Sepse, besimtari në All-llah është FISNIK!

“Besimtari ndjen përherë qetësi, aq sa nuk e di askush, pos All-llahut! Sepse, ai nuk i ka bërë keq njeriu, as është bërë shkak në dhimbjen e dikujt a frikësimin e tij. Ai nuk është bërë shkak për zhvatjen e dikujt, as ka qenë shkak i tmerrimit të zemrës së dikujt tjetër në jetë!

Ai nuk e ndërton lavdinë e tij mbi rrënojat e të tjerëve, as pasurinë e tij mbi varfërinë e të tjerëve! Përkundrazi, ai është bamirës në çdo vepër!

All-llahu i Madhëruar e mbron atë! Prej emrave të Tij të bukur është edhe Mbrojtësi! Shumë e mbron! Ndodhi pa fund e përforcojnë këtë dëshmi… Ndonjëherë, për pak centimetra a milimetra, minuta a sekonda, bëjnë diferencën në përballjen e tij me rrezikun! Prandaj, meditoni pak, o ju që keni mend!”

Këto fjalë të urta të thirrësit të shquar islam damasken, Dr. Ratib Nabulsi, mendoj se duhet të jenë përgjigje dinjitoze për çdo të ç’ekuilibruar mendor, tinzar në shpirt, mashtrues në thelb, që ju cyt herë pas here, teksa ju thotë: “duhet akoma më shumë”, kur bëhet fjalë për distancimin e besimtarëve muslimanë nga e keqja, në krejt format e saj!

Sepse, besimtari në All-llah është FISNIK!

Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 6 gusht 2016