontane, që veç se e pasurojnë këtë shprehje të mrekullueshme të ndjesive të Haxhit dhe vizitës së Pejgamberit (a.s).

✳ Janë stacione malli e besimi, që jemi të ftuar t’i lexojmë, për të ndjerë sinqeritetin e autorit, që i thotë gjërat ashtu siç i ndjen, ashtu siç i dëshmon, ashtu siç i prek, në një çaat mrekullie në jetën e tij!

📄 Imam Muhamed Bardhyl Sytari
(Nga fjala e mbajtur në promovimin e librit: “Kujtime nga Haxhi – (rrugëtimi i vitit 2018)”, i të nderuarit Haxhi Qemal Rushiti, ditën e xhuma, më 12 mars 2021, në xhaminë e Orashës, Maqedonia e Veriut)