
Qetësi veshur me ihram kujtimesh, në një moment mbushur me frymëzim kohërash përballë pasqyrës së Besëlidhjes…
Qetësi veshur me heshtje melankolike, mbështetur mbi pragun e së shkuarës, me dritë aveniri zbukuruar, si diell që pret agun e një dite të re që zgjat si natë miraxhi…
Qetësi veshur me bindje se, e sotmja me hijet e saj nuk e prish dot parashikimin e së nesërmes, ku Drita dhe hijet, s’do mend do të përballen, në fushëbetejën e memories së lavdisë së Premtimit…
Qetësi veshur me pelerinë qiejsh, si atë natë, kur të gjithë u falën pas Teje, Zotëria im, në tokë të shenjtë të Teuhidit shekullor…
Qetësi veshur me lutje zemërimesh nga thellësi shpirtrash të shtypurish, që Drejtësi presin vetëm nga lartësitë e kadereve të krejt tanësisë…
Qetësi Shpalljesh hyjnore…
Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, 25 korrik 2017