
Zemër e shpirt dorëzuar para Dritës, me të cilën u dërgove, o Ma i Miri i tanësisë…
Të tjerat, shkojnë e vijnë. Ato që na shqetësojnë, si të papritura e shfrime nga bota e injorancës, janë thjeshtë cytje nga i mallkuari, për të na marrë vëmendjen në rrugëtimin tonë për të ftuar gjithësinë në këtë fé të pastërtisë!
Ne jemi më të mëdhenj sesa të provokohemi nga mjeranë mesjetarë, që nuk e duan paqen tonë, as dijen, as dritën, as drejtësinë, as tolerancën, që janë tipare të civilizimit tonë shekullor.
Sabër, nuk ndrrojmë dot për ca xhahilë monotonë, as për ca që s’i njihnim mirë, por që u zhveshën lakuriq në dritë të diellit..!
Mjerë për ta! Lum për ne!
Imam Muhamed B. Sytari
Medineja e Ndriçuar, 8 shtator 2017