Haxhi bëhesh pasi të kthehesh nga Meka!

Haxhi bëhesh duke kontrolluar namazin e përditshëm, gjuhën dhe çfarë del prej saj, sjelljen me mjedisin përreth, mendimet dhe pastërtinë e tyre, zemërimin dhe ekuilibrin intelektual, marrëdhëniet në familje, ato në shoqëri, frenimin e fodullëkut dhe ruajtjen për të mos rënë në grackat e injorancës dhe tendencave përçarëse!

Haxhi bëhesh duke ruajtur besën e Dy vendeve të shenjta; në sytë e tu, në veshët e tu, në gjymtyrët e tua dhe, mbi të gjitha në gjuhën tënde!

Haxhije bëhesh duke ruajtur moralin tënd, me të cilin veçohesh mbi të tjerët, hixhabin e përkushtimit ndaj fesë tënde, mirësjelljen ndaj burrit dhe fëmijëve të tu, vullnetin e vazhdimësisë së xhihadit me nefsin dhe cytjet e të mallkuarit në jetë!

Me zemër të mirë Haxhin krejt haxhilerëve!

Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, 1 Muharrem 1439