“Ndoshta, Zoti i ka krijuar të punojnë për të tjerët!?”

E pyetën një të urtë se si qëndron puna e disave, që edhe pse janë fetarë dhe frekuentues të vendadhurimeve, porse përgojojnë të tjerët?!

I urti tha: “Ndoshta, Zoti i ka krijuar të punojnë për të tjerët!?”

E frikshme është kjo dëshmi! Dmth, falesh (a bën se falesh), lexon Kur’an (a duket se e lexon), bën dhikër e bamirësi, bën e bën.., por në të njëjtën kohë, ke harruar t’i vësh fre gjuhës..!?

Dhe, kur e mendon duket paradoksale, por ja që Resulull-llahu (a.s), kur Muadhi e pyeti për ajkën e Islamit, ai foli e foli dhe, për fund u ndal tek zotërimi i gjuhës… “A nuk do të ndëshkohen njerëzit në ditën e gjykimit, veçse si rezultat i prodhimit të gjuhëve të tyre!?”

Zot na ruaj!

Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, më 2 prill 2017