Udhëto sa të duash, zbulo po aq, përtej kësaj dhe asaj, kjo jetë shkon më shpejt sesa më i shkurtri udhëtim! Prandaj, kujdes valixhen! Kontrolli në pikën e mbërritjes, në finishin e udhëtimit të jetës, është më i imët se vetë imtësia, më i thellë se çdo thellësi, më i saktë se çdo përllogaritje njerëzore!
Kështu që, udhëto sa të duash dhe merr me vete ça të duash..! Ti dhe valixhja jote!
Imam Muhamed B. Sytari
Diku aty, në një pjesë udhëtimi, 19/8/2024