
Largohem.., për t’u afruar pambarimisht në heshtje..!
Largohem me fytyrën drejt teje, si gjyshi im që qante me tespihët në dorë, duke ra salavate pa numër…
Vij me fytyrën drejt Varrit, ku ka jetë e dritë, sa për krejt universin…
Të drejtohem me zemër të mbushur, nga Mirësia e çastit përballë me Dritaren e bekuar të Selamit pa terxhumanë…
Largohem me fytyrën drejt teje, në qetësinë e mendimeve që flakërojnë, si pishtar ndriçues, bri Mekamit të Dashnisë Tande!
Largohem.., për t’u afruar pambarimisht në heshtje..!
Imam Muhamed B. Sytari
Diku në horizontet e ndezura me dritë salavati, 20/3/2025