Një mik i shtrenjtë, që zemrën gëzon!

Mbrëmjen e së shtunës, më 18 dhjetor 2021, më begatoi me vizitën e tij, ing. Nurudin V. Gavoçi, djali i madh i Hoxhës tim, H. Vehbi S. Gavoçi, rahmet pastë.

Prania e tij më solli erën e Hoxhës, butësinë e tij, djegien e zemrës për këtë fé, dashninë pa kushte për Shkodrën, për të cilën shkruante dhe dëshmonte me të madhe: “Mburrem që jam shkodran!”, vullnetin për t’i shërbyer kërkuesve të dijes, heshtjen e urtë, fjalën e matur e plot ëmbëlsi, përballjen plot dinjitet me bidatet e reja të taborrave të jomedhhebizmit dhe përçarjes, mbrojtjen me krenari të trashëgimisë shekullore të dijetarëve të ymetit e, në veçanti, imamit të imamëve të fikhut islam, Ebu Hanife Numanit (Allahu qoftë i kënaqur prej tij)!

U ndriçua shtëpia, u gëzuan familjarët, m’u mbush zemra plot me dritë malli e nur dashnie të palëkundur për zotninë tim, me të cilin, Allahu më takoi, për të më nxjerrë nga realitetet e një bote pa ngjyrë e dritë, drejt hapësirave pafund të dritësisë së dijes e përkushtimit, ngjyrimit islam e bardhësisë së dorëzimit para duarve të Mjeshtrave të mëdhenj botëror të Thirrjes Islame të këtij shekulli!

Imam Muhamed Bardhyl Sytari
Shkodër, më 18 dhjetor 2021