Minare të gurta, tinguj ezanesh që mbulojnë horizontet me paqtim,
Çinare shekullore, që fshehin në brendësi sekrete e një mijë dëshmi,
Tyrbe sulltanësh, kalorës, çlirimtarë,
Sokak i shtruar me gurë, latuar në duar arnautësh-mjeshtra…
Gjethe vjeshte mbuluar me dëborë dimri,
Shatërvan plot ujë abdesi, në zemër të Ulu-xhamisë,
Mbulesë Qabeje, sa një dëshmi e përbotshme triumfesh plot lavdi,
Njëzet kupola, sa njëzet xhami në zemër të një Mihrabi…
Gjurmë shekujsh osmanë, veshur me hirka shumëngjyrëshe muhibësh,
Mevlana, gdhendur në zemra shehlerësh piranë,
Semá, si valle yjesh në galaktika dashnie,
“Dost!..”-, thirrje burrash, veshur me rroba përulësie…
Imam Muhamed B. Sytari
Bursa, më 17 dhjetor 2016